Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
(me rastin e 74 vjetorit të ndertimit të saj)
Në 30 Tetor 1951 te Ura e Valbonës u zhvillua beteja e fundit për mbarimin e rrugës Shëmri – Kolgecaj, me gjatësi prej 70 kilometra. Një entusiazëm i paparë ndonjëherë vërehej në të gjithë punëtorët që punonin për ndërtyimin e urë. Shumë punëtorë që mbaronin turnin nuk largoheshin për të pushuar, por vazhdonin punën, duke i ardhur në ndihmë shoku-shokut dhe skuadra-skuadrës.
Pasdita e 30 Tetorit 1951 ishte e bukur, ashtu sikundër dëshironin ndërtuesit e Urës së Valbonës dhe gjithë ndërtuesit e tjerë të rrugës për në Kolgecaj. Rrezet e kuqëremta të diellit shndrisnin mbi sipërfaqen e qetë të lumit. Mbrëmja dalëngadalë po afrohej. Punëtorët kishin besim në forcat e tyre: ata ishin të sigurtë se agimi do t’i gjente me rrugën e hapur. Ura e hekurt ishe ndërtuar, por nuk ishte montuar definitivisht. Puna ishte delikate dhe kërkonte preçizion, por kësaj detyre iu përgjigjën më së miri punëtorët nën drejtimin e teknikëve. Ndryshimet shikoheshin nga çasti në çast.
Nata dalëngadalë po zevendësohej nga dita. Zjarret e punëtorëve ndriçojnë objektin e punës. Ka edhe punë të vështira, por komunistët qëndrojnë gjithmonë në ballë, dhe e kryejnë detyrën ashtu si duhet. Vrulli i punës është i papërshkrueshëm në këto çaste drrasat, kështu që dyshemeja e urës, brenda disa minutave, kishte përfunduar, dhe Ura e Valbonës, më e gjata në rrgën Shëmri-Kolgecaj, mbaroi. Tani të gjithë u qetësuan: ata e kryen me nder detyrën e tyre për ndërtimin e rrugës për nder të festës së madhe popullore, 8 Nëntorit, 2 muaj para afatit..
Kënga ziente anembanë objektit. Punëtorët përshëndesnin njeri-tjetrin; ata dhe gjithë malësorët e
Tropojës, të grumbulluar për inaugurimin e kësaj vepre, uronin: “Të rrojë sa malet shoku Enver, për lumturinë dhe begatinë e popullit tonë”, bërtisnin ata më tërë entusiazëm.
Makina “Zis” kishte disa orë që kishte zënë hyrjen e Urës. Në ballë të saj ishte vendosur parrulla: “Për nder të 10-vjetorit të Partisë, më 30 tetor, 2 muaj para afatit, makinën e shpimë në Kolgesaj”. Shoferi ishte e gëzuar se kishte fatin që të kalonte për herë të parë në këtë rrugë; dhe makina morri rrugën gjarpërore përtej Urës së Valbonës, në drejtim të fshatit Kolgocaj, i cili u dha sihariqin fshatarëve. Fjala u përhap me të shpejtë anembanë; ajo i kaloi kufijt e fshatit Kolgocaj.
Kolgocaj është në festë. S’ka mbetur njeri në shtëpi, edhe ata më të moçmit kanë dalë të shohin me sytë e tyre makinën e parë. Në këto çaste të jashtëzakonshme, malësorët përshëndesnin me gjithë zemër atë që e çliroi nga shtypja e egër e bajraktarëve, atë që sot po e çon drejt së ardhmes, Partinë tonë të lavdishme të Luftës Nacionalçlirimtare. Ata e çmojnë si gjënë më të shtrenjtë, pas asaj të Çlirimit, ndërtimin errugës Shëmri – Kolgocaj, më një gjatësi prej 70 kilometrash.
Për shekuj me radhë kanë vuajtur malësorët e Tropojës nën shfrytëzimin e rëndë të bajraktarëve. Rregjimeve të së kaluarës nuk u kishte shkuar asnjëherë ndër mend të përmirësonin jetën e malësorëve; përkundrazi, qëllimet e tyre synonin për ta lënë gjithmonë fshatarin pa arsim, pa kulturë, në prapambetje, për ta patur atë përgjithmonë nën shfrytëzimin e vet. Por ja që Partria e Luftës i çliroi, dhe tani po u sjell ditë të gëzuara.
Në orën 7 të mbëmjes, në sheshin para ndërtesës së re të Komitetit Ekzekutiv, u grumbulluan fshatarët e Kolgecajt, të Mar Gegajt, të Markajt, Bujajt etj. “Për ne, fshatarët e rrethit të Tropojës, – thotë fshatari Ram, një i varfër i kësj ane – gëzim më të madh pas shkatërrimit të fsahizmit është ndërtimi i rrugës autoobilistike që do të na përmirësoi jetën tonë”.
Ndërtonjësit e Shëmri-Kolgecaj i njoftuan me telegram shokut Enver realizimin e angazhimit të marrur, duke e ndërtuar rrugën automobilistike 2 muaj para afatit.
Kështu e kaluan deri vonë, në hare dhe gëzim, malësorët e Tropojës, të cilët pritën të parën makinë në Kolgecaj.
(Libri “Beteja tw fituara – 25 vjet Shqipëri Socialiste”, 1969,
f.106-108, marrë prej “Zëri Popullit”, 5 nëntor 1951)
SHËNIM: Me këtë rast, Po pyesim dr.SALI BERISHËN, (politikanin e parë armik më të madh kundër Enver Hoxhës dhe Partisë që ai drejtoi): Nëse nuk do të ishte ndërtuar ajo rrugë, dhe nuk do të ishin hapur shkollat në Tropojë nga ajo Parti që e çliroi Shqipërinë, a do të kishte dalë mjek Sali Berisha; si dhe: ngase i buron, atij dhe gjithë politikanëve të tjerë, gjithë ajo urrejtje si ndaj LANÇ-t edhe ndaj Enver Hoxhës, PKSH, ashtu edhe ndaj periudhës për ndërtimin e socializmit; duke e quajtur, madje, diktaturë?!
Tiranë, 30 tetor 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
