Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Rama është kokëfortë si gomari, por me një inat që në politikë, ua kalon edhe atyre që e dorëzuan pushtetin mes krizave, pa e çuar vendin drejt një përplasjeje të re me pasoja tragjike. Ramiz Alia e dorëzoi pushtetin pa e zhytur Shqipërinë në gjak e në zjarr. Sali Berisha, nje gomar tjeter u tërhoq pas flakësh e trazirash, ndërsa Rama, dorëheqjen e sheh jo si një akt demokratik, por si një poshtërim personal.
Rama nuk njeh kufi kur e pushton inati i pushtetit. Për Ramën politika është betejë personale, derisa rivalin politik e sheh si armik që duhet mposhtur me çdo kusht. Pra ky është instinkti më i rrezikshëm i Ramës: inati për të mos lëshuar pushtetin, edhe kur çmimin e paguan Shqipëria.
Rama është politikani me inatin e nje gomari që, në vend se të ndalet përpara humnerës ai ngul këmbët dhe e tërheq pas vetes gjithë Shqipërinë. Ai s’do ta pranoj pushtetin si diçka që fitohet dhe humbet, por sillet sikur pushteti është pronë private, si ajo kurora e një mbretërie që nuk i dorëzohet askujt.
Por inati i tij nuk ndalet vetem te pushteti, ai shtrihet edhe me larg. Rama eshte shume afer politikisht me Aleksandar Vuçiqin, ndërsa shume larg me Kosoven. Kjo qasje është e papranueshme për proritetet kombëtare: vëllazëri me Beogradin dhe armiqësi me Prishtinën.
Kështu, Rama meriton, sipas kësaj satire politike, titullin ironik të «kryeministrit më të mirë të Serbisë që nga koha e Nikolla Pashiqit», për mënyrën se si i trajton interesat e Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë.
Por, çfarë mund të thuhet për rezolutën mbi gjenocidin serb në Kosovë dhe pse Rama vazhdon ta bllokoj? Çdo përgjigje kërkon arsye, por heshtja ose mosveprimi përballë një çështjeje kaq të rëndësishme meriton llogaridhënie publike.
Ndërkohë, brenda Shqipërisë, rritja e pushtetit ekonomik të oligarkëve dhe lidhjet e dyshuara mes interesave private dhe pushtetit politik janë bërë të frikshme, sepse pasuria dhe pushteti përqendrohen në pak duar, dhe shteti është bërë pronë e një rrethi klientelist.
Rama është gomari i madh i inatit politik: sa më shumë i kërkohet të japë llogari, aq më fort ngul këmbët; sa më shumë i kërkohet të largohet, aq më shumë duket se e shndërron pushtetin në çështje personale, andaj fati i atdheut në krye me Ramën është shnëdrruar në rrezik kombëtar.
Gomari, në këtë metaforë, nuk është vetëm simbol i kokëfortësisë por i një pushteti që nuk dëgjon, nuk tërhiqet dhe nuk pranon përgjegjësi. Prandaj një shtet nuk mund të qeveriset me instinktin e inatit, derisa popull të mbahet peng përshkak të krenarisë së Ramës.
Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë inat, flakë, e dhunë. Ka nevojë për përgjegjësi, drejtësi, institucione të pavarura dhe një kryeministër që e kupton se pushteti është mandat i përkohshëm, dhe jo pronë e trashëguar. Pra, ky është fundi i epokës së Ramës dhe shqelmat e fundit.
Andaj, tani duhet ruajtur Shqipëria dhe demonstruesit paqësor: nga maskat, civilët që pretendojnë se janë efektivë, nga policia e fshehte e Ramës, nga plaçkitësit ordinere, nga agjentë të huaj, nga njerezit e uniformuar rrejshëm dhe e kundërta, nga mafiozët e njrëz të armatosur…
Duket sikur gomari i Babatasit i Gjergj Fishtës është ringjallur në politikën shqiptare: i njëjti inat, e njëjta kokëfortësi dhe i njëjti rrezik, tani, interesat e pushtetit mbizotërojnë mbi interesat e Shqipërisë!


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
