Revolte e SHQIPTARIT te nderuar Pavli Kosta

20
Aug
2023
Shkruan: LUAN BACI

Revolte e SHQIPTARIT te nderuar Pavli Kosta, eshte revolte e nje populli te tere, po pse populli nuk bezan, cfare pret?!
Revolte e individeve te shumte, zemerimi dhe duhet te ngrihen, dhe uragani popullor t’u thote stop korrupsionit dhe degradimit te gjithanshem.
Shtohet pyetja, a e meritojme vertete ne lirine, kur u perdhose nga “demokratet” blu (Lexo te zinj), qe shkaterruan deri permendoret dhe varret e deshmoreve?!
A e meritojme vertete ne lirine, kur luftetaret e UCK-se denohen me burg, lihen ne varferi e mjerim, e deri sa kryejne vetevrasje?!
A e meritojme ne shqiptaret lirine, kur nuk marrim ne mbrojtje bijte tane qe na i barazojne me armikun, e i perplasin ne burgje, nentoka kundershqiptare, ne veprimtarine te organizuar nga shqipfoles dhe te huaj, qe pretendojne se bejne drejtesi?!
A e meritojme ne lirine, qe se fundi edhe ne goditjen qe i jepet familjes atdhetare GOXHAJ, e cila u perfshi e tera ne luften per clirimin e Kosoves, i burgosin te birin qe arriti te luftonte deri tek “MOLLA E KUQE”, i nderuari DRITAN GOXHAJ, dhe i burgsur se fundemi vetem per fjalen “e lire” si gazetar investigativ?!
A e meritojme ne lirine, kur nuk ngrihemi masivisht ne mbrojtje te bijeve tane, e tani te heroit DRITAN GOXHAJ, qe kerkohet te perdoret si “koke turku” per te trembur KOMBIN SHQIPTAR qe te mos guxoje te kerkoje te drejtat e tij te neperkembura nga politika Evropiane, e tani se fundemi edhe nga shqipfolesit e veshur me pushtet?!
A e meritojme ne vertete lirine kur ne mbrojtje te luftetareve tane, protestojne me pak njerez se sa protestojne per byt*e jashtet e “Big Brother”, dhe te emisioneve seksi ne televizionet shqiptare?!
Liria nuk eshte baraz me “Big Brothers”, me klubet e nates, me baret e kafenete e panumerta, ajo eshte tek ekonomia dhe industria e shkaterruar, tek ndalimi i vjedhjes se pasurise kombetare, e me rradhe.
Liria eshte tek tradita jone kombetare e atdhedashurise qe na ka ruajtur ekzistencen tone kombetare ne shekuj, ndaj duhet thene me ze te karte:”PO, NE E MERITOJME LIRINE, por duhet te kthjellohemi, e te rindezim krenarine kombetare, te ndergjegjesohemi e te mos vrapojme te behemi si kemi filluar te nje vend e popull tallava.
Ja se cfare shkruan Ii nderuar Pavli Kosta:
“Per cilin shtet demokratik e keni fjalen !? Per shtetin Shqiptar , anti shqiptare qe e ka nxjerre Shqiperine dhe Popullin ne pazar .
A mund te quhet popupll , populli shqiptar qe kur i mohohet gjaku i bijve me te mire ne LANC , mohohet UCK, i mohohet gjenocidi Kosove dhe ne Cameri dhe arrestojne dhe burgosen bijte e tij dhe nuk reagon, po pret nga miqte e rreme shpetim , ose nga Zoti ndonje mrekulli !
Po 182 intelektuafe te shquar te viteve ne 90-qe firmosin nje deklarate kunder diktatures , ku jane !?
Nje pjese vertet kane vdekur , por te tjeret jane gjalle ,te vdekur por te pa kallur ( pa varrosur) sillen verdalle politikaneve si qener te zgjebosur !😥”

20 GUSHT 2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 20/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk