Rendi i ‘ri’ dhe demokracia liberale!

27
Mar
2023

Shkruan: Medai Shaholli
– Demokracia liberale borgjeze si rend i ‘ri’ është sistemi i të fortit mbi të varfërit, si një mënyrë për t’u pasuruar përmes rrugëve jo të ndershme duke sunduar pastaj si oligarkë të këtij sistemi, një shumicë fatkeqe në ‘fushën e gjerë të minuar’ të ekonomisë së padrejtë dhe jo sociale të tregut siç është demokracia liberale?
-Rendi i ‘ri’ i demokracisë liberale dhe shoqëria jonë pse janë të ndarë sot në një pakicë pasur dhe në një shumicë të varfër?
-Të pasurit dhe të varfërit në demokracinë liberale përbëjnë dy klasa të ndryshme, ku nga pushteti i oligarkëve favorizohet pakica dhe denigrohet e shtypet shumica!
-Pse shqiptarët janë të kënaqur pa vetëdije me demokracinë liberale (kapitalizmin) dhe pse shumica e përbëjnë shtresën e ulët dhe të varfër?
-Përse shqiptarët përqafuan deokracinë liberale kur ky sistem nuk solidarizohet me të varfërit dhe e lë shumicën e varfër në sakmje dhe mjerim, por mbështet dhe favorizon vetëm një pakicë të vogël?
-Pse ky rend nuk i bëri të pasur shumicën e shqiptarëve por vetëm një pakicë të papërfillshme?
-Pse demokracia liberale është rend që diskriminon dhe shtyp e sundon shumicën e varfër, kur vetë ata liberalët thonë se demokracia është vullnet dhe vendim i shumicës pa diskriminim klasash?
Janë pyetje që kërkojnë përgjigje nga specialistë të fushave të ndryshm si ekonomistë dhe sociologë që dinë dhe mund të japin shpjegimet e duhura në përballjen e shtresave të kundërta sot në ekonominë e tregut( ekonomisë liberale të kapitalizmit dhe ekonominë sociale të tregut. ( ekonominë e shtetit social apo socialdemokracinë)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 27/03/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk