Rama e Shqipëria si mercenarët e rradhës

03
Dec
2023
Shkruan: Dritan Goxhaj


Qeveria shqiptare dhe veçanërisht Kryeministri ynë (që mos qoftë) gjatë gjith kohës pretendojnë dhe reklamohen se politika e tyre e jashtme dhe e brendëshme janë të motivuara nga “ të drejtat e njeriut” dhe “demokracia”. Dhe mbi bazë të kësaj jo vetëm që na mbajnë leksione neve këtu brenda, por shpesh ashtu si ndodhi edhe në hapjen e sesionit të Këshillit të Sigurimit të OKB në shtator, Kryeministri ynë (që mos qoftë) u mbajti leksione mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut edhe gjith anëtarëve të asaj asmbleje.
Por kur vjen puna për te treguar realisht këtë angazhim, kjo qeveri ka treguar se gjithçka e ka vetëm retorike dhe këtë e tregoj edhe me datë 7 nëndor të këtij viti, para 20 ditësh kur në takimin e 48 plenar të sesionit të 78 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së u propozuan disa draft rezoluta të ndryshme për votim.
Një nga këto draft rezoluta për të cilën Shqipëria votoi kundra ishte rezoluta e cila “ dënon përdorimin e mercenarëve si një mjet për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe pengimin e ushtrimit të së drejtës së popujve për vetvendosje”.
Edhe pse qeveria ka miratuar një ligj në vitin 2015 dhe ka amenduar edhe kodin penal në këtë rast i cili ndalon çdo kënd që të marrë pjesë nëpër konflikte të tjera, pra të marri pjesë si mercenar, sërish qeveria votoi kundra kësaj draft rezolute që e ndalon përdorim e mercenarëve.
Edhe pse jo më larg se para dy muajsh, Sërbia përdori një grup mercenarësh për të cënuar dhe penguar ushtrimin e të drejtës së Kosovës për vetvendosje, sërish shteti shqiptar i drejtuar nga Kryeministri ynë Ed(vin ) Rama dhe përfaqësuesi i tij në këtë asamble të OKB-së, votuan kundra një rezolute që e dënon këtë veprim.
Dhe mbasi jemi te Sërbia edhe ajo sëbashku me Greqinë dhe një tuf shtetesh të tjera europiane votuan kundër kësaj rezolute.
Ndaj nuk duhet të çuditemi aspak përse BE nuk ndërmori asnjë masë ndëshkuese dhe asnjë lloj sanksioni ndaj Sërbisë për atë sulm të armatosur me mercenarë që bëri në 24 Shtator në Kosovë.
Normalisht që Ed(vin) Rama nuk mund të votonte kundër kësaj politike hegjemoniste të Sërbisë e Greqisë, të cilat gjithnji kanë përdorur mercenarët për të arritur të cënojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtën për vetvendosje.
Ashtu si Sërbia në 24 shtator në Kosovë, edhe Greqia përdori një grup mercenarësh në mëngjesin e 10 prillit 1994 ndaj një reparti ushtarak të Republikës së Shqipërisë. Ku njërin prej pjesëmarrësve në atë grup mercenar, opozita e sotme e Berishës dhe Metës na e kandiduan për kryetar bashkie.
Ky votim kundra kësaj draft rezolute e rreshtoi edhe Shqipërinë në unison me Sërbinë dhe Greqinë në këtë çështje. Kjo votë kundra, politikisht i dha plotësisht të drejtë Sërbisë duke mos nxjerë asnjë kundërshtim nga ana e Shqipërisë për sulmin e saj në Kosovë.
Kjo tregon qartësisht që Shqipëria nuk ka aspak në mend që të ngrejë ndonjëherë në Këshillin e Sigurimit diskutim mbi sulmin e armatosur mercenar të Sërbisë ndaj Kosovës.
Kjo tregon se për Shqipërinë e Ramës, Sërbia është më e vlefshe dhe më afërt se Kosova.
Për Shqipërinë e Ramës, Greqia është shumë herë më e afërt dhe më e vlefshme se Camëria.
Duke votuar kundër një draft rezolute që dënon përdorimin e mercenarëve, Shqipëria i jep OK Sërbisë që të mund të përdori sërish mercenarët për të sulmuar sërish në Kosovë, pasi nga Shqipëria nuk do të ketë ndonjë kundërshtim serioz, thjesht do bëj pak retorikë në televizon për të shitur pak patriotizëm dhe asgjë më shumë.
Por njëkohësisht i lejon edhe Greqisë që të mund të përdori edhe ajo sa herë të dojë mercenarë, si në rastin e fundit të Kacifas, për të arritur qëllimet e saja hegjemoniste që cënojnë të drejtën e shqiptarëve për vetvendosje.
Të pa mendët e qeverisë, të ministrisë së jashtme dhe vet Rama do justifikohen se votuan kështu pasi jua kërkoi Amerika.
Por duke qënë se jemi në një gjendje të politikës së jashtme shumë herë më të keqe seç ishim kur bënim pjesë në Traktatin e Varshavës, kur edhe atëherë në OKB votonim si dëshironin vëllezërit Rusë dhe Kinezë ( jo domosdoshmërisht gjithnji në akordancë me ta), e sot si do motra Amerikë, të paktën Shqipëria të kishte abstenuar në këtë votim të kësaj draft rezolute.
Por do thoni ju që edhe të abstenosh të duhet burrëri e dinjitet.
E saktë, Rama dhe ata që i venë nga pas ngatërrojnë të qenit mashkull me burrërinë.
Ndërsa sa për dinjitetin, ai ësht koncept i panjohur për të e njerzit e tij të kësaj qeverie.
Pasi me këtë votim thjesht bënë mercenarin e rradhës.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk