Rikthimi i mundshëm i Serbisë në shtratin e saj real

18
Aug
2023
Shkruan: Prof.Dr. Sadri Ramabaja


Lufta në Ukrainë ka treguar se shumë gjëra që konsideroheshin të pamundura janë bërë të mundshme. Rezistenca ukrainase dëshmoi se, kur populli e don Atdheun e lirinë, ai është në gjendje të bëj çmos që t’i ruaj.
Kushti serb për negociatat me Prishtinë është praktikisht kapitullimi i Kosovës dhe pajtimi me opsionin serb që nënkupton rikthim tek Marrëveshja e prillit të vitit 2013, që për shumëçka na kujton marrëveshjen e fshehtë Zogu — Pashiq të gushtit 1924. Ky opsion do të shpjente tek shpërbërja e Republikës së Kosovës. Ndërkaq pala kosovare me të drejtë pret që Beogradi të ndërgjegjësohet dhe të njoh realitetin politik të krijuar tashmë me pavarësinë e Kosovës.
Nëse Serbia përmes enklavave serbe, sidomos asaj në veriun e Kosovës, pretendon ta krijojë një bazë politike, që nesër do t’i krijonte mundësitë reale për rikthimin e ushtrisë dhe aktiviteteve luftarake, atëherë duket se ajo nuk ka nxënë asgjë nga leksioni i Ukrainës.
Paragjykimi se rikthimi tek opsionet ushtarake, siç preferon një gjeneral serb gjakprishur me emrin Luka Kastratoviç, që preferon madje “operacionin special ushtarak”, shembëllim atij të Putinit në Donbas, është parakushti i vetëm që garanton rikthimin e Kosovës, respektivisht të veriut të saj kaq shumë të gjakuar, është iluzion i lloit të vet. Ky akt mund t’i kthehet Serbisë në një kundërgoditje strategjike, që do ta shpjente tek rikthimi i saj në Pashallëkun e Beogradit, në shtratin e saj real. [Fragment i analizës që po vjen…]

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 18/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk