QYTETET ME EMRIN TUZLLA*

Diplomacia.dk

Nga historia e fshehur, shtrembëruar dhe falsifikuar e fiseve pellazge-ilire, e shqiptarëve të lashtë

Si ka mundësi që dhjetëra krahina, rajone dhe qytete të kenë emra të njëjtë, në gjithë hapësirën gjeografike ku kanë jetuar fiset pellazge-ilire (shqiptarët e lashtë), ndërsa historia e përbashkët e tyre të mos studiohet, shkruhet e mësohet ashtu siç ka qenë në rrjedhat e historisë, jo siç e kanë falsifikuar, shtrembëruar dhe fshehur sunduesit barbarë të më mëvonshëm, të ardhur në këto vise mijëra vjet më vonë, në trojet e fiseve pellazge-ilire?
Dhe, mos harroni: pa pjesëmarrjen e shqiptarëve dhe pa ndihmën e gjuhës shqipe, asnjëherë nuk do të shkruhet historia e vërtetë e popujve dhe shteteve të Evropës, e popujve të Gadishullit Ilirik dhe jo vetëm.
* Këtë emër e mbajnë edhe sot disa qytete (Rumani, Turqi, Bosnje e Hercegovinë), një liqen në Turqi dhe një ujdhesë në Krime të Ukrainës së sotme (më herët territor i shtetit të lashtë të Gurisë-Gjeorgjisë). Etimologjia e kësaj fjale lidhet me fjalën KRYPË-I KRYPUR (ujë i kripur, tokë e kripur, për shkak të përbërjes me minerale) dhe sigurisht buron nga e folmja e hershme e fisit të madh pellaz-ilir të Besëve, emri i të cilëve nga shumë autorë nga Antika është përdorur si sinonim i emrit të disa fiseve të përziera më vonë, të njohur me emër të përbashkët, Trak apo Thrak. Sipas këtyre autorëve të lashtësisë, fisi i Besëve është shtrirë nga Kaukazi i Madh deri në Peloponez, ndërsa qendra e tyre ka qenë në Malet Rodope të sotme, ku janë identifikuar edhe rrënojat e qytetit të lashtë mijëvjeçar me emrin Besapara (afër qytetit Pazarxhik në Bullgarinë e sotme).
(5 janar 2022)
* * *
SHPJEGIME PLOTËSUESE PËR EMËRVENDIN TUZLLA
Emri Tuzëll-Tuzlla është emërvendi (toponim) i lashtë me kuptim të plotë në gjuhën shqipe, që e ka prejardhjen nga: tu (te, tek) + zla (sla); që tregon (përcakton) vendin ku nxirret kripa; shkurtesat, zla, sla, sli (nga soli); vendbanimet më të hershme ku është njerrë kripa (ka vendbanime të njohura që nga perahistoria, mbi 6 mijë vjet para erës sonë), që njihen me emrat e lashtë: Soli, Solini, Solana, Solina, etj., vende ku është prodhuar kripa (kulluar me avullimin e ujit); nga shëllira, uji i kripur; i/e shllishët, shëllirë etj.; nëse shkronja sh reduktohet në s, siç është përdorur në lashtësi (sikurse shpatë-spatë, sëpatë), del: slirë, i/e sl-isët; i/e shllishët (i/e shllajshët), shprehje që përdoret edhe sot në disa të folme në viset shqiptare).
Për emrat e vendbanimeve të lashta ilire, Soli (Spliti i sotëm në Kroaci), Solnica (afër Varnës në Bullgari), Solana (Tuzlla në Bosnje), Solini (Soluni-Selaniku më vonë) etj.
Nga Fjalori i Gjuhës Shqipe:
Shëllír/ë,-a emër i gjinisë femërore; numri shumës; -a(t) 1. ujë i kripur për të regjur djathin, ullinjtë, turshitë etj.: shëllirë e butë (e fortë); / kos a qumësht i holluar me ujë të kripur; dhallë i kripur: bukë e shëllirë. 2. ujë deti nga nxirret kripa në kripore; ujë i kripur që përdoret në industri. 3. tokë e kripur e pa bimësi. 4. si mbiemër; shumë i kripur: gjella ishte shëllirë.
(5 janar 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/01/2023

© 2016 - 2023 | DIPLOMACIA.dk