Regjisori i madh i Hollivudit Coppola, flet shqip: Mëngjesi, kështu thoshte gjyshi im!

13
Aug
2023

Francis Ford Coppola, një nga regjisorët më të mëdhenj të botës duket se nuk ka harruar të përshëndesë në gjuhën e parardhësve të tij.
Mbrëmjen e djeshme, Coppola ka qenë pjesë e emisionit shumë të famshëm në “Jay Leno’s Garage” të gazetarit Jay Leno në tv CNBS. Sapo Leno zbret nga makina dhe afrohet tek veranda e vilës së Coppolas vendosur në një sfermë me hardhi në Kaliforni, regjisori i madh i thotë: “Mëngjesi.”
“Mëngjesi” – ia kthen edhe Jay Leno, duke shtuar – “Nuk e di se çfarë do të thotë thotë kjo?”

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

– “Domethënë se nuk ka njeri këtu’, bën shaka regjisori i madh duke shtuar; “kështu thoshte gjyshi im kur i uronte mireseardhjen dikujt” – sqaron Francis Coppola…
Kërkimi ne origjinën e familjes Coppola nxori se ata kanë emigruar në SHBA nga Bernalda, Basilicata, Itali. Zonë ku dihet se ka pasur, komunitete të mëdha arbëreshe, madje edhe sot, por më pak.

Coppola është bërë i famshëm për triologjinë “Kumbari”, filmin me temë nga lufta e Vietnamit- “Apokalips Noë”, “Drakula”, e shumë e shumë filma të tjerë, të cilët thuajse të gjithë kanë marrë çmimet

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk