QYTETET NË EUROPË ME EMRA TË NGJASHËM – BEOGRAD*

04
Jun
2023


Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime

– QYTETI I BARDHË, QYTETI I DRITËS, ME RRËNJË NGA GJUHA SHQIPE, TË GJITHË TË THEMELUAR NGA SHQIPTARËT E LASHTË, NË PERIUDHA TË NDRYSHME TË HISTORISË. DËSHMI MË E SAKTË PËR KËTË ËSHTË EMRI I LASHTË -ALBA, I BEOGRADIT NË SERBINË E SOTME
Njohja e aktualitetit përmes historisë…
Emri Beograd, si dhe variantet e ngjashme të këtij emri, fjalë për fjalë do të thotë “qytet i bardhë”, nga një bashkëngjitje e emrave “i/e bardhë, qytet i dritës, i ndritshëm”) dhe “gorod-grad”, sigurisht me prejardhje nga rrënja e fjalës shqipe “gur”, qytet i rrethuar me mure guri, fortesë, kështjellë. Për shembull, emri i qytetit Belgorod në Rusi, lidhet me bollëkun e rajonit prej gurit gëlqeror.
Etimologjikisht, ky emër korrespondon me emrat e qyteteve me kuptim të ngjashëm: 1. Beograd (Serbi); 2. Belogradçik (Bullgari); 3. Białogard (Poloni); 4. Biograd (Dalmaci, Kroaci); 5. Bilhorod Kyivskyi (Kiyv, Ukrainë); 6. Bilhorod-Dnistrovskyi (Odesë, Ukrainë); 7. Bellegra(d) (Itali); 8. Berat (Belograd), varianti sllav i emrit të qytetit historik në Shqipëri.
*Nga rrënja e fjalës shqipe: balë-alba, i/e bardhë; e huazuar në gjuhët sllave: beli, belo, bel, bello-a, bijello etj.
(4. VI. 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 04/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk