Rezistenca antifashiste në Shqipëri në sytë e Shërbimit Sekret Britanik “SOA”

16
May
2025
Shkruan: Prof. Dr. irakli KOÇOLLARI

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Më 13 Korrik të vitit 1940 u krijuanë Londër një strukturë e vecantë e inteligjencës ushtarake të luftës, e emërtuar SOE (Special Operation Ekzekutiv- Struktura për Kryerjen e Operacioneve Speciale) nga një përzjerje e tre Shërbimeve ekzistuese Sekrete Britanike. Qëllimi dhe misioni i saj ishte të organizonte veprimtari spiunazhi, sabotazhe, nxiste dhe mbështeste lëvizjen e rrezistencës së armatosur lokale në prapavijat e Europës së pushtuar nga gjermanët. Gjatë viteve të Luftës ajo strukturë e ngritur me inisiativën e kryeministrit britanik shpesh u thirr “Ushtra Sekrete e Cërcillit”.
Misioni i SOE dhe i ushtarakëve Britanikë në territoret e Ballkanit të pushtuar nga gjermanët dhe konkretisht në Shqipëri, ishte:
1. Të nxisnin dhe mbështesnin lëvizjen e rrezistencës kundër pushtuesve nazifashistë në prapavijat e tyre, dhe ti shkaktonin në maksimum dëme dhe shqetësim forcave gjermane të pushtimit. (1)
2. Të vlerësonin nëse do të konsiderohej Shqipëria një vend mik apo armik, pjestar i Boshtit apo i Aleancës Antifashiste?
3. Të përcaktohej mbi bazën e kontributit ose jo në rrezistencën antifashiste – Cilat do të ishin kufijtë e Shqipërisë mbas Luftës së Dytë Botërore?
Kontaktet e para të misionarëve të SOE-s me lëvizjen e rrezistencës antifashiste shqiptare, u realizuan në Prill të vitit 1943, kur një grup ushtarakësh të rinj të kësaj strukture u infiltruan përmes Greqisë së Veriut në territorin shqiptar. Fillimisht, ata hynë në qarkut e Gjirokastrës, në fshatin Sopik, mandej në Polican dhe Zagorie, ku muarën kontaktet e para zyrtare me përfaqësues të dërguar nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë Nacional Clirimtare. Më pas u vunë në kontakt me vetë formacionet partizane në zonën e Leskovikut dhe Ersekës dhe me gjërë me përfaqësuesit e formacioneve të tjera politike në Shqipëri (2)
INFORMACIONET E PARA NGA SHQIPËRIA NËN OKUPACION
Njoftimet e para për rrezistencën antifashiste të forcave shqiptëre, luftimet e njësive dhe formacioneve partizane, që përfaqësuesit e SOE i dërguan qëndrës së tyre në Londër, Kajro e gjetkë, i takojnë mesit të vitit 1943.
Duke iu referuar një pjesë të informacioneve që përcolli kjo strukturë ato kohë Londrës, bëjnë fjalë për luftimet e njësive partizane kundër forcave pushtuese italiane më 3 Korrik 1943, në sulmin ndaj Këlcyrës, ku raportohet se ishin vrarë 40 trupa italiane… se në Qafën e Kicokut u vranë 10 bersalierë – dhe prej forcave partizane ishin vrarë 6 vetë dhe plagosur tre të tjerë.
Pak ditë mbas kapitullimit të Italisë fashiste, misionarët e SOE-s njoftonin mbritjen e trupave gjermane në territorin shqiptar përmes kufijve veriorë të Greqisë. Bashkë me këtë SOE njoftonte goditjen e parë që forcat partizane u kishin dhënë autokolonave të pushtuesit të ri. “Gjermanët, që dogjën Barmashin, humbën nga goditet e forcave partizane 44 vetë dhe u plagosën mbi 100 të tjerë”- njoftonin ata. (3)
Në përpjekjet për të mbështetur përherë e më shumë shtrirjen gjeografike të rezistencën antifashiste në territoret shqiptare, përfaqësuesit e SOE punuan intensivisht për të bindur të gjitha grupimet politike shqiptare të përfshiheshin në luftën me armë në dorë kundër pushtuesit gjerman, si i vetmi objektiv dhe qëllim i cdo lëvizjeje politike.
Por, mbas një numur kontaktesh dhe përpjekjesh, në një njoftim që SOE i bënte qëndrës në Kajro, në Gusht të vitit 1943 theksonin se: “Lëvizja NCL, që këto kohë ka një bazë dhe shtrirje të gjërë politike në vend, …ajo bëri përpjekje për pajtim edhe me Ballin Kombëtar, …. përpjekje të cilat rezultuan të pasukseshme…. … … pas kësaj mardhëniet mes tyre janë ashpërsuar…”
Duke ndjekur me vëmëndje zgjerimin e rrezistencës së armatosur të Frontit Antifshaist Nacional Clirimtar, dhe të radhëve të ushtrisë partizane, operacionet e suksesshme të tyre në shumë krahina të vendit, në fund të muajit tetor 1943 Departamenti i Zbulimit Politik (SOE), duke vlerësuar këto realitete në Shqipëri, e shikonte të nevojëshme dhe realiste, t’u kërkonte strukturave të Forign Officce-it të bënin një deklaratë në mbështetje të rrezistencës antifashiste në Shqipëri. (4)
– KRYEMINISTRI BRITANIK – ÇERÇILL, NË MBËSHTETJE TË RREZISTENCËS ANTIFASHISTE SHQIPTARE
Mbështetur në këtë kërkesë, vetë përfaqësuesi i misionit ushtarak britanik, Komandanti i Krahut Ajror të Jugut, Koloneli Hulbert, duke njohur dhe vlerësuar luftimet dhe qëndresën e formacioneve të Ushtrisë Nacional Clirimtare shqiptare, i kërkoi qeverisë britanike dhe i drejtonte personalisht Kryeministrit Cërcill, në Parlamentin Britanik këtë pyetje:
– I nderuar zoti Kryeministër! Nëse mund të bënit ndonjë deklaratë për guerilet dhe rrezistencën antifashiste në Shqipëri? Cili është qëndrimi politik i Qeverisë Tuaj, ndaj këtij vendi?”
Përgjigja e dhënë nga ana e Cërcillit ishte kjo:
Përgjigja: “Po Zotëri! Mund të deklaroj se – mijra shqiptarë po luftojnë nëpër male për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre.
Nga përvoja e vendeve të tjera të pushtuara, ata kanë mësuar që – e ashtuquajtura pavarësi e dhënë nga gjermanët është tërësisht e gënjeshtër … pas një rrezistence që ata bënë ndaj pushtuesit Italian dhe që ata rrefuzuan ta pranojnë, ai pushtim u zëvendësua nga pushtuesi nazist….. por guerilet shqiptare vazhdojnë të sulmojnë armikun dhe të godasin linjat e tyre të komunikimit…. Oficerët tanë të ndërlidhjes britanike (SOE), që qëndrojnë me këta guerilas kanë lavdëruar shumë cilësitë e tyre luftarake. ….. ne dëshirojmë ta shikojmë Shqipërinë të lirë nga zgjedha e Boshtit (nazi fashist) dhe pavarësinë e saj të rivendosur.” (5)
Pas një pune të gjatë dhe përpjekje insistuese të britanikëve me drejtuesit e formacioneve politike shqiptare, që grupimet politike shqiptare të renditeshin të gjitha në një front unik antifashist, ata nuk gjetën as përkrahjen dhe reagimin e pritur prej tyre. Praktikat dhe shqetësimin që pasqyrojnë këtë qëndrim të paparanueshëm dhe shqetësim permanent të misionarëve britanikë, na i sjell në Tetor të vitit 1943 shefi i misionit ushtarak në Shqipëri, Gjenerali Deivis, në “Raportin javor mbi situatën në Shqipëri”, drejtur Londrës, ku ndër të tjera ai shkruan:
“Fronti Antifashist Nacional Clirimtar i udhëhequr nga Partria Komuniste është e vendosur fuqimisht kundër gjermanëve, por ajo është shumë e reduktuar në efektivitetin e saj nga mungesa e armëve dhe nga mosmarveshjet me Ballin Kombëtar. Luftimet mes Ballit dhe forcave të Ushtrisë Partizane duket se do të jenë të pashmangshme, prandaj gjermanët po e shfrytëzojnë plotësisht këtë situatë.”
Në mësin e muajit Nëntor të vitit 1944, ndërsa forcat partizane ishin duke ndjekur repartet e fundit të ushtrisë gjermane, drejt tërheqjes përfundimtare përtej kufijve veriorë të Shqipërisë, në një analizë të hollësishme rreth politikave që duhet të ndiqte Qeveria britanike ndaj Shqipërisë, Drejtoria Politke e Luftës e Ministrisë së Jashme Britanike, më 24 Nëntor 1944 bënte një analizë përfundimtare, për të gjitha forcat dhe faktorët politikë të pranishëm në ngjarjet dhe skenën e përgjakshme të fuftimeve në Shqipëri. Në të shkruhet:
“Në të vërtetë nuk ka asnjë opozitë reale politike ndaj UNÇL. “Balli Kombëtar” është shpërndarë. Partia zogiste “Legaliteti” e Abaz Kupit nuk arriti të krijojë një opozitë efektive ndaj gjermanëve dhe u shpërnda. Vetë Abaz Kupi është zhdukur. Gjon Marka Gjoni më në fund u kompromentua me gjermanët dhe humbi cdo shans që mund të ketë pasur për të fituar mbështetje të gjërë në Veri të vendit. Përkrahësit e Muharrem Bajraktarit u larguan nga ai dhe tani përbëjnë bërthamën e një prej Brigadave të Ushtrisë Nacional Çlirimtare…

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 16/05/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk