Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime
Emri i lashtë i vendbanimit në shqip: Balsha* ose Kishat e Bardha (e Balëve-Balshajve); sllavisht: Bela Cerkva; osmanishte: Kurshumlija.
Një vendbanim (katund) me këtë emër ndodhet në Bullgarinë veriperëndimore, por ka vendbanime me këtë emër dhe në vende të tjera. Besohet se pushteti Osman ia dha këtë emër sipas minierave të shumta të mineralit të plumbit në këtë rajon, sidomos në qytetin e lashtë Artana në afërsi të Kurshumlisë së sotme.
Romakët në këtë hapësirë krijuan kampin ushtarak “Ad Fine” në shekullin e 3-të të erës sonë. Ka edhe mbetje të kishave nga periudha e Romë Lindore. Nga ky rajon u zgjerua principata e Rasisë (Rashës). Nga Stefan Dushmani-Nemani (vasali), një princ mesjetar i Rasisë dardane (zhupan, titull prijësi fetar mesjetar), dhe themeluesi i dinastisë së Nemanëve, i cili e ndërtoi këtu rezidencën e tij, si dhe dy manastire, të Shën Nikollës dhe Shën Mërisë (para vitit 1168).
Kisha e gurtë në Rudare*
Ka shumë pamje historike në Kurshumli nga ajo epokë: Kulla e Marijes, Kulla Gjonit (te sllavët: Jovani, Ivani) dhe shumë kisha mesjetare. Emri në atë periudhë ishte Bele Cerkve (Kishat e Bardha) dhe Toplica. Pas pushtimit nga Perandoria Osmane në shekullin e 14-të, osmanët i dhanë qytetit emrin e tij aktual, thjesht duke përkthyer emrin e vjetër, Bele Crkve (Kishat e Bardha). Gjatë sundimit osman, Kurshumlia ishte pjesë e sanxhakut të Nishit.
Kurshumlia u pushtua nga Bullgaria në fillim të shek. XX, kurse u liruar nga pushtimi bullgar, më 1917.
Toponimet si Arbanashka dhe Xhaka – Gjaka tregojnë një prani shqiptare, si popullsi dominuese në rajonet e Toplicës dhe Moravës Jugore, në verilindje të Kosovës së sotme, përpara dëbimit të shqiptarëve gjatë periudhës 1877-1878.
Pjesët rurale të luginës së Toplicës dhe pjesët e brendshme gjysmë malore fqinje ishin të banuara nga popullsi kompakte shqiptare të besimit islam, ndërsa serbët në ato zona jetonin pranë grykëderdhjeve të lumenjve dhe shpateve malore dhe të dy popujt banonin në rajone të ndryshme të pellgut të lumit Morava Jugore.
Si rajoni më i gjerë i Toplicës, edhe Kurshumlia kishte shumicë të banorëve shqiptarë. Këta shqiptarë u dëbuan nga forcat pushtuese serbe (dhe ruse), që karakterizohet spastrim etnik. Sipas udhëtimeve të M. Rakiqit, në rrethin e Kurshumlisë kishte 127 fshatra, ku i vetmi qytet ishte Kurshumlia. Pas luftës serbe-osmane të vitit 1878, qyteti mbeti plotësisht i zbrazët pas luftës. Shqiptarët e dëbuar gjatë kësaj kohe nga rajoni vlerësohet se kanë qenë mbi 17.604 vetëm nga rrethi i Kurshumlisë.
Në vitin 1878, Kurshumlia u bë pjesë e Principatës së Serbisë, e cila në vitin 1882 u bë Mbretëria e Serbisë. Nga viti 1929 deri në vitin 1941, Kurshumlia ishte pjesë e Banovinës së Moravës në Mbretërinë e Jugosllavisë (SKS).
(7. VI. 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!