QEVERSJA E ALBIN KURTIT DO TË MBAHET MEND PËR…!

05
Sep
2025
Shkruan: Asllan Zenuni

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

1. Ndalimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.

2. Ndalimin e Referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

3. Thyerjen dhe heqjen e barrikadave serbe nëpër rrugët e veriut të Kosovës.

4. Ndalimin e qarkullimit të automjeteve me targa ilegale serbe si PR, KM, PE, PZ, UR, GL dhe DJ.

5. Ndalimin e punës së bankave komerciale serbe që operonin pa licencë në Kosovë.

6. Ndalimin e përdorimit të dinarit serb si monedhë për pagesa.

7. Ndalimin e operimit pa licencë të postave serbe në Kosovë.

8. Mbylljen e 14 laboratorëve të drogës 6 prej të cilave operonin në veri të Kosovës.

9. Mbylljen e lojërave me kriptovaluta, të cilat shpenzonin energji elektrike nga 100.000 €uro në muaj e të cilat paguheshin me taksat e qytetarëve (njëra prej të cilave ishte e kryetarit aktual të PDK-së).

10. Mbyllja e shumë rrugëve ilegale në veriun e Kosovës, ku kriminelët ekonomikë serbë e shqiptarë (shumë prej tyre pushtetarë shqiptarë) të cilët kontrabandonin mallra serbe pa i paguar asnjë taksë shtetit.

11. Mbylljen e komunave dhe shkapërderdhjen e strukturave paralele serbe që operonin në Kosovë duke shfrytëzuar mbylljen e syve nga qeveritë e përbashkëta të PDK-së, LDK-së, AAK-së, NISM-ës, AKR-së dhe Listës serbe.

12. Heqjen e Kosovës nga Sistemi energjetik i Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe futjen e saj në sistemin energjetik me Shqipërinë.

13. Detyrimin e serbëve të veriut të Kosovës të paguajnë energjinë e shpenzuar elektrike (e cila për 20 vjet ishte paguar nga buxheti i Kosovës me Vendime të qeverive paraardhëse).

14. Ndjekjen, vrasjen dhe burgosjen e kriminelëve serbë të cilët me 24 Shtator, 2023 në Banjë provuan të nxisin një konflikt të gjerë për të aneksuar 17% të territorit të Kosovës.

15. Konfiskoi armatimin në vlerë prej 5 milon €urosh e prodhuar në Serbi, të grumbulluar në Banjë për të mobilizuar një numër të konsiderueshëm terroristësh për të realizuar qëllimin aneksues.

16. Në aspektin ekonomik realizoi rritje dyshifrore të bruto-produktit vendor.

17. E rriti buxhetin e shtetit për 1 miliard €uro.

18. Ndau 300 milon €uro, i ndihmi me para (subvencione) për bujqësinë dhe i furnizoi shumë fermerë individualë me mjete të punës dhe kopshte serash me sisteme pikë-pikë të ujitjes.

19. Ndau shtesat për 400 mijë fëmijë të Kosovës.

20. Ndau buxhet gjashtëmujor për 70 mijë lehona kosovare.

21. Rriti buxhetin për të hendikepuarit.

22. Herë pas herë, ndihmoi pensionistët.

23. Ndihmoi (subvencionoi) shpenzimet për energjinë elektrike për një numër të madh të familjeve.

24. Ndihmoi (subvencionoi) në izolimin e shtëpive, duke ua ndërruar dyert, dritaret dhe pullazet.

25. Ndihmoi (subvencionoi), një numër të madh të familjeve në blerjen dhe instalimin e pompave termike.

26. Ndërtoi dhe riparoi shumë rrugë regjionale, ura, ujësjellësa e kanalizime.

27. Ndërtoi disa shkolla.

28. Ndërtoi shumë çerdhe fëmijësh.

29. Ndau bursa për qindra nxënës e studentë.

30. Ndau 320 milion €uro për ushtrinë.

31. Bleu raketa “Jovalin”, dronët “Bajraktar” dhe një numër të konsiderueshëm pushkë me snajper dhe shumë autoblinda.

32. E çliroi 25% të territorit të Kosovës dhe e shtriu sovranitetin në krejt territorin e Kosovës i cili territor për 22 vjet me heshtjen e ish pushtetarëve kishte mbetur i okupuar.

33. Ndërtoi disa stacione policore, përgjatë kufirit me Serbinë.

34. Pengoi “Open Ballkanin” që nuk ishte asgjë tjetër, pos përtëritje e Serbo-sllavisë, sipas modelit të federatës titiste jugosllave, që do të shtrihej gjer në Shqipërinë e përtej Drinit.

35. Pengoi realizimin e planit famëkeq; Thaqi-Vuçiç-Rama, mbi korrigjimin e kufirit me këtë lëshim, “kompromis të dhimbshshëm”, lëshim me të cilin do të jepte 9700 hektarët më vital të veriut e do të merrte 4800 hektarë nga Kosova Libdore; (nëse do t’ia jepte Vuçiqi) me ç’rast Kosova do të humbiste hiq më pak se 4900 hektarë.

Të gjitha këto suksese kolosale opozita, disa analistë e gazetarucë dhe shumë individë qëllimkëqij mundohen t’i mohojnë, sado që nuk mund të mohohen, duke i quajtur ato mashtrime e gënjeshtra duke e shprehur kështu mllefin dhe xhelozinë e çmendur kundër Kryeministrit dhe Qeverisë më të mirë që ndonjëherë ka pasë Kosova.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/09/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk