Ruaje Zot tokën dhe kombin shqiptar nga politikajt e opozitës “shqiptare”

24
Jun
2025
Shkruan: Skënder Morina


Të gjithë shqiptarët e kemi mësuar dhe e dijmë se fuqit e mëdha na ndanë dikur dhe edhe sot janë kundra bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm edhe pse hapsira ku jetojnë shqiptarët është tokë shqiptare e coptuar ,por çudia e madhe është se ne vet shqiptarët sot s’po punojmë për të ribashkuar këto territore të ndara shqiptare dhe po luajmë vallen e këtyre “fuqive të mëdha ” dhe gjithmonë po themi se të huajt kan qenë dhe janë fajtor.
Po ne a s’kemi pjesën tonë të fajit që pa asnjë arsye legjitimojmë kët ndarje dhe mundohemi të jemi me çdo kusht me vendimet dhe veprimet e të huajve në dëm të interesave afatgjate të kombit, sigurisë dhe të ardhmes së tij vetëm e vetëm për të marrë apo mbajtur një postë që ua kan ofruar shtetet e “fuqive të mëdha ” dje dhe sotë, duke harruar se i lindi kjo tokë shqiptare, dhe gjiun mundin dhe sakrificën për ta e bën NËNAT SHQIPTARE dhe baballarët e tyre të vuajtur?
Haram u qoftë gjiri i NËNAVE SHQIPTARE atyre që bëhen vegla të të huajve për të mbajtur të ndarë një kombë e një atëdhe të përbashkët tonë shqiptar që Zoti na e dhuroj me të gjitha të mirat që i duhen shqiptarëve për të jetuar mirë dhe me dinjitet shqiptar në vendin e tyre të begatë por që fatkeqsisht sot grabitet dhe shkatërrohet nga një elitë politike e pangopur materialisht dhe politikisht që janë në shërbim të kolltukut, privilegjeve dhe në shërbim të të huajve për të mbajtur këto privilegje, por në dëm të vendit dhe kombit të tyre.
Sot tokën shqiptare s’po e shkatrrojnë dhe plaqkisni armiqtë sepse s’kem nevojë për armiq të jashtëm sepse jemi armiq të vetes tonë me veprimet apo mos veprimet tona.
Sot ka ardhë koha që të thuhet: Ruaje Zot tokën dhe kombin shqiptar nga politikajt “shqiptar” ,grabitqarë të pangopur sepse ata s’njofin as komb dhe as atëdhe ata bëjnë çdo gjë për t’u pasuruar vet dhe mundë të jenë e të bëhen edhe me djallin vetëm e vetëm për të mbajtur pozitat marionete dhe ruajtur pasurin e tyre të fituar në mënyrë të paligjshme në dëm të kombit dhe atëdheut të shqiptarëve, sepse ata s’mundë ti quajmë as shqiptar sepse janë djajë.
Këta mjeran po harrojnë se në ktë tokë shqiptare kan për t’u tretur një ditë dhe atë pa asnjë para në varrë dhe gjithsesi të mallkuar nga shqiptarët për së gjalli dhe për së vdekuri.
Dhe nëse vendosin që me vullnetin e tyre varrin t’a kërkojnë në vendet e huaja sepse toka shqiptare mundë të mos i pranoj si të vetë, atëher duhët të paguajnë shumë për varrin në dhe të huaj dhe secili nga të huajt do të thotë: Ky është varri i një politikani shqiptar që luftoj vetëm për për t’u pasuruar vet dhe gjithsesi kundra interesave të kombit dhe vendit të tij.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 24/06/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk