QYTETI HISTORIK PARTHINI PELLAZG-ILIR, QYTETI DHE PROVINCA BARTINI NË TURQINË E SOTME

06
Dec
2022

Shkruan:Prof. Dr. Abdulla Mehmeti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Bartini (Bardhini-Parthini apo Partheni) është një qytet historik dhe modern në veri të Turqisë së sotme dhe qendër e provincës me këtë emër, Bartinia (Parthenia).
Dikur ka qenë një qark i provincës Zonguldak, por Bartini u bë seli province më 1991, me kushtetutën e kësaj province, duke përfshirë katër rrethe: Bartini (qendër e provincës), Amasra, Kurucashile dhe Ulus.
Qyteti Bartini aktualisht ka një popullsi prej 48.000 banorësh, ndërsa ndodhet 14 kilometra në brendësi të rrjedhës së lumit po me këtë emër – Bartıni (Bartın Çayi), që është një lumë i lundrueshëm për anijet midis këtij qyteti dhe bregut të Detit të Zi. Lumi Bartın është i vetmi lumë i lundrueshëm për anije në Turqi.
Historia e qytetit antik Partheni, (Parthenios/Παρθένιος, në gjuhën e lashtë greke/ pellazge-ilire), daton nga viti 1.200 para erës sonë, kur zona e tij ishte e banuar nga fisi i lashtë i Kaskianëve (sipas studimeve të derisotme). Në shekujt në vijim, rajoni kishte hyrë nën dominimin e hititëve, frigëve, kimerëve, lidianëve vendës, por edhe të pushtuesve të mëvonshëm grekë dhe persianë. Më vonë, provinca ishte pjesë e Perandorisë Romake dhe më pas e Perandorisë Romake Lindore (Buzanës), derisa ra në duart e turqve selxhukë dhe shtetit Candaroğullari ,midis shekujve 11-të dhe 13-të të erës sonë. Bartini u pushtua nga sulltani osman, Pajaziti I, në vitin 1392. Në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, Bartini ishte pjesë e Vilajetit Kastamoni i Perandorisë Osmane.
Amasra është një vend i njohur turistik në provincën Bartini (Partheni) të Turqisë.
* Kaska (gjithashtu Kashka, më vonë të njohur edhe si Tabalian Kasku dhe Gasga, kanë qenë një popull fisnor i epokës së bronzit, të cilët besohet se flisnin gjuhën e paklasifikuar kaskiane dhe jetonin në pjesën malore të Anadollit – Ponti Lindor. Sipas burimeve Hitite, ata jetuan në rajonin malor midis rajonit kryesor të Hititëve në Anadollin lindor, dhe citohet si arsyeja që perandoria e mëvonshme Hitete nuk u shtri kurrë në veri në atë zonë. Ata janë identifikuar ndonjëherë me Caucones të njohur sipas të dhënave në greqishten e lashtë-pellazge-ilire.
** Qyteti Bartin (nga Parthin) e ka marrë këtë emër nga banorët e lashtë pellazgë-ilirë, sipas lumit me këtë emër, ngjashëm sikurse emri i lumit Vardar në pjesën jugore të Gadishullit Ilirik: Vardar- Bardar- Bardhar/ lumi i bardhë ose lumi i Parthinëve, në lashtësi.
(17. XI. 2022)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 06/12/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk