Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Një nga çështjet më të debatuara në historiografinë bashkëkohore të Kosovës mbetet roli që luajtën ish-aktivistët, zyrtarët dhe bashkëpunëtorët e institucioneve jugosllave në procesin e formimit dhe kontrollimit politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe të Ibrahim Rugovës si figurë politike dominuese në fillim të viteve ’90-ta.
Ekziston një konsensus i gjerë në literatura të caktuara kritike se, strukturat e ish-aparatit jugosllav – nëpër ambasada, qendra diplomatike, ish-organet e sigurimit (UDB-ës) dhe rrjetet administrative – u rreshtuan pothuajse në mënyrë të sinkronizuar pas LDK-së.
Ky fenomen politik, sipas këtyre analizave, krijoi një kanal ndikimi tejet negativ që nuk ishte në linjë me interesat kombëtare shqiptare, por me stabilitetin e situatës politike të Beogradit në periudhën e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë titiste.
Së pari, fakti se, Ibrahim Rugova nuk u zgjodh në një proces të pastër pluralist e konkurrues, por u emërua si figurë qendrore në LDK-ja, nga një rreth i ngushtë intelektualësh dhe zyrtarësh reaksionarë të lidhur me strukturat e vjetra institucionale jugosllave, me të drejtë ka shtyrë shumë atdhetarë të argumentojnë se legjitimiteti i tij fillestar ishte më tepër si produkt i rrethanave politike, sesa i vullnetit popullor.
1. Ky konstatim përforcohet nga dokumentet e kohës që tregojnë se brenda Kosovës, për disa kohë, nuk u lejua asnjë opsion tjetër politik konkurrues, për shkak të represionit serb dhe kapjes së institucioneve publike, të cilat në një mënyrë apo tjetër favorizonin figura jo-konfliktuoze, fjala vjen atëbotë u keqtrajtua dhe u ndalua të vepronte në legalitet politologu, i madh, Ukshin Hoti dhe Partia e Unitetit Kombëtar. (PUK) , pastaj, u ndaluan dhe parti të tjera përparimtare që dikur që nga vitet 60-70- ta, kishin vepruar ilegalisht, kundër regjimit titist jugosllav.
2. Dokumentet e periudhës jugosllave tregojnë qartë se, ambasadat jugosllave kishin një rol aktiv në mbajtjen nën kontroll të komuniteteve shqiptare jashtë vendit.
3. Një numër i konsiderueshëm funksionarësh të këtyre ambasadave – të cilët më parë kishin vepruar si instrumente të politikës serbo-jugosllave – u pozicionuan si aktivistë apo ndërmjetës të LDK-së në diasporë. -Kjo lëvizje, sipas interpretimit kritik përparimtar, përfaqësonte komplet një vazhdimësi të strukturave kontrolluese jugosllave, të cilat e konsideronin, Ibrahim Rugovën si figurë të përshtatshme për stabilitetin e tyre, për shkak të politikës së tij të butë dhe reaksionare të shmangies nga konfrontimi me Serbinë Fashiste të Sllobodan Millosheviqit.
4. Efekti i këtyre strukturave mbi interesat e shqiptarëve rezultoi prapakthyes në disa drejtime: në planin politik, dominimi i LDK-së si e vetmja forcë e “lejuar” ndikoi në frenimin e organizimit politik më radikal dhe të vendosur, duke larguar për një kohë të gjatë rrugën e rezistencës së armatosur.
5. Në planin diplomatik, orientimi i tepruar drejt kompromiseve (lëshimeve) të rënda; e zvarriti përpjekjen për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, deri në mesin e viteve ’90-ta.
6. Në planin social, rrjetet pro-serbe që u ricikluan brenda strukturave të LDK-së, mbajtën gjallë logjikën e përçarjes, kontrollit dhe depolitizimit të shoqërisë shqiptare, duke vonuar konsolidimin e një uniteti politik të qëndrueshëm.
7. Vet fakti që shumica e figurave kyçe të asaj kohe kishin kaluar nëpër institucionet jugosllave – nga Lidhja Komuniste e deri tek administrata kulturore dhe diplomatike – e shpjegon pse shumë prej tyre u rreshtuan automatikisht pas opsionit më të pranueshëm për Beogradin, që ishte LDK-ja dhe Ibrahim Rugova.
Në këtë kuptim, ndikimi i këtij rreshtimi duhet kuptuar si një përdorim politik i trashëgimisë së LKJ-së jugosllave, jo si përzgjedhje e një partie të vërtetë demokratike.
Në këtë prizëm, roli i këtyre strukturave me të drejtë mud të konsiderohet reaksionar; sepse, shërbeu për: pengimin e skenarëve të rezistencës aktive,
orientimin e procesit politik drejt pritjes së pafundmë dhe “pacifizmit pasiv, të kontrolluar nga një kastë qyqarësh politikë dhe ushtarakë”,
ruajtjen e një stabiliteti të tmerrshëm në robëri klasike, që i shërbente Beogradit, jo, aspak Kosovës;
fragmentimin e elitës shqiptare, përmes infiltrimit dhe lojës me influencat e jashtme regresive.
Pikërisht për këto arsye, shumë analiza bashkëkohore argumentojnë se rreshtimi i ish-strukturave pro-serbe pas Ibrahim Rugovës nuk ishte thjesht një proces i paorganizuar mirë nga qarqet armike të Kosovës, nuk ishte një politikë as ekonomike spontane, por një ndërthurje interesash që shpesh ishte kundër interesave kombëtare të shqiptarëve.
8. Strukturat pro-serbe dhe dëmi i tyre strategjik ndaj interesave shqiptare ( në versionin më kritik)
-Njëra nga elementet më pak të shqyrtuara, por më të rëndësishme për ta kuptuar kolapsin politik të shqiptarëve në fillim të viteve ’90, është dhe fakti se një pjesë e madhe e strukturave politike, administrative dhe diplomatike të ish-Jugosllavisë – veçanërisht ato me profil pro-serb – u ricikluan pothuajse pa ndërprerje dhe u rreshtuan masivisht pas Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ibrahim Rugovës.
Ky fenomen nuk ishte as rastësi, as evolucion i natyrshëm politik: ishte vazhdimësi direkte e ndikimit serb në politikën kosovare, një mekanizëm kontrolli i vjetër i shndërruar kinse, në “mbështetje demokratike”. Ky rreshtim pati pasoja të thella dhe prapakthyese për interesat kombëtare gjithë-shqiptare.
Së pari, siç theksova më lart; është fakti se Rugova u shfaq në krye të LDK-së jo si produkt i një konkurrimi politik, por si figurë e emëruar nga një rreth i mbyllur intelektualësh dhe burokratësh të rritur brenda aparatit jugosllav, e krijoi menjëherë një arkitekturë të brishtë legjitimiteti.
Në rrethana normale, një proces i tillë do të konsiderohej defekt demokratik; në Kosovën e viteve ’90, ai u shndërrua në mekanizëm kontrolli autoritar, të njëfarë kulti amorf, krejt pa merita…
Pikërisht, për këtë arsye strukturat pro-serbe e kapën Ibrahim Rugovën si figurë ideologjikisht të “de-politizuar”, të padëmshme dhe të organizuar– një “udhëheqës i përshtatshëm”, për interesat e Beogradit në një kohë të shpërbërjes të shtetit jugosllav. Në fakt ata e kishin marionetën e tyre, në Prishtinë të kamufluar si demokrat.
-Së dyti, rreshtimi i ish-funksionarëve të ambasadave jugosllave përreth LDK-së ishte një sinjal alarmi që u neglizhua me kohë. Këta individë kishin shërbyer për vite me radhë në një sistem diplomatik që ishte historikisht i infiltruar nga shërbimet sekrete jugosllave dhe serbe. Pasi regjimi i Millosheviqit, ngriti nivelin e terrorit ndaj popullit të Kosovës, një pjesë e këtyre zyrtarëve u pozicionuan me dinakëri, kinse si ndërmjetës politik, si “Njohës dhe miq të Perëndimit”, si organizatorë të mërgatës dhe si mbështetës të LDK-së.
-Kjo lëvizje nuk ishte naive: Serbia kishte interes që komunitetet shqiptare të jashtme të mos radikalizoheshin, të mos shndërroheshin në burim presioni ndërkombëtar dhe të mos financojnë modele të rezistencës, madje as paqësore aktive.
Së treti, efekti reaksionar i këtij infiltrimi u pa qartë në tri fusha:
1. Në planin politik, strukturat pro-serbe sabotuan sistematikisht çdo iniciativë që dilte jashtë kontrollit të tyre. Çdo alternativë tjetër politike – qoftë më radikale, qoftë më moderne paqësore – etiketohej menjëherë si “rrezik”, “provokim”, ose “shkëputje nga miqtë perëndimor”.
Kjo strategji prodhoi 10 vjet vendnumërim (stagnim) politik, ku populli shqiptar u udhëhoq nga një elitë hibride e përzgjedhur, jo e zgjedhur.
2. Në planin ndërkombëtar, dëmi ishte edhe më i madh. Rrjeti i ish-diplomatëve, spiunëve pro-serbë propagandoi në qendrat perëndimore dogmën se, “Stabiliteti në Kosovë” dhe firorja ishte i lidhur me pacifizmin e LDK-së. Kjo strategji boshe e zvarriti shumë gjatë, ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës deri në momentin kur Serbia kishte kryer tashmë krime masive dhe spastrime etnike. Për vite të tëra, Perëndimi u ushqye së koti me gënjeshtra të kulluara, kinse çështja e Kosovës do të zgjidhej “me laps” pa luftë, të nga ish-struktura jugosllave, jo nga realiteti i represionit brutal në terren.
3. Në planin shoqëror, ky rreshtim i strukturave të vjetra krijoi një elitë politike që riprodhoi mentalitetin jugosllav të kontrollit, konformizmit dhe nënshtrimit. LDK-ja u mbush me individë që, për vite me radhë, kishin shërbyer në misione pro-serbe të Jugosllavisë. Rezultati ishte i pashmangshëm: përçarje në elitën shqiptare, neutralizim i energjisë së rezistencës dhe krijimi i një kulture të frikës nga konfrontimi.
Në këtë kuptim, rreshtimi i strukturave pro-serbe pas Ibrahim Rugovës nuk ishte as mbështetje politike, as bashkim kombëtar. Ishte transformim i një aparati të vjetër kontrollues në një maskë të re politike, që shërbeu për të frenuar sqarimin (emancipimin) e vërtetë politik të shqiptarëve dhe për të zgjatur jetën e ndikimit serb në Kosovë. Kjo është pasojë e madhe historike që duhet pranuar, studiuar dhe artikuluar pa frikë.
FUSNOTAT
Noel Malcolm, Kosovo: A Short History, London: Macmillan, 1998, 327–331.
Sabrina P. Ramet, The Three Yugoslavias, Bloomington: Indiana University Press, 2007.
Albert Doja, “The Politics of Identity in Kosovo: Continuity and Change,” East European Politics and Societies, nr. 4, 2009.
British Foreign Office Papers on Yugoslavia (1989–1991), arkivi i diplomacisë britanike.
K. Dawisha & B. Parrott (red.), Politics, Power and the Struggle for Democracy in South-East Europe, Cambridge University Press, 1997.
Rexhep Qosja, intervistë në Republika, nr. 3 (1991).
Anna Di Lellio (red.), The Case for Kosova: Passage to Independence, London: Anthem Press, 2006.
James Pettifer, Kosovo Express, London: Hurst, 2005.
14.11. 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
