REVOLTOHEM NGA KËTO PRAPAKTHIME HISTORIKE REAKSIONARE?!

11
Apr
2024
Shkruan: Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

( Mendime të thelluara dhe opinione rreth preokupimeve tona…)

Një popull që lejoi dhe po lejon,-tjetërsimin, (konvertimin), bastardhimin dhe ndryshimin
1.
e Gjuhës,
2.
e Flamurit,
3.
Identitetin
dhe
4.
prekjen e kufijve të atdheut, në emër të njëfar shteti, “multi-etnik, si Kosova, -druaj, do t’i humbë të gjitha!
9 Prill, 2024

RROFTË FLAMURI KUQEZI!

Jo, fotografi me flamos laramanin e huaj!
Hiqni fotot me laraman-
flamosin e Ahti Sarisë!
Mikut të Serbisë, dinakut nga stepat e Skandinavisë!

E shihni!
Nuk jemi të edukuar sa duhet thellësisht dhe gjerësisht, puro kombëtarisht!.

E trisht!
Shumë shpejt tjetërsohen dhe shumë lirë shiten tek të huajt shqiptaret dhe shqiptarët: “patriotet dhe patriotët me bateria”?!!!

Një popull që lejoi dhe po lejon, -tjetërsimin, (konvertimin), ndryshimin
e Gjuhës,
të Flamurit,
të Identitetit dhe prekjen e kufijve të atdheut, në emër të njëfarë shteti,
“multi-etnik, -druaj, do t’i humbë të gjitha!
9 Prill, 2024

KONSTATOJ:

Sipas dëshmive historike konstatoj: kur mbaron “Lufta e ftohtë”, fillon Lufta e nxehtë!
9 Prill, 2024

KUSH E RIKHEU GURIN E ZI NË VENAT E GJAKUT SHQIPËRI
-SHQIPËRI?!

…Gur Ziun e kufirit Shqipëri-Shqipëri,
e hoqën, heronjtë, trimat e UÇK-së, si Ademi, Fehmiu, Zairi Agimi e të tjerë!..
Por, ç’do,-kur tradhtia fshihej me komplote si pelini!
-Ai gur i rëndë nga fuqitë e mëdha dhe reaksioni i brendshëm i politikës dhe diplomacisë “kosovare” dhe “shqiptare”, u vu përsëri, tani na rrin në qafë, kullon gjak kjo plagë në kufi-zi!…
Vallë, mos do të rrokulliset ky “gur sizifi” pa luftërat tona, ndër brezni?!!!
Vallë, -mos “Dikshëve”, si dikur më parë, po iu shkojnë përshtati, përsëritja e LÇ-re të kombit tonë, duke na e ricopëtuar Shqipërinë.
-Kjo është Europa dinake,
Kjo është Amerika anemike, bashkë me tradhtinë dinake dhe cinike që shkelën e po shkelin, mbi gjakun e dëshmorëve, mbi qëndresën e tyre heroike!
9 Prill, 2024

ME KORDINIM APO PA KORDINIM ME “MIQTË” NDËRKOMBËTARË?!

Kjo është bota e poshtër e sistemit kapitalist, e sistemit të
turpeve dhe të krimeve: të drogës dhe prostitucionit kur “njeriu” për para nuk e mëshiron as e njeh njeriun: e shkatërron shoqërinë njerëzore dhe vendin e tij. Nuk ngopet me djersët dhe gjakun e njerëzve të pafajshëm, punëtorë, të ndershëm dhe liridashës.
-Skena të tilla të turpshme dhe kriminale, në sistemin socialist s’i kemi parë as dëgjuar!…
Ju, që keni dashur demone-kraci, shijojeni tani me opium o “shqiptarët e mi”!!!
E keqja është se, “Drurët e njomë, po digjen pranë drurëve të thatë”.
( Populli).
Megjithatë, edhe këtyre maskaradave dhe mizorive, do t’u vij fundi!
Betejat vazhdojnë!…
9 Prill, 2024

PSE HESHTIN POLITIKANËT DHE DIPLOMATËT E SHQIPËRISË ETNIKE?!

Politikanët dhe diplomatët shqiptarë në dialog me Serbinë Fashiste, me Rusinë Cariste, me Europën kolonialiste, me Amerikën anemike,-këto dy decenie do të duhej doemos të shtronin këtë çështje për zgjidhje në kancelaritë e Vjenën, në Brukselit, Ohrit, Washingtonit e gjetkë.
Bota “demokratike” edhe sot e sot, Turqisë po i kërkon llogari: po i kërkon dëme të luftës e të tjera…,-për gjenocid mbi armenët (1915), por, po kjo botë cinike dhe dinake, “demokratike”, po heshtë dhe dëshiron që ta mbulojnë me pluhurin e harresës gjenocidin mbi shqiptarët dhe copëtimin e Shqipërisë që nga Nishi, në Malësi të madhe në Tregun e Ri (Jeni Pazar) e gjer në Çamëri?!
Nëse ato shtete mike dhe armike heshtin, nuk duhet të heshtë Shqipëia Etnike dhe shtetet e vërteta mike tonat.
Gjaku s’bëhet ujë!
Territoret shqiptare, nuk duhet lejuar të mbeten koloni të huaja.
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
10 Prill, 2024

KAFITERITË PLOT?!!!

Kafiteritë janë vende ku pasqyrohet plaga shoqërore kapitaliste e papunësisë, e përtacisë, e varfërisë psiqike dhe materiale, të nivelit të ulët të kulturës të një populli dhe vendi:
1.
Pse njerëzit nuk shkojnë në punë:
në fabrika,
në uzina,
në kombinate,
në ara,
në fusha dhe
në male?!
2.
Pse njerëzit,
nuk shkojnë
në biblioteka,
në shtëpi kulture,
në halla. sportive etj?!!!
10 Prill, 2024

E PYETËN LUANIN?!
(Motiv popullor)

… E pyetën luanin, pse e ke qafën e trashë?
-Pasi hungëroi (u kollit rëndë, rëndë) e, tha:
“Punët e mia i pleqërojë dhe i kryej vet,-nuk lejoi të m’i pleqërojnë, as të
‘m’i kryejnë të tjerët”!
-Prandaj, populli ynë thotë:
“Filani”, ishte apo është si luan, dhe “Filanja” ishte dhe është si luaneshë”.
10 Prill, 2024

NUK MË FTUAN NË NJË CEREMONI FESTIVE?!

…Sa, shumë “qenka bërë nami”, që më paskëshit harruar?!
“Me ardhjen time,
Çka fitoi gjithësia,
Po, me ikjen,
Mos i prishet bukuria” !
(Omar Khajam).
10 Prill, 2024

MERRUNI ME PUNËT TUAJA?!

Merruni me punët tuaja të mira, jo me punët e të tjerëve,-pa qofshin ato edhe punë të mira!…
Tingëllon kjo ca egoizëm, mirëpo është e drejtë dhe njeriu i mirë, ka më pak shqetësime me të tjerët dhe të tjerët gjithashtu, kanë më pak shqetësime me të…
10 Prill, 2024

NUK KISHTE AS NUK KA ENVERISTË DHE ENVERISTE TË DENJA ASHTU SIÇ E KËRKUAN DHE PO E KËRKOJNË SITUATAT!

Nga një komunikim me ca miq në fzb:
Nga Grupi enveristët:

Po, ku ka enveristë sot, more budallenj, se, po të kishte enveristë, nuk do të na sundonin hajdutët kriminelët dhe tradhtarët.

Nga Fadil Shyti:

Mendoj, mjerisht, kjo është e vërtetë e hidhur!
Pas vitit famëkeq 1991, kishte enveristë dhe enveriste dhe ka me mendje dhe me zemra që e duan Enverin, PKSH/PPSH kur e drejtoi gjeniu Enver e duan dhe sistemin socialist me idetë e ndritura të m-l , por, nuk ishim as nuk jemi konsekuentë, të organizuar, sa duhej dhe sa duhet: me teori dhe praktikë të fuqishme revolucionare!…
Qofsha i gabuar!
Shifra: I revoltuari e thotë të vërtetën!
10 Prill, 2024

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 11/04/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk