Radomir Llaban u bë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në kohën kur Hashim Thaçi ishte President
Radomir Llaban u bë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në gusht të vitit 2018, pra gjatë kohës së Presidencës Hashim Thaçi, pas emërimit nga Kuvendi i Kosovës në maj të vitit 2018.
Asokohe, ai ishte një nga kandidatët me numrin më të madh të pikëve dhe kishte mbështetjen e Listës Serbe. Radomir Llaban u zgjodh në postin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për një mandat nëntëvjeçar.
Llaban gjendet në Kosovë që nga viti 2011, pasi kishte ikur nga Serbia, ku ishte dënuar me gjashtë vjet burg, për shkak se ishte pjesë e të ashtuquajturës “mafia doganore”, një grup i të dyshuarve për pranimin dhe dhënien e ryshfetit, shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe falsifikimit të dokumenteve.
Llaban është mbajtur në paraburgim në Serbi që nga nëntori 2006 deri në prill 2009.
Gjykata Themelore në Kralevë më 19 gusht 2021 ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Radomir Llaban është ende nën urdhërarrestin e Serbisë, si dhe nën urdhërarrestin e INTERPOL-it, për ikje nga vuajtja e dënimit me burg për krimin e pranimit të ryshfetit.
Radomir Laban, sipas autoriteteve serbe, vazhdon të jetë në kërkim ndërkombëtar dhe në rast se ai udhëton jashtë shtetit, mund t’i vihen prangat, sepse ka urdhërarrest në INTERPOL ndaj tij.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
