Jo, nuk do te leshojme pe, jo vetem Albin Kurti, por edhe cdo shqipetar, qe frymon vetem shqip, qe mbi te gjitha ne jete ka atedheun dhe popullin, te ardhemen e tyre.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Thirrja e nenelokes kosovare: “Mos lesho pe”, eshte thirrje e nje populli te tere, eshte thirrja e te gjalleve dhe e te vdekurve qe nuk e gezuan jeten e tyre nga pushtuesit e huaj, dhe nga pushtuesit vendas, qe padrejteisht vetem flasin shqip, armiq te popullit qe flasin shqip, por qe nuk ndjehen e nuk jane shqipetar, qe e vjedhin, e presin, e shtypin, e percundojne, e lene pa buken e gojes e pa dinjitet.
“Mos lesho pe”, eshte “nje flamur” shpirteror, nje burim force, nje detyrim njerezor e kombetar, nje amanet per sot e per gjithmone, nje program i perhereshem, e nje detyrim per ekzistence e perparim.
Cdo shqipetare, kete kerkese te nenelokes shqipetare, qe eshte vete kerkese e NENES SHQIPETARI, E NENES SHQIPERI, duhet ta kete busull mendimi e veprimi, per te larguar nga skena politike, te gjithe politiken shqipetare, kundershqipetare te dhjerokracise ne atedheun ame, po ashtu dhe opoziten e sotme ne Kosoven MARTIRE.
“Mos lesho pe”, nuk eshte vetem nje mendim i nje nene qe ka nje jete te tere qe ka pare shume padrejtesi mbi kurrizin e saj e te bashkekombeseve te saj, ajo fjale e arte, eshte “Manifest Kombetar”.
Ne se nuk leshon pe ne asgje qe demton sadopak interesin e sotem e te perspektives se popullit e te atedheut, atehere ke bekimin e tokes qe te lindi e te rriti, atehere ke siguruar te ardhemen.
Faleminderit nenelokja, nena e te gjitha vashave dhe djemeve atedhedashes te SHQIPETARISE.
RROFSH EDHE NJEQIND VJET, NENELOKE!
22 Dhjetor 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
