Replikë ndaj statusit të Dr. Kastriot Melyshit

03
Feb
2026
Huazuar nga FCB: Xhemajl Bega
  1. Paralelizmi midis alienëve dhe gjigantëve është i pavend.
    Alienët, nëse pranohen si hipotezë, mund të përkufizohen si qenie, por nuk mund të krahasohen me njeriun brenda hierarkisë tokësore të evolucionit.
    Sa i përket “gjigantëve”, duhet sqaruar: për cilët gjigantë flasim? Edhe Ariani i hershëm ishte dukshëm më i madh fizikisht se njeriu modern.

    Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
  2. Adami i tretë – Rraca e tretë rrënjë njerëzore
    Rraca e tretë rrënjë, e njohur më vonë në terminologji si lemurianët, karakterizohej nga:

  • Përmasa fizike shumë të mëdha

  • Trup ende i paformuar plotësisht

  • Mungesë e shqisave të jashtme të zhvilluara (sy të jashtëm)

  • Mungesë gjinie
    Deri në fazën e fundit të kësaj race, para aktit simbolik të Prometeut (sjellja e zjarrit hyjnor), “gjiganti” vepronte përmes njeriut ende të pavetëdijshëm — Adami në gjumë.

  1. Zjarri Prometean dhe zgjimi i njeriut
    Me zjarrin Prometean, njeriu u kompletua fizikisht:

  • Trupi u bë më kockor

  • U shfaq ndarja gjinore (femra)

  • Filloi ligji i karmës

  • Njeriut iu dha mendja dhe vetëdija

  • Adami “u zgjua nga gjumi”

  • Filluan të formohen shqisat e jashtme

  • Syri i tretë lemurian (ciklopik) nisi të atrofizohej
    Që nga ky moment, njeriu u bë përgjegjës për veprimet dhe pasojat e tyre. Trupi fizik u bë i vdekshëm, shpirti jo.

  1. Odisea, ciklopi dhe rraca e katërt rrënjë – Atlantët
    Historia e Odiseut me dy sy simbolizon kalimin nga qenia ciklopike në njeriun dual.
    Atlantët, rraca e katërt rrënjë, pasuan lemurianët:

  • Ishin më të vegjël se lemurianët

  • Por krahasuar me ne, ishin titanë

  • Përmasa fizike: rreth 30–100 këmbë të gjatë

  1. Rraca e pestë rrënjë – Ariane
    Pas cikleve shumë të gjata kohore të dy racave pararendëse, rreth 1 milion vjet më parë, lindi rraca e pestë rrënjë — arianët.

  • Adami i pestë

  • Pionierët e saj: pellazgët

  • Përmasa: rreth 13–18 këmbë
    Që nga ajo kohë, përmasat fizike të njeriut kanë ardhur vazhdimisht duke u zvogëluar, deri te njeriu modern (5–7 këmbë).

  1. Thoti – jo alien, por njeri i hyjnizuar
    Rreth 12.000 vjet më parë, Thoti i Tretë i Madh, i quajtur “atlanti” nga Platoni, nuk vinte nga kontinenti kryesor i Atlantidës, por nga një ishull i vogël në Atlantik — relike e superkontinentit të fundosur rreth 1 milion vjet më parë.
    Banorët e ishullit Undal kishin mbijetuar dhe ishin përshtatur gradualisht me tiparet e njeriut të ri, duke ruajtur dijet e shenjta përmes mjeshtërve dhe magjistarëve të mëdhenj.
    Thoti nuk ishte alien. Ai ishte njeri që ishte bërë një me Zotin — Merkuri i Urtësisë — i përmbushur në tre parimet më të larta: mendore, frymore dhe shpirtërore.
    Pas kataklizmës së madhe rreth 12.900 vjet më parë, Thoti dhe të tjerë ndihmuan njerëzimin arian të rimëkëmbej, duke sjellë dije, arkitekturë, arte të fshehta dhe shkallë inicimi.

  2. Njeriu dhe rruga drejt Logos-it
    Njeriu nuk ishte perfekt në kohën e Adamit biblik, nuk është as sot, dhe nuk do të jetë për një kohë të gjatë.
    Evolucioni i tij është një proces i gjatë drejt realizimit të Logosit të fshehur brenda tij — bashkimit me Zotin.
    Zoti është njeri në Tokë, dhe njeriu është Zot në Parajsë.
    Nga rraca e parë rrënjë e deri sot, evolucioni shpirtëror, psikik dhe fizik ka ndjekur një drejtim të caktuar:

  • Trupi eterik → astral → fizik

  • Kulmimi në racën atlante dhe ariane

  • Sot, njeriu gradualisht do të dalë nga materia

  • Do të bëhet më shpirtëror

  • Syri i tretë do të riaktivizohet në formë subtile

  • Do t’i hapet rruga Adamit të gjashtë dhe të shtatë

Dr. Kastriot Melyshi,
këshilla ime miqësore është të hiqni dorë nga interpretimet subjektive që përzien mite, Bibël, alienë dhe histori pa koherencë. Kjo devijon mendjet e lexuesve dhe nuk i shërben së vërtetës.
Sipas ligjit të shkak–pasojës, çdo ngatërrim i qëllimshëm i dijes kërkon korrigjim. Mos merrni përgjegjësi më të mëdha sesa ato që ju takojnë në këtë jetë, sepse ajo që ngatërroni sot, do t’ju duhet ta rregulloni më vonë — në këtë ose në një tjetër cikël.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/02/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk