Romani “SKENËÇMENDINA E . . . VALLEVDEKJES!”

06
Mar
2026
Shkruar Bashkim Saliasi - Biolog, poet, studiues, publicist dhe shkrimtar.

Romani “SKENËÇMENDINA E . . .
VALLEVDEKJES!” i aurorit Isa Ferizaj, një tjetër
vlerë e çmuar në letrat shqipe të artit të fjalës së
shkruar shqipe
Sapo ka dalë nga botimi romani i ri i autorit Isa Ferizaj:
“Skenëçmendina e . . . vallevdekjes”.
Ky roman është një udhëtim letrar nëpër dramëkohërat
dhe nëpër kohërat tragjike politiko-shoqërore të Shqipërisë
e të shqiptarëve që nga fillimvitet pas fundvitit 1990-ës e
deri në ditët tona.
Përmes një strukture të mirëndërthurur përmbajtësisht
dhe artistikisht, ku metafora mbretëron por dhe simbolika e
shoqëron atë, pothuajëse në çdo kapitull të romanit, përba-
llen dy kohë: “Kohëdrita” me “Ylldritin”, metafora e sim-
bolika të një kohe të ndritshme, me ideale të pastra madhore
e njerëzore, atdhetare e kombëtare brenda një sistemi apo
rendi ekonomiko-shoqëror, atij, pra, më të riut rend të tillë
që njeh shoqëria njerëzore, në atë të socializmit, pra, kohë
ajo në të cilën çmohej në masën më të madhe të mundshme,
njeriu, atdheu, kombi, liria, besimi tek vlerat e gjithfarëlloj-
shme dhe, në anën tjetër, njihemi edhe me vijimin e për-
balljes me personazhe kryesore metaforike,si, “Kohëterrta”
simbolizuese e epokës së tranzicionit të gjatë, pasnëntëdhje-
tës, tranzicion ai i mbushur me kaos, deformime dhe plagë
të rënda politiko-shoqërore dhe ekonomiko-kulturore.
Në këtë përballje të të kundërtave, autori i romanit shfaq
figura simbolike si “Dritënaja”, por edhe personazhe edhe
realë, njerëzorë si, minatorët,pensionistët, grevistët e grevu-
risë, por edhe personazhe realëpolitikë me ndikim vendim-
marrës në çdo hallkë e strukturë të shtetit.
“Dritënaja” shfaqet në “Kohëterrtën” jetëvështirë vesh-
ur me vello demokracie, por që nxin së brendshmi nga pa-
shpirtësia dhe mungesa e çdo vlere. Ajo mbart misionin e
përcjelljes së vlerave dhe mbrojtjes së të vërtetës, por edhe
të kujtesës historike e njerëzore, përballë histerizmit të “Ko-
hëterrtës” me të gjithë lukuninë e pjellave e, të të shtirave
të saj të organizuara në taborre politike, mediatike, ekono-
mike, kriminale, të cilat u priren dhe vijojnë të priren nga
ideja mendjeqorrë, ajo e fshirjes së historisë dhe të kujtesës
njerëzore, sidomos të asaj popullsie që kishte lindur para vi-
tit 1990.
Romani i autorit Isa Ferizaj “Skenëçmendina e . . . va-
llevdekjes” është një rrëfim i ndërthurur e i gjatë, ai i gjinisë
së romanit, rrëfim realo-artistik për tranzicionin shqiptar;një
pasqyrë e dramave njerëzore, e përplasjeve të vlerave me
antivlerat dhe, e kërkimit të dritës në një kohë të trazuar ku
sundon terri (errësira), rrjedhimisht, venitja, vdekja e jetës.
Ky roman, faqe pas faqjeje e kapitull pas kapitulli, i fton
lexuesit që të reflektojnë mbi historinë tonë aktuale, mbush-
ur plot me trazira e me po aq paudhësi; të reagojnë ndaj ve-
primit çnjerëzor të politikës çnjerëzore të pasnëntëdhjetës,
instaluar me tradhti e me dhunë, në Shqipëri; të reagojnë
mbi qëllimçmendurin e “Kohëterrtës” për fshirjen e kujte-
sës njerëzore; për rritjen e përgjegjësisë dhe të shpresës për
një të ardhme shumë më të mirë, të ndritur dhe njerëzore.
Romani është i mbushur me mesazhe, çka e futin lexu-
esin në një të menduar dhe në një të gjykuar mendjekthje-
llëtësie, duke ia fshirë atij mjegullën dhe terrin që ia ka kap-
luar tërë këto dekada pasnëntëdhjetëse, edhe arsyen, edhe
shikimin. Ju që do ta bëni tuajin këtë roman mjaft interesant
e, po aq edhe tërheqës iu them: “Mirë se vini në botën meta-
forike të këtij rrëfimi, ku koha, drita dhe terri bëhen perso-
nazhe ballafaques në dyluftime të jetës reale midis të mirës
me të keqen,por edhe në ballafaqime ndërluftuese vlerash e
të vër- tetash historike, me kundërvlerat dhe mashtrimet
politiko-historike, në dy kohëra krejt të kundërta.
Në këtë vepër përballen dy kohë: “Kohëdrita” e pan-
darë nga “Ylldriti”, simbole të një epoke dhe bote të re, me
ideale dhe besim të madh tek vlerat, tek urtësia dhe e vër-
teta, dhe, në krah të kundërt me “Kohëdritën” me “Ylldri-
tin”, shfaqet “Kohëterrta”, që pothuajëse s’kuptohet pa për-
caktorin “kuçedër”, si “Kohëterrta kuçedër”, pra ajo epoka
e trazuar e pasvitit 1990, me gjithë dramat, tragjeditë, kon-
tradiktat dhe plagët e saj nga më të paimagjinuarat, politi-
ko-shoqërore. Nga një këndvështrim metaforik i këtyre dy
përqasjeve kohërash të kundërta, të ngjan se “Kohëdrita”
me “Ylldritin” i ngjajnë një koshereje bletësh, ku organizi-
mi i tyre mëse i përsosur sjell edhe krijimin e ushqimit, si
magjik, e të pakonkurueshëm me asnjë lloj tjetër ushqimi,
pra mjaltin e, në të kundërt me këtë, me “Kohëterrtën” të
krijohet ideja se ajo ngjan me folenë e grerëzave në vrimat e
terrta të dheut, ku askush s’ka përgjegjësi për jetën, pasi a-
saj “kosherjeje” grerëzash s’ka tjetër gjë veçse pak hojeve
të zbrazët e të tharë, pra s’ekziston koncepti “ushqim”.
E, si rrojnë këta grerëza? Po. Rrojnë duke grabitur mjal-
tin e bletëve, duke i sulmuar ato për vdekje, pra duke bërë
“jetë kriminale”!
Përmes personazheve metaforike si “Ylldriti” dhe “Dri-
tënaja”, romani sjell përpjekjen për të ruajtur vijimësinë e
të ruajturit të të vërtetës historike, kujtesën dhe vlerat njerë-
zore kombëtare, ndërsa përballë tyre qëndron “Kohëterrta”
me taborret e perosnazheve të frymimit të saj negativist, an-
tinjerëzor, antishoqëror e antikombëtar, bash si një antitezë
e gjithllojshme me “Kohëdritën”, taborre ato që priren nga
negativiteti që shpesh ka sfiduar drejtësinë dhe moralin,
por, pse jo, edhe vetë shtetin e kohës së “demokracisë” bor-
gjeze të pasnëntëdhjetës.
“Skençmendina e . . . vallevdekjes” është një pasqyrë
artistike e tranzicionit shqiptar, një ftesë për reflektim mbi
historinë tonë të afërt, mbi përplasjen e dritës me terrin dhe
mbi shpresën për një të ardhme me të vërtetë të ndritur.
Gjithsesi, ky roman, është një rrëfim letraro-artistik po-
litiko-shoqëror, mbi përplasjen e dy kohërave reale në Shqi-
përi: Kohedritës, me Ylldritin, pra kohës së idealeve dhe
besimit tek vlerat dhe,Terrkohës, realitetit të trazuar të vite-
ve të mbrapshta të tranzicionit pas nëntëdhjetës.
Duke lexuar këtë roman, lexuesi nuk heziton të mirëpër-
caktojë pozicionin e vet, qoftë edhe duke luftuar me hamen-
dësitë lëkundëse morali, brenda vetëvetes, për të zënë llogo-
ren nga e cila mbron gjithsecili idealin madhor kombëtar,
jetëdritën, lirinë e vërtetë dhe vlerat njerëzore, në këtë kohë
pa dritë, pa ideal e, pa vlera.
Përmes figurave metaforike si :”Kohëdrita”,“Ylldriti”,
“Dritënaja” dhe, “Terrkoha” kuçedër, me taborret e saj an-
tivlerë, por edhe antikombëtarë, romani sjell dramën e një
shoqërie në kërkim të së vërtetës, të ruajtjes së vlerëpër-
mbajtjes historike e kombëtare, si një dritë, që lind e rrit mi-
dis pengesave dhe vështirësive subjektive, formalisht e për-
mbajtësisht, jetën, mu në mesin e errësirës së kohës.
“Skençmendina e . . . vallevdekjes” është një ftesë për
reflektim mbi rrugëtimin tonë shoqëror, mbi vlerat që duhen
mbrojtur dhe mbi shpresën që nuk duhet të shuhet në asnjë
rrethanë.
Autorit të këtij romani i uroj mbarësi e,me vepra te tjera
në të ardhmën!
Tiranë, më 06 mars 2026.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 06/03/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk