Mbi të shkëmbit thep, rrin skifteri
Mbi majamotesh, yni diell, Enveri!
Mat epokat, orë e madhe e historisë;
Yllpolari Enver, busull e shqiptarisë!
–
Krejt e trazuar, vlon zemër e tokës;
Se prishur vlerëmorali, i njeribotës.
Vetëtima përmbi male, retë lëshojnë;
Shqiptarisë, kryemalin t’ia rrëzojnë!
–
Jo, nuk rrëzohet Himalaja me rrufe;
Ai, në tonat zemra,“Everest”, për ne!
Në të dheut damarë e, në kujtesë kohe;
Ai, e gjokskombit zemër e çdo moshe!
–
Kryemalin, nuk e gërryejnë dot rrëketë;
As madhështinë, s’ia mbulojnë dot retë.
Rrënjëngulur në zemra, stoik, legjendar;
Sa, i Enverit obelisk, botës, s’është parë!
–
Botëmbushura ustallarë e, plot suflerë;
Lëngon kohëmjera, njeriut s’i njeh vlerë!
Në lartësi majamotevlerash, Enveri rrin;
Lartnori krah me Diell, ndrin ardhmërinë!
–
Rrëpira e humnera, kjo kohëbotë, sot;
Në theqafje ajo, nuk po ngrihet dot!
S’ka më lavdiepoka, as kohëra nderi;
Se në jetë s’janë, Kastrioti, as Enveri!
–
Pas tyre, bota na pau … si shkrumb ferri;
Si kuçedrat na u turren, na shqyen njëheri!
Thuri bota terrnajash netësh, plane ligësie;
Tonave troje e komb, iu ra shpatë pabesie!
–
Dorë s’hiqnin kuçkat, të na copëtonin;
Shqiptarisë, shpirtin duhej t’ia mbronim.
Enverin thiri koha, ç’i ndriti në dorë palla;
Hije i pat ajo betejash e, në kuvende fjala!
–
S’shuhen kohërat, as epokat, dot s’fshihen;
Lartësitë Enverjane, duhen shekuj, të arrihen.
E Enverit madhështi, obelisk, në përjetësi;
Bota sot, ballë Tij, s’ka si Atë, tjetër gjeni!
–
Brezat ndërron jeta, ata, shkojnë e vijnë;
Ikin ca, harrohen, rrojnë disa me lavdinë.
Ndritin ca, ballina shekujsh, ata s’vdesin;
Në zemër, mendje kombi, viganët mbesin!
–
Do të rend serish para, kah i historisë;
Arbëroreve troje, rimbin farë e lavdisë.
Krah Skënderit, vëlla Enverit, fitimtarë;
Bir shqiponje, Adem Jashari, legjendar!
–
Lidhur kohërat sup më sup, bash si malet;
Drejt bashkimit rend kombi, ai s’ndalet!
Ngre fryma Enverjane, heronjtë nga varret;
Rron Enveri legjendash, rrin me legjendarët!
–
Bota le ta dijë, rron lavdia në shqiptari;
S’vdes Enveri, me Diellin rron, në yllësi!
Në të kombit zemër, naltohet, i Tij obelisk;
Sa pandehin se u shua, rilind Ai, si Feniks!


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
