RRUFEJA E LIRISË
(Poemë rapsodike në nder të Dëshmorit
të Kombit Arjan Brahimi – Shkodrani)
–
Kur krisi kushtrimi në malet e Dardanisë,
Djali i Shkodrës niset, t’i thotë ndal robërisë.
Me plisin n’krye e me gjoksin çelik,
U çue si rrufeja – fluturim mbi Pashtrik.
–
N’kamë të UÇK-së, si shqipe n’çerdhe,
Njëzani bijtë e shqipes: “Mirë se erdhe!”
Veç njëzet e një, s’ja ka frikën territ,
Trim që s’e përkuli, as flaka e ferrit.
–
Prej Gjermanie, ktheu krahët n’atdhe,
Me një fjalë të vetme: “Për Kosovë me le!”
E shkeli kufinin me zemër prej stuhije,
Aty ku jepej betimi, n’brigada lirie.
.
N’Rahovec, në beteja, me armik përballë,
S’i trembte as flaka, s’la shok pa dhanë fjalë.
Në prita e gryka, si dragoj i lashtë,
I ra armikut të vjetër, për ta shporrë jashtë.
–
Në ballë të zjarrit, e përballte ferrin,
S’i trembej krismës, s’ia njihte tmerrin.
Në radio thirrte, me një za si shpata:
“Çlirimtarë jemi – s’kthehemi mbrapa!”
–
E zanat e malit, ndër shkrep e në gurë,
E qajnë me ninulla e këngë pa murmurë.
Thonë: “U ba yll ndër burrat me fletë –
Prej Shkodrës rrufeja ra mbi armikun vetë!”
—
Amaneti i Heroit
–
Në çdo flamur që sot valon,
Një za i fuqishëm n’popull qëndron:
“Mos e harroni kush ra në altar,
Se liria u çmue me gjak e me zjarr!”
–
Kur t’thoni emnin e Arjan Brahimit,
Ngrini kokën përballë kujtimit.
Se ai s’jetoi me kërkesa e lavdi –
Po për të sjellë rreze drite, për Shqipëri!
———–‐———————————–
Ish ushtarak e luftëtar në UÇK, UÇPMB,
dhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë!
I robëruar në emër të Atdhedashurisë 🇦🇱
Lavdi e përjetshme Heronjve të Atdheut !
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!