RINISË

30
Jan
2023


Shkruan: Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Rinia jonë heronj tokash,
Rinia juaj , “heronj” drogash!…
Ushtritë tuaja, -armike:
…Në rrugë pakrye,
E kanë vështirë,
Se, -po luftojnë me yje!
.

Vallë, yjet a fiken përjetë…
Në -trojet tona?!
Në detet tona,
Në qielloret tona:
.

Juve, -o kokëshkretë,
Vetëm hijet, spiunët…
Dhe kërrmat tuaja,
Si relike të pista,
Si relike të shkreta,
Kanë me ju mbetë!
Prishtinë, 1981

ATA!

-KJO POEZI ËSHTË BOTUAR NË PËRMBLEDHJEN TIME POETIKE,
“REVOLTË” PRISHTINË, 2014
.

Ishin dy e mbeti, NJË.
Të dy, i përkasin historisë:
Njëri turpit, tjetri lavdisë!
.

Njëri ushtronte maleve, me automat…
Vriste çetnikë dhe tradhtarë,-në shtrëngatë,
Tjetri, kafeneve, i zhytur i dehur hareve!…
Pinte raki dhe makiadë!…
.

Të dy, i përkasin historisë,
Njëri turpit, tjetri, lavdisë!
.

Njëri kishte, një palo shallë,
Krekosej dhe përgjërohej!…
-Zgërdhihej, pas mashtrimeve fshihej…
Për Parisin e Bastijes , kishte mallë!
.

Tjetrin, bukur e hijeshonte Plisi,
Që ia fali trualli, në besim,
Atij të madhit trim,
Me krenari, ia dha fisi!
.
.

Të dy i përkasin historisë,
Njëri, turpit, tjetri lavdisë!
.

Njëri, natyrisht-mjerueshëm,-ra!
Kur në kohë ferri e tmerri ,
Nga lakmia dhe frika,
Puthej e zgërdhihej me shkja!
.

Tjetri, heroikisht u ngrit,,
Madhështor, gjer në qiell,
Dje,-kombit i dha qëndresë,
Sot, i shndritë,-përbesë!
Hiç më pak, se një Diell!
Suedi, 5 Mars, 2010
.

PSE PO VONOHET RIBASHKIMI?!!!
(KLITHMË POETIKE)
.

O, SA SHUMË,-PO NA BËHET VONË…
E, KURRKUSH -S´ PO E DIMË,
DERI KUR -PO SHKON…
ÇDO SEÇ, MIN, ORË,
DITË, JAVË, MUAJ,
E, VITE,-E, SHEKUJ?!…
.

O SA KEQ?!…
SHEKUJT, JETËN PO NA E NXIJNË,
BREZNITË, PO NA I KAPËRDIJNË!…
MBETËM ORE,-NË VENDNUMËRIME!….
.

DERI KUR KËSHTU?!
-TUTJE E TËHU!…
-NË RROKULLIMA-HATA!…
O KOMBI IM, I NDARË?!
.

O SA KEQ- JO, PAK!…
BESA, EDHE I PËRÇARË!…
O, ZGJOHUNI NGA GJUMI,
SE, NA MORI LUMI!…
O, SHQIPTARË!…
.
29 Nëntor, 2011
.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk