Reagim kundër librit të Blendi Fevziut për Enver Hoxhën

28
Jan
2024
Shkruan: Rakip Megjuani

/ Nga Arkivi /
Kombëtarizmin e Enver Hoxhës nuk e mohon as historiografia serbo-sllavo-ruse, siç veproi Blendi Fevziu apo ndonjë tjetër (Zi) kundër Enver Hoxhës
Libri; Vlladimir Dedier, Josip Broz Tito, Kontribute për jetëshkrim, Prishtinë, 1954.
Fq. 420-42: Stalinin e interesonte, sidomos Shqipnija, pyeste hollësisht për marrëdhanjet në KQ të Partis së Shqipnis, për frakcione të ndryshme tue hy deri n’imtësinat ma të vogla… e pyeti TIton: … a e njifni ju Enver Hoxhën? Çfarë njeriu është ai. A asht komunist? A kanë ata atje probleme të veta të mbrendshëme? Çfarë informatash keni ju?
Tito: – Nuk e kam pa Enver Hoxhën, ai asht njeri i ri, por gjatë luftës ashtë popullarizue… Në përgjithësi n’udheqësin e partis së Shqipnis janë njerëz të rij, Për sa dim na midis tyne nuk ka kurrfarë problemi të posaçëm.
Stalini: – Ata kanë kërkue me ardhë këtu, por nuk duhen me e lanë Enverin vetëm, por duhen me ardhë me të edhe Koçi Xoxi si njëfar kontrolli. Shka dini ju në lidhje me këtë gja?
Tito: – Na nuk jemi t’informuem se ka ndonji divergjencë të madhe. Stalimi: … Shka mendoni ju a duhet ti pranojmë këtu në Moskë? … Por prapseprap nuk asht puna mirë në Byron politike të Shqipnis.
Tito: – Na mundemi me i zgjidh këto çështje bashk me ta.
Rankoviqi: – Nuk ka çeshtje të mëdha, përveçse shokët nga Byroja politike e Shqipnis nuk e konsiderojnë Enver Hoxhën njeri mjaft të fortë të partis dhe prandaj përpiqem gjithmonë që bashkë më të të vijë Koçi Xoxe, si antari më i vjetër i partis në Byron politike…
Fq. 453: …Stalini ashtë kthye prapë, mandej për Shqipnin e pyeti Kardelin: – A e njihni mirë Enverin? Çfarë mendimi kini për të? A asht njeri i qëndrueshëm? A do të mbetet me ne deri në fund? Kardeli: … Atje simbas mendimit t’anë ma i miri dhe ma i qëndrueshmi ashtë Koçi Xoxe… Stalini: – Ata nuk kan shkue mire dishka… Kardeli: – Tash asht përmirësue ajo gja… Në të njëjtën kohë agjentët sovjetikë në Shqipni punonin aktivisht në nxitjen e konfliktit midis Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes. Vazhdimisht punonin kundër Jugosllavisë…
Fq. 470-471: … Stalini e nderpreu këtu Kardelin: – Ekzistojnë divergjenca, madje të thella. Shka thueni për Shqipninë? … – Asht fakt se ju nuk jeni konsulltue me ne për dërgimin e dy divizioneve jugosllave në Shqipni… Kardeli ka nënvizuar përsëri se atij nuk i kujtohet asnji çështje tjetër e ngjashme nga lama e politikës së jashtme, për të cilën nuk është konsultue qeveria jugosllave më qeverinë sovjetike. Stalini ia ka pre fjalen prap me idhnim Kardelit: – Nuk asht e vërtetë. Ju nuk konsultoheni aspak…
Fq. 476: … Mirëpo, Stalini nuk asht knaq vetëm me këto vërejtje me heqjen e fotografinave, (të Titos) me dollin në Tiranë, por Jugosllavëvet i ka vu në dijeni se do të marri masa edhe ma serioze që t’i detyronte për nënshtrim. Jugosllavia n’atë kohë në tregtinë e saj të jashtme në pjesën dërmuese ishte e orientueme kah vendet lindore, në radhë të parë kah Bashkimi Sovjetik. Më tepër se 50% t’eksportimit shkonte në këto vende, e Jugosllavija varej prej BRSS, …
Fq. 495: … shihet më së miri në bisedimet e Koçi Xoxes me Josip Gjergjin, nga fillimi i prillit 1948. Koçi Xoxe ka qenë revolucionari ma i dalluem i Shqipnis; njeri i aftë… Vetëm me 25 të vitit 1958 kur e kamë vizitue Beligradin jam njoftue me korrespondencën me Rusë dhe vetëm atëherë m’asht ba mase e qartë se të gjitha shenjat e keqësimit të marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, e sidomos kriza personale të cilën përjetonte Koçi Xoxe e bashkë më të edhe shumë revolucionarë tjerë shqiptarë nga ma të mirit, janë shkaktue nga aksioni rus për përçamjen e Shqipnisë dhe të Jugosllavisë dhe për thyemjen e udhëheqsave shqiptarë, kështuqë në momentin e parapam me plan të paraqiteshin ”të bashkuam kundër Jugosllavisë”.
Libri, Letër e panjohur e Enver Hoxhës mbi Kosovën. Dokumente të arkivave ruse, nga Ymer Minxhozi. Tiranë 2002
Fq. 9: Letër e E. Hoxhës drejtuar KQ të PK (b) të BS mbi parahistorinë e lindjes dhe problemit të Kosovës dhe metodat e zgjedhjes se tij Tiranë jo më vonë se 2 shtator 1949 SEKRET … Kongresi i Berlinit dhe traktati i paqes i Versajës i kanë shkelur padrejtësisht interesat e Shqipërisë dhe të pakicës kombëtare shqiptare të Kosovës…
Fq.15-17: … në Kosovë qe dërguar një ekspeditë ndëshkimore, e cila mbolli tmerrin atje. Për një pikëpamje të tillë të shprehur nga Miladin Popoviçi dhe nga unë, Titua në një letër Miladin Popovçit e akuzonte atë për devijim nacional dhe e dënonte ashpër.
…Shqiptarët e Kosovës kanë reaguar ashpër kundër të gjitha këtyre persekutimeve dhe janë arratisur në male. Por PKJ e shtypi me hekur e me gjak këtë lëvizje duke e quajtur kryengritje të reaksionit… Kosova dhe Metohia do të qenë kthyer në vatra lufte në kuadrin e Republikës Popullore të Jugosllavisë së porsalindur, sikur për ndonjë arsye të mos kishin mbërritur atje repartet e ushtrisë partizane shqiptare. Ardhja e reparteve të ushtrisë shqiptare në Kosovë ngjalli qetësim, i ftohu gjakrat e nxehura, ringjalli ndërmjet shqiptarëve të Kosovës besimin që të gjitha çështjet do të zgjidhen në rrugë paqësore, krijoi bindjen që repartet tona do ta mbronin popullsinë shqiptare, ashtu siç edhe bënë. Repartet tona u bënë pengesë për jugosllavët në përdorimin prej tyre të represioneve kundër shqiptarëve të Kosovës…
Fq. 20-22: …qysh në çastin e nënshkrimit të traktatit me Jugosllavinë ne kemi qenë të mendimit që erdhi çasti për të shtruar çështjen e Kosovës dhe Metohisë dhe kjo çështje në atë kohë u shtrua nga ana ime para Titos. Titua m’u përgjegj, që ”Kosova i takon Shqipërisë dhe duhet të bashkohet me Shqipërinë. Ne e dëshirojmë këtë me gjithë shpirt, por në momentin e tanishëm nuk mund ta lejojmë, sepse reagimi i serbomëdhenjve është ende shumë i fuqishëm, kështu që ky akt i drejtë mundet të na dëmtojë”. Pastaj u vërtetua që këto fjalë të Titos ishin vetëm demagogji.
Në kushtet që janë krijuar tani, pas demaskimit të tradhtisë së klikës së Titos ne mendojmë që çështja e Kosovës duhet ngritur rishtas…
Ne mendojmë se çlirimi i popujve të Jugosllavisë mund të arrihet vetëm me luftë e gjak. Tjetër s’ka. Është e domosdoshme të përmbyset e të asgjësohet klika e Titos. Lufta për çlirimin kombëtar të Jugosllavisë duhet të zhvillohet nën udhëheqjen e proletariatit jugosllav me në krye partinë e re komuniste që mbështetet mbi bazat marksiste-leniniste-staliniste dhe internacionaliste. Në kushtet e reja ne jemi te mendimit se qëndrojmë po atje, ku ishim në fillim të luftës popullore-çlirimtare kundër fashizmit…
Ne mendojmë që popullsia shqiptare e Kosovës, Metohisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi duhet të luftojnë për çlirimin e vet po ashtu, siç do të luftojnë edhe popujt e tjerë të Jugosllavisë…
Fq. 25: …Kyçi për zhvillimin me sukses të luftës në Kosovë e Metohi qëndron në bashkimin e tyre me Shqipërinë. Kurrfarë zgjedhjeje tjetër popullsia shqiptare e Kosovës dhe Metohisë nuk deshiron të pranojë, dhe çdo zgjidhje tjetër ajo e quan të padrejtë, të padrejtë e quajmë atë edhe ne…
Fq. 50-52: 305 Nga ditari i D.S.Çuvakinit: Shënime lidhur me bisedën me kryetarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë O. Nishani mbi arbitraritetin e organeve policore, mbi marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave dhe sovjeto-shqiptare, Tiranë 7 dhjetor 1948 SEKRET.
… Pas demaskimit të veprimeve te paligjshme të organeve të sigurimit të shtetit, që i udhëhiqte Koçi Xoxe, populli mori frymë disi veçanërisht lehtë, ndjen njëfarë lehtësimi… Puna arrinte deri atje saqë njerëzit nuk kishin besim në vetvete, çdo njëri ishte i survejuar, njerëzit nuk donin të takonin me miqtë dhe të njohurit, duke u trembur se mos i ngjallnin dyshime ”policisë se kudondodhur të Koçi Xoxes”. Tani nuk është sekret, tha Omer Nishani, që organet e sigurimit të shtetit dhe Koçi Xoxe nuk i respektonin ligjet, ata e kishin harruar kushtetutën. Pa u paraqitur çfarëdoqoftë akuzash, njerëzit i rrasnin në burgje, i mbanin atje pa gjyq dhe hetime për shume muaj, i rrihnin. Puna arriti deri në metoda të vërteta prej gangsteri, vërejti Omer Nishani, kur njerëzit ”zhdukeshin” tamam në mes të ditës dhe askush s’dinte gjë për fatin e tyre… Omer Nishani më tej filloi të më flasë për censurën mbi letërkëmbimin privat nga ana e ministrisë së punëve të brendshme. Ai s’mungoi të deklarojë se si ishte vendosur censurë mbi letërkëmbimin e tij privat, si kontrollohej për këtë ai qe i bindur, letërkëmbimi i vetë Enver Hoxhës etj… Ngjallën në popull një pakënaqësi të madhe. Çdo patriot i vërtet i bënte vetes pyetje legjitime: ”A thua e tillë duhet të jetë demokracia popullore?”…
Fq. 56: Nr.16 Shënime nga biseda e J.V.Stalinit me Enver Hoxhën mbi marrëdhëniet shqiptaro-jugosllavë, politikën e jashtme dhe të brendshme të Shqipërisë Moskë 23 mars 1949 Ora 22.00 SEKRET.
Fq. 58-63: …Hoxha thotë se letrat e partisë bolshevike drejtuar KQ të Partisë Komuniste Jugosllave dhe rezoluta e Byrosë Informative e shpëtuan Shqipërinë nga katastrofa e pashmangshme. Shoku Stalin pyet nëse mund të konsistonte kjo katastrofë. Hoxha përgjigjet se nacionalistët jugosllavë ndiqnin qëllime të caktuara që drejtoheshin kundër BRSS, kundër kampit demokratik antiimperialist, kundër vetë Shqipërisë. Shoku Stalin shton: ”Edhe kundër myslimanëve”. Hoxha bie dakord me këtë… Në këtë veprimtari minuese ata mbështeteshin në përkrahjen e partizanëve të tyre të përfaqësuar nga Koçi Xoxe, Pandi Kristo. Shoku Stalin pyet nëse personat e përmendur janë sllavë. Hoxha përgjigjet pozitivisht, duke thënë se Koçi Xoxe është nga Maqedonia, kurse Pandi Kristo nga Korça. Shoku Stalin pyet se çfarë feje kanë këta njerëz. Hoxha përgjigjet që këta janë ortodoksë. Hoxha deklaron se letrat e KQ të PK (b) të BS demaskuan qëndrimin armiqësor të trockistëve jugosllavë. Sikur të mos ishin këto letra, komunistëve të ndershëm shqiptarë do t’u duhej herët apo vonë të dilnin përsëri maleve për të bërë një luftë të re… Shoku Stalin thotë se në këto letra nuk janë ndriçuar të gjitha çështjet, sepse ne në atë kohë nuk i dinim të gjitha. Ne vetëm më vonë morëm vesh, për shembull, që kur jugosllavët donin të dërgonin në Shqipëri një divizion të tyre, ata kishin jo vetëm atë qëllim për të cilin flisnin, jo qëllimin e mbrojtjes së Shqipërisë nga një agresion grek, por një tjetër qëllim; të përmbysnin rendin që ekziston në Shqipëri. Këtë ne e morëm vesh pastaj. Shoku Stalin thotë se jo vetëm shqiptarët nuk qenë mjaftë vigjilentë, por edhe ne nuk kuptonim gjithçka…Hoxha shton se kur mori vesh për planet e jugosllavëve për të dërgua për në Shqipëri divizionin e tyre, mendoi se këtë çështje jugosllavët e kishin koordinuar me qeverinë sovjetike. Shoku Stalin përgjigjet se jugosllavët përgatiteshin ta dërgonin divizionin e vet fshehtas nga ne, por ka shumë të ngjarë që ata t’u kenë dhënë të kuptojnë shqiptarëve që kjo është bere me pëlqimin e BRSS. Ne morëm vesh për planin jugosllav vetëm rastësisht nga njoftimi i Hoxhës. Kur ne i shamë jugosllavët, ata kërkuan ndjesë dhe thanë qe ky qe një gabim.
Shoku Stalin pyet se çfarë përqindje zënë në perberjen kombëtare të Shqipërisë joshqiptarët. Hoxha përgjigjet se në Shqipëri jetojnë grekë dhe hebrenj, por ata janë të pakët. Përveç kësaj në Shqipëri ka rreth 6-7 mijë maqedonas… Shoku Stalin pyet nëse ka shumë shqiptarë në Maqedoni. Hoxha përgjigjet se në Jugosllavi jetojnë afro 1 milion shqiptarë. Shoku Stalin pyet: çfarë shqiptarësh janë këta nga pikëpamja e fesë. Hoxha përgjigjet se këta në tërësi janë myslimanë dhe pjesërisht katolikë nga rrethet veriore të Shqipërisë. Shoku Stalin pyet nëse në Shqipëri ka shumë ortodoksë, si dhe persona që kanë fe të ndryshme nga myslimanizmi. Hoxha përgjigjet se ortodoksët në Shqipëri zënë 30-35% kurse katolikët 10-15%… Shoku Stalin pyet se ç’gjuhë flasin ortodoksët dhe katolikët në Shqipëri. Hoxha përgjigjët se të gjithë ata flasin në gjuhën shqipe…
Demokracia e brendshme në parti pothuajse nuk ekzistonte. Struktura organizative e partisë e kopjuar tërësisht nga jugosllavët, ishte difektoze. Partia ndodhej nën kontrollin e plotë të organeve të sigurimit të shtetit…
Fq -79-81: Hoxha thotë se do të dëshironte të prek edhe një çështje shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Puna është që shifrat shqiptare janë hartuar në baze të kodit jugosllav. Prandaj jugosllavët kanë mundësi të deshifrojnë të gjitha telegramet shqiptare. Qeveria shqiptare lutet të dërgohet në një instruktor sovjetik, i cili mund të ndihmojë Ministrinë e Punëve të Brendshme për hartimin e një shifre të re… Hoxha shton se organet e sigurimit të shtetit të Shqipërisë kanë konstatuar se në Shqipëri ka disa radiotransmetues të fshehtë, njeri prej të cilëve është vendosur diku në zonën e qytetit të Shkodrës. Shoku Stalin përgjigjet që impiante radiopelengatore mund të dërgojmë…
Hoxha thotë se jugosllavët po zhvillojnë një propagandë të sforcuar kundër Shqipërisë, si nga territori i vetë Jugosllavisë, ashtu edhe brenda Shqipërisë, duke krijuar atje në mënyrë metodike rrjetin e vet agjenturial. Veç kësaj, jugosllavet bënë një propagandë intensive në kufijtë veriorë të Shqipërisë, duke u përpjekur të nxitin qytetarët shqiptarë të arratisen nga Shqipëria në Jugosllavi. Kjo propagandë ka pasur njëfarë suksesi, dhe një numër mjaft i madh fshatarësh është arratisur në Jugosllavi, nga Shqipëria Veriore. Jugosllavët përpiqen të marrin në duart e veta udhëheqjen e bandave që po bëjnë kërdinë në rrethet veriore të Shqipërisë. Udhëheqësit jugosllavë përpiqen të bashkojnë dhe të organizojnë elementët reaksionarë brenda Shqipërisë… të përmbysin regjimin ekzistues në Shqipëri. Pak kohë më parë u zbulua një bandë e drejtuar nga misioni jugosllav dhe më 21 mars banditët dolën para gjyqit shqiptar… Hoxha thotë se shqiptarët po ashtu nuk rrinë duarlidhur. Ata zhvillojë veprimtarinë e vetë kundër trockistëve jugosllavë dhe mbajnë kontakt me pakicën shqiptare që jeton në Jugosllavi. Përveç kësaj shqiptarët kanë organizuar emigracionin e jugosllavëve, ndonëse edhe ndaj jugosllavëve që vijnë në Shqipëri na duhet të mbajmë një qëndrim shumë të kujdesshëm, pasi midis tyre ka njerëz të Rankoviçit. Shoku Stalin vëren që Rankoviçi po i përhap agjentët e tij. Hoxha thotë se për mendimin e tij klika e Titos do të asgjësohet si rezultat i luftës politike që do të kthehet në një lëvizje partizane të armatosur. Shoku Stalin thotë se kjo nuk përjashtohet…
Vijon…

Prishtinë, 8 janar 2012

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/01/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk