Respekto dhe vlereso te verteten, ne se don t’i japesh vlere vetes e atedheut!

20
Oct
2025

      Respektojeni LEGJENDARIN per krijimin e USHTRISE SE LAVDISHME NACIONAL CLIRIMETARE, drejtimin e asaj lufte legjendare qe beri ajo ushtri dhe CLIRIMIN E ATEMEMEDHEUT.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

      Per te tjerat “mos thoni” asnje fjale mbi realitetin qe SHQIPERINE, e ngriti nga hici, nga balta, malarja, keneta, dhe analfabetizmi i plote, mbi 95% e popullsise, e beri shtet moderrn, me industri qe prodhonte gjithcka, e me bujqesi moderne, qe siguroj edhe buken ne vend.

      Per kete periudhe ndertimi, “keni te drejte te harroni e ta shani”, sepse “keni qene e jeni shume te vegjel e nuk mbani mend”, por ama “cekun e bardhe”, mire e perdoret per t’i nxjerre ujet e zi SHQIPERISE. Tani “krenoheni” se pa Serbine “vdesim per buke”. Fare e ndyre tradhetie, fare grami (krisje) e hiskelli, helm kunder ekzistences kombetare.

      VLERESONI PUNEN DHE REZULTATET, lereni menjane ideologjine. Askush nuk u thote qe te riktheheni ne ate ideologji e praktike, sepse ai sistem per dymije leke te vjetera shqipetare, baras me dy dollare amerikane sot, te plaste ne burg, e “te jepte te drejten e statusit te te denuarit politik nga “diktatura” tani ne demokraci”. Mos e hani ate “koq* te ullirit”, te keni shtet ligjor, se mbushni burgjet. U duhet vetem rrumpalla e hajdutit, e krimit te organizuar, e zhdukjes ne “drejtim te paditur”, ndryshe nuk jetoni dot, nuk pasuroheni, “pa pune e madhe, populli, heeee…, populli pune e madhe, ai te shkoje ne te sem*s”, mjaft qe ju te mbushni banka e xhepa. Ndaj mos kini frike, se as socializmi, as komunizmi nuk ndertohet me .ju, dhe asnje propagande nuk mund te behet per te, sepse “ka fituar demokracia”!

      Shqipetaret duhet te ndertojne shtet, duke filluar me ndertimin e nje sistemi te vertete demokratik votimi, jo me lista te mbyllura, “per te mos cimentuar ne karriket e pushtetit”, te kriminelave qe kane aq sa nuk dine sa kane nga vjedhja e pasurise se popullit e te atedheut.

      Eshte nje vend i vogel afrikan, ne Veri Perendim te atij kontinenti, i quajtur BURKINA FASO, ku nje bir i thjeshte, i atij populli, i betuar me jeten e tij, Kapiten Ibrahim Traore, nje djale i ri ne moshe, ngriti popullin ne kembe, shporri imperializmin francez, ndaloj bazat e huaja ushtarake ne vend, i kerkoj popullit te rri gati, me arme ne dore kunder cdo kolonializmi, bllokoj dhe vuri ne sherbim te popullit e te vendit te tij te gjitha pasurite minerale, filloj ndertimin e suksesshem te nje bujqesie dhe industries moderrne, ndertoj shtepi falas per popullin e tij, shkolla, spitale, rruge moderne e hekurrudha me te cilat kerkon lidhjen me shtetet e tjera te Afrikes, duke pasur synim edhe fuqizimin ekonomik te vendeve te tjera te kontinentit. Ky djale i ri, margaritar per popullin e tij dhe tere kontinentin, i ka shpallur lufte pa kompromis korrupsionit, ka ngritur shume gjykata dhe burgje te reja, duke e bere te denueshme me njezete vjet burg, cdo veprim korruptiv, te kujtdo, qofte edhe per here te pare, e duke deklaruar, qe edhe ai vete, ne se vertetohet per korrupsion, eshte i gatshem te shkoje njezet vjet ne burg.

      LAVDI BURRIT TE MADH TE SHQIPETARISE, ENVER HOXHA.

      Lavdi 28 dhe 29 Nentorit, dy festive te lavdishme te historise sone kombetare.

LUAN QEMAL BACI
19 Tetor 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 20/10/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk