Revoluvioni nga tavarish raboçikllas te doma ruse tavarin hiç fare!

30
Mar
2023

Shkruan: Genta Petro Kaloçi
Kompania dhe llogaritë në Qipro të kujt janë që transferoi neza i salikmonës paratë në shba??
Parja për të humbur gjurmët filloi me tren nga moska bëri një qëndresë në llogaritë bankare në Qipro (me gjasë mund të jenë ato që përdorte salikmona me emra grekësh nëpërmjet peços dhe tavos) më pas vazhdonin lundrimin në amerikë, bënin një dorë gjum te hani i nezës dhe nga aty hidheshin te strofka e makagonit..
Hajde lundrim hajde, paret kaluan me not e çanë 7 dete e tre oqeane njësoj si ato përrallat tona të fëminisë..
Çështja është se, makagonit në gjyqin me dyer të mbyllura i vunë konfiskim të gjitha aseteve të përfituara nga paret rusoalbanistaneze të pagëzuara në kolibithrën greke të Qipros nëpërmjet salikmonedlulushit shpk.
Mua më habisin elementët përsëritës në të gjitha rastet si në paditë në amerikë, përmenden llogaritë në Qipro ashtu si dhe në akuzat e Spak kundër salikmonës për fondet, pagesat, transfertat e domës ruse.
Rastësi edhe kjo?
Megjithatë përtej shakasë, kshu si ka vajt puna dhe me 1000 çështjet gjyqsore të trampit dhe xhulianit me shokë te i cili varin shpresat kta të rajonit nuk ka oqean që i lan, vetëm i përlan. Gjarpri për të shpëtuar kokën, jetën këput bishtin.
Ju kokndriturit si mendoni se, këta të tranzicionit tridhjetvjeçar rajonal që po japin shpirt vitet e fundit çfarë janë, koka apo bishti i trampit?
Në një gjë bie 100% dakort me lelën e pd1/2 kur thotë se, “saliu ktej e tutje ka hallet e veta”.
Shtojmë edhe marrveshjen e firmosur pas tre dekadash me Shba për ekstradime e b/punim në luftën kundër krimit e terrorizmit (rajonal sllavoiranian) më lind natyrshëm pyetja, vallë çfarë i pret?
Të shkojnë vetë te Spaku, mblidhni boçet me veshje kashmiri dele rud indian andej nga krekoseni që keni prejardhjen dhe mos e vononi se mbase ju bëjnë ulje ofertë dënimesh, në çdo 3 akuza merrni një falas! Ah, për pak harrova, këta të gjithë pa përjashtim nga 90a presin shpëtim nga revolucioni i domës ruse, por tani për tani ora e kremlinit ka ngelur nuk ka komunist as për aromë, bukuri e jo më për revolucionin e rradhës. Doma ruse nuk ka tavarish raboçikllas, por janë tavarin hiç fare.
Flijeni mëndjen, mo na lodhni shumë, nuk ka revolucion me bam bum bam bum si dikur. Evolucioni i dijes, llogjikës, botkuptimit, është “revolucioni” i radhës.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/03/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk