REALITETI I SHIKUAR NGA KËNDVËSHTRIMI HISTORIK, POLITIK DHE ANALITIK

13
Aug
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Në 22-vjetorin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit
(2001 – 2023)
Në vazhdim do të paraqiten të tri këndvështrime të ndryshme në lidhje me këtë çështje, të cilat në një formë e përplotësojnë njëra-tjetrën, pa pretendime se kjo temë është shterruar për analiza dhe studime të mëtejshme.
2. Këndvështrimi politik
Nga lideri i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti
Mesazhi i Ali Ahmetit për 22 vjetorin e Marreveshjes Kornizë të Ohrit
Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, lideri i BDI-së Ali Ahmeti thotë me këtë dokument u avansua statusi juridik-kushtetues i shqiptarëve në Maqedoni.
“Sot, më 13 gusht, po shënojmë përvjetorin e 22-të të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Pas luftës së UÇK-së dhe miratimit të ndryshimeve kushtetuese në vitin 2001, po i tejkalojmë dhe barierat e fundit drejt barazisë së synuar, por të mohuar.
Sot gjuha shqipe dhe flamuri kombëtar bashkë me tri universitete në gjuhën shqipe, janë zyrtare.
Sot shqiptarët i gjen gati në të gjitha dikasteret por dhe duke drejtuar me përgjegjësi institucionet e vendit, duke demostruar kapacitete drejtuese me përgjegjësi shtetërore.
Sot jemi pjesë e Aleancës Euro-amerikane, jemi në NATO. Po ndërtojmë edhe autostrada me Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe me rajonin, ku po unifikojmë kufijtë. Hapëm negociata për anëtarësim me BE-në dhe po përfundojmë skriningun. Për të rrumbullakësuar procesin e barazisë dhe integrimin duhet të ndërmarim edhe hapin e fundit të ndryshimeve kushtetuese. Vendimet e mëdha kërkojnë guxim dhe jo kalkulim, kërkojnë vizion e jo shkurtpamësi, kërkojnë prirje e jo strukim, nuk guxojmë të humbasim shansin e të shuajmë shpresën e qytetarëve për një vend dhe rend europian. Punët nuk përfundojnë asnjëherë, ashtu siç edhe detyrat tona nuk mbarojnë. Po nevojitet angazhimi yni i përditshëm për të përafruar standardet tona me ato europiane, prandaj ne nuk ndalemi por ripërtrihemi në çdo sfidë që përballojmë. Sot kujtoj edhe të gjithë dëshmorët dhe invalidët, veteranët e martirët, dhe familjet e tyre me nderimet më të larta.
Sot, padyshim se jemi më mirë se dje por punojmë që e nesërmja të jetë më e mirë se e sotmja. Gjithmonë bashkë, prandaj dhe në këtë përvjetor të Marrëveshjes së Ohrit, bëj thirrje për bashkim e unifikim rreth Frontit Europian si nevojë dhe përgjegjësi historike e kohës dhe hap i domosdoshëm për të siguruar të ardhmen.
Vetëm të bashkuar jemi më të fortë!” /Tetova Sot/
(13 gusht 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk