‘RAUS’ Bugar Osmanov!

09
Apr
2023


Shkruan: Medai Shaholli

Shporru tutje Bugar Osmanov, kjo është thirrja që më vjen ndaj kreut servil të diplomacisë së ‘drzhavës’, i cili kohë më parë ka deklaruar se nuk është koha për fshirjen e 20% nga kushtetuta pasi tani kemi hall tjetër dhe duhet vendosur bullgarët në preambulë si kusht i tyre dhe i Brukselit.
Sipas Bugar Osmanovit nofka e turpit e 20% pret dhe se do të kemi kohë për të njëherë tjetër, ku edhe nëse nuk do të gjejmë gatishmëri te blloku sllavo-maqedon për ta ‘larë’ atë njollë të turpit do të jetë Europa ajo që do ta detyrojë një ditë ‘Severnën’ kur do të bëhemi anëtare me të drejta të plota.
Kështu mendon Bugari i ‘drzhavës’, që pasi të bëhemi anëtare e BE-së, ajo do ta detyrojë të respektojë të drejtat e pakicave… Por, ajo Europa plakë nuk e detyron ‘drzhavën’ ta zbatoj barazinë e shqipes me sllavishtes sepse nuk është kompetencat e saj, po aq sa e ‘ka detyruar Greqinë’ kur u anëtarësua në BE të njihte pakicat kombëtare dhe gjuhët e tyre në shtetin grek!
Pasi ‘Severna’ do të bëhet anëtare e BE-së pas një apo dy dekadash, ajo nuk e ka detyrim të ndryshojë kushtetutën për hir të lypsarëve shqiptarëve të cilët kanë zgjedhur t’i përfaqësojnë rrufjanët e politikës si Bugari i integristëve dhe Sejdo Bajramoviqët e rinj nga stani i derrave që presin pas dere për t’u bërë pjesë e guvernës së premierit Dhimo.
Dhe kështu vitet kalojnë ku 20% i njollës së zezë do të ngelet aty brenda kushtetutës si ‘gur varri’ për shqiptarët, duke përdhosur identitetin gjuhësor dhe kombëtar të shqiptarëve si pakicë e papërfillëshme pa identitet, falë akordit të partiçkave shqiptare (shqiptare u thënçin) që i kanë miratuar me dëshirë dhe me vullnet të plotë ndryshimet kushtetuese duke e lënë të paprekur 20% e turpit!
Ndaj, ‘Raus’ Bugar Osmanovit si shef i diplomacisë, pasi ti nuk je nga tanët, as nuk mbron dhe as nuk përfaqëson shqiptarët, por komitët e vojvodët si dhe ‘drugarët’ e tu të titistëve të rinj nga kampi SDSM-së!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/04/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk