QYTETI ANTIK I SHKUPIT ËSHTË DËSHMI MATERIALE, VLERË E RRALLË DHE PASURI ME PËRMASA BOTËRORE E KULTURËS SË LASHTË TË NJERËZIMIT

27
Mar
2023

Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Për reflektim dhe veprim…
Edhe një herë për manipulimin me varrezat antike dhe monumentet kulturore, historike dhe fetare të qytetit antik Scupi të Dardanisë.
Në nëntokën e qytetit të sotëm të Shkupit, qyteti antik Scupi i Dardanisë, më tepër ka varreza të mbuluara nën dhe, se sa ka gjithsej banorë sot ky qytet.
Vetëm nga tërmeti i vitit 518 e.s., mbi 24 qytete dhe kështjella të Dardanisë janë shkatërruar plotësisht dhe rrafshuar me tokën, mes tyre edhe qyteti antik Scupi.
Se çfarë ka ndodhur para këtij tërmeti dhe pas tij në këtë qytet, me shkatërrimet nga luftërat, djegien disa e herë të këtij qyteti nga pushtuesit e huaj, nga mortajat dhe fatkeqësitë e tjera natyrore dhe nga dora e njeriut, kjo e vërtetë asnjëherë nuk do të mësohet, përderisa me shekuj është shkatërruar ky qyteti nga pushtuesit e huaj, siç vazhdon të shkatërrohet edhe në ditët e sotme nga dora e barbarëve e pushtetarëve të papërgjegjshëm.
Ta mbrojmë, së paku sot, këtë trashëgimi kulturore dhe historike, duke e mbrojtur kështu kulturën materiale e shpirtërore me vlera të veçanta botërore!
(1 mars 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria: ,

Botuar: 27/04/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk