Shkruan:Agron Dalipaj
Fjala greke [pritanis] në shqip ka kuptimin ▪︎[rektor].closevolume_off
Babinjioti (ELNEG 1188) e gjen fjalën pritanis te Homeri dhe shkruan se: “πιθανόν δάνειο ανατολή …” që në shqip d.m.th: “ka mundësi të jetë huazim lindor…”.
Në shqip (Topalli FEGS 1242) fjalën rektor e sjell pa motivim si “huazim i ri latino-roman: lat. rector… … prej foljes lat. rego,-ére (drejtoj).”.
Porse rektori është kreu i gjithë një universiteti dhe nëpërmjet shqipes fjala rektor pozon:
REKTOR =
RE-K-TOR =
K-RE-TOR = Ka i vRE të TOR = ka i vëren të tërë.
Nga ana tjetër:
REKTOR =
RE-K-TOR =
K-RE-TOR =
KREu i të TORëve = KRE’TOR
KRyE TAR = KRYE’TAR =
kreu i të tërëve.
Mjafton greqishtes PRITANis ti heqim prapashtesën greke [is] dhe kemi:
PRITANis =
PRITAN =
PRI-TAN = u PRIN (të) TAN(ve).
Përfundimisht, fjala PRITAN duket si një huazim nga shqipja e sotme (gegnishtja) në greqishten e vjetër, ose mund të themi se greqishtja e vjetër ishte përgjithësisht gegënishtja e asaj kohe. Po ashtu, fjala rektor, ka vetëm një metatezë:
KRETOR > k-re-tor >< re-k-tor = kreu i të tërëve.
KOPSI (gr.κόψη presë, teh; prerje).
Fjala kopsi nuk gjen etimologji brenda greqishtes, megjithëse Babinjioti (ELNEG 710) e lidh (sipas tij) me fjalën e shqipes [kep] = skalis, ai hamendëson si rrënjë një fjalë indoeuropiane *(s)kep dhe “harron” se kjo fjalë gjendet në shqipen e sotme në formën [shkep] = [shqep].
Shohim se tema e fjalëve greke κόψη, κοψίδι, έκοψα (kopsi, kopsidhi, ekopsa) është [kops] dhe këtë do e marrim për motivim.
KOPS do të thotë ‘me PRE, PRES, PRERJE’ dhe prerja e diçkaje shkakton shkëputje të saj. Ndaj, fjala greke, me metatezën e fonemës -s- nga fundi i fjalës në krye të saj, jep kuptimin e vërtetë të fjalës në shqip:
KOPS =
KOP’S = S’KOP =
SKEP =
SHKEP = shkëput = pres. Këtu etimologohet edhe folja ▪︎[skopit] e shqipes që rrjedh nga shkap; shkëput dhe ka të bëjë me shkëputjen e testikujve.
Dimë se gjuha emërton funksionin dhe funksioni i [kops]idhës prerëses është të [këpus]ë diçka, ndaj folja e gr. [kops] dhe ajo shqip [këpus] kanë të njëjtat bashkëtingëllore e kanë të njëjtën prejardhje:
KOPS = KPS < SKP < S’KAP.
KËPUS = KPS < KAPS kops > kopsi = κόψη.
Fjala i takon vetëm gjuhës në të cilën ajo tregon etimologjinë e saj dhe fjala greke kopsi dëshmohet të jetë shqipja [skop] < s’kop < shkep ΕΜΒΟΛΙΟ.
Kjo etimologji shfaqet shteruese dhe duket se gjuhëtarët, që pasuruan greqishten me këtë leksemë, e kanë njohur mirë shqipen.
Mund të themi me siguri se kemi të bëjmë me një huazim të pastër nga shqipja në greqisht, ku shqipja e motivon fjalën e saj “e mbolli” ndërsa greqishtja e ka të pamundur një gjë të tillë.
VRIZO (gr. βρίζω, βρισιά).
Fjala greke shënon në shqip [shaj], [sharje]; me sha.
Babinjioti (ELNEG 278) vetëm sa jep kuptimin e fjalës dhe tregon trajtat e saj nga gr. e vjet. ύβρίζω > ύβρισ-ία > βρισ-ία > βρίζω dhe nuk futet aspak brenda fjalës për të gjetur kuptimet lidhëse që e kanë sendërtuar si koncept.
Atë, çka fjala greke nuk e jep në greqisht, e tregon në shqip.
Nëse marrim në konsideratë trajtën: “τον έβριζα” (evriza = e shava) dhe e krahasojmë me trajtat e tjera si: vrisia, vrisiaris, vrisidhi e vrisimo, shohim se kemi rotacion dhëmboresh s:z. Nisur nga ky rotacion, trajta έβριζα (evriza) motivohet si më poshtë:
EVRIZA =
EBRISA =
E’BRI’SA = E-BËR-SHA =
E-PËR-SHAme =
E PËRSHAme =
e përshaj; e shaj.
Nga ana tjetër, e shara quhet dhe “prishje goje” dhe shpesh, dikujt që fillon të shajë, i thuhet: “mos e prish gojën!”. Ndaj trajta [η βρισιά] = vrisia, me rotacionin e buzoreve v:p, pozon:
VRISIA =
PRISIA =
PRISHIA = PRISHje.
Mund të themi se një e sharë (një prishje goje) sjell prishje në marrëdhëniet midis njerëzve.
Këtij motivimi mund ti shtohet edhe pozimi:
EVRIZA > VRI-ZA > ZA që VRET dhe e shara është ZAni që VREt sepse e shara vret marrëdhënie, lidhje dhe shpesh edhe jetë njerëzore.
Përfundimisht, fjala greke gjen prehje etimologjike te gjuha shqipe duke treguar se atje e ka origjinën e saj.
EKKLISI. gr. έκκληση (η).
Fjala greke ka kuptimet: thirrje, kushtrim; apel.
Babinjioti (ELNEG 417) nuk është në gjendje të japë ndonjë ide etimologjike.
Mjafton rotacioni i dhëmboreve s:th (si te sisë : thithë) dhe kemi:
EKKLISI =
EKLISI = (s:th)
E KLITHI =
E KLITHI = e thirri.
Për të kuptuar greqishten [klisi] duhet të bëjmë etimologjinë e shqipes KLITH. Mjafton rotacioni l:r dhe kemi:
KLITH =
KRITH =
K’RITH = K’THIR = Ka THIRR dhe
KLITHMA =
K’LITH’MA =
K’THIR’MA =
KaTHIRR MA shumë = thirrje ma e fortë. E thirrura në përgjithësi e ka një tekst.
Në shqip themi: klitha, këlthas, gërthas dhe kjo formë e fundit pozon:
GËRTHAS =
GËRTAS = GRTS =
GRTZ =
GRiT Zë =
nGRiT Zë.
Për sa shqipja motivon fjalën e saj këlthas gr. ekklisi referon te shqipja e klithi, këtu etimologjia quhet e përfunduar dhe mund të themi se fjala greke ekklisi është plagjiaturë e fjalës shqipe e-klithi; klitha. Ndaj si origjinë e fjalës greke ekklisi duhet njohur shqipja e-klithi. Përndryshe greqishtja duhet të gjejë një etimologji të sajën nëse mundet.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!