NJOFTIM
Të dashur vëllezër dhe motra,
prej muajsh kam “luft” me individë që thonë gënjeshtra për mua si virtualisht ashtu edhe privatisht, pa më takuar kurre!
Po përhapen thashethemet se jam punëtore i Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, se dy shtetet e mia më paguajnë mijëra euro për këtë punë që bëj etj.
Njerëz të dashur, unë 11 vjet që bëj atë që po bëj dhe nuk kam marrë asnjë euro as nga Republika e Kosovës e as nga Shqipëria, e lëre më ato mijëra euro që thoni se më paguajnë mujore.Gjithçka kam bërë, e kam bërë në emër të Atdheut dhe nga dashuria për të.
Kur bëhet fjalë për intervistat me të rinjtë nga Sanxhaku, të cilat i realizova me një mikeshen tem,e kam realizu vet pa asnjë ndihmë financiare.
Dhe po, sa i përket shtetësisë, nuk kam shtetësi as nga Republika e Kosovës dhe as nga Shqipëria.
Do të lutesha të mos përhapni gënjeshtra, sepse së pari mëkati është nga Zoti dhe së dyti po më bëni një padrejtësi të madhe.
Me respekt,
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!