QYTETI I SHKUPIT EDHE PARA VITIT 1963 KA PËRJETUAR DISA TËRMETE, MURTAJA, ZJARRE DHE SHKATËRRIME NGA PUSHTUESIT

28
Jul
2024
Shkruan: Akademik Abulla Mehmeti

Kujtesë
Në ditën e përkujtimit të viktimave nga tërmeti i Shkupit,
26 korrik 1963 – 2024
QYTETI I SHKUPIT EDHE PARA VITIT 1963 KA PËRJETUAR DISA TËRMETE, MURTAJA, ZJARRE DHE SHKATËRRIME NGA PUSHTUESIT

1. Në vitin 518
Shkupi u shkatërrua nga një tërmet i fuqishëm, që goditi Provincën e Dardanisë, bashkë me 24 qytete-kështjella përreth , siç thonë kronikat e kohës, sa hap e mbyll sytë.
2. Në vjeshtë të vitit 1189/1190
Shkupi u shkatërrua nga Stefan Nemanja, në fushatën e tij pushtuese në Kosovë, Anamoravë (Nish) dhe Pollog, kur shkatërroi disa qytete si, Gradecin (Daudracum) dhe qytetin e Leshkës (atëkohë vendbanimi më madh në Pollogun e Poshtë), duke e shfrytëzuar Kryqëzatën e Tretë kundër Perandorisë Romake Lindore (Buzanit/Bizantit), të udhëhequr nga Fridrihu I – Barbarosa.
3. Në vitin 1689
Shkupi u shkatërrua nga mortaja dhe zjarri, në kryengritjen e njohur kundër Perandorisë Osmane, e udhëhequr nga popullsia e krishterë vendëse, në aleancë me ushtrinë Habsburge, nën udhëheqjen e gjeneralit Pikolomini (Enea Silvio Piccolomini, (1640 – 9 nëntor 1689).
* Gjenerali i ushtrisë Habsburge, Enea Solvio Pikolomini (Enea Silvio Piccolomini (gjermanisht: Johann Norbert Piccolomini; në shërbim të Shteteve të Papatit. I lindur rreth vitit 1640 në Siena të Italisë, ndërroi jetë nga murtaja, në Prizren ose Shkup, më 9 nëntor 1689). Ishte nga një familje fisnike, prejardhja e të cilit përfshinte dy papë dhe që shërbeu në ushtrinë Habsburge të Leopoldit I. Perandor Romak. Ai është i njohur për udhëheqjen e një fushate kundër Perandorisë Osmane në Bosnjë, Kosovë, Maqedoni dhe Bullgari, në vitin 1689 dhe për vënien e zjarrit në Shkup, kryeqyteti i Dardanisë antike, sot kryeqyteti i Republikës së Maqedonisë Veriore.
Sipas origjinës, Enea Silvio Piccolomini vinte nga familja fisnike e njohur, Piccolomini, nga e cila kishin dalë dy papë: Papa Piu II (i lindur Enea Silvio Bartolomeo Piccolomini) dhe Piu III (i lindur Francesco Todeschini Piccolomini), si dhe Gjenerali (feldmarschall) Ottavio Piccolomini.
(26. 7. 2024)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/07/2024

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk