Rama përuron bustin e Konstatinos Micotakis!

28
Oct
2023
Shkruan: Medai Shaholli

Sot arumuni Edvin Rama, si Kryeministër i Shqipërisë, po merr pjesë në përurimin e sheshit të Derviçanit në Dropull, i cili do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Çfarë ka bërë ky ish kryeministër grek që ta meritojë emrin e sheshit dhe bustin e tij në Derviçan, si zonë e minoritetit grek në marrëdhëniet shqiptaro-greke?

Mos vallë ka hequr ligjin e luftës i cili qëndron mbi kokat e shqiptarëve si shpatë e Demokleut, që do të përdoret në rastin më të mirë si pretekst i shtypjes së minoritetit grek në Shqipëri nga ana e shtetit shqiptar?

Si shenjë të miqësisë shqiptaro-greke përse nuk ka një bust të çamëve apo arvanitëve që kanë marrë pjesë në çlirimin e Greqisë nga zgjedha turke apo gjatë luftës me ELAS -in grek në LDB?

Sigurisht që nuk ka dhe nuk do të ketë nga kjo politikë antishqiptare që është e mbushur me urrejtje antishqiptare ndaj çamëve dhe Shqipërisë prej dekadash, pasi ky qëndrim është një nga qëndrimet më shovene në botë në marrëdhënie ndërkombëtare që ka mbajtur një shtet ndaj një minoriteti siç ishin çamët e Çamërisë.

Ky është Edvin batërdia që nuk do t’ia di për çështjen kombëtare pasi plandosi Kosovën para vëllamit të tij Vuçko, sot po i bën ‘hosanara’ ish premierit grek Mictotakis duke i ngritur bust dhe shesh me të njëjtin emër.

Ky është Edvin batërdia që ka nxjerr në ankand publik interesin kombëtar në favor të fqinjëve grabitqarë, përmes pazareve të fshehta dhe deklarimeve publike kur tha së fundmi se ‘veriu i Kosovës na qënkësh tokë e askujt’, (e them fqinj pasi Kosova është Shqipëri si Çamëria e martirizuar) ndaj të gjithë shqiptarët e trojeve etnike e kanë për detyrë t’i thonë ndal revanit antishqiptar të Edvin kapedanit që ‘vet flet dhe vet vulos si lala Kros’, sepse Shqipëria (e trojeve etnike) nuk është e zuzarëve por është e shqiptarëve. Medai Shaholli

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk