Rubrika; Ryfetosofia* dhe pushtokarina*!

14
Apr
2023

Nga: Genta Kaloçi Skënderi
/Nga Arkivi/
Në tre dekada nuk dëgjojmë gjë tjetër vetëm vrasje, vrasje, vrasje që janë të ndara në tre kategori,
1- vrasje politike (pd, ps, lesheli shpk) për pushtet, me autorë salikmonedlulushin me shokë si ato të 2 prillit, ’97ës, Gërdec-it, 21 janar-it e të tjera me bollëk kush rri ti numëronj këtu i dini ju më mirë.
2 – vrasje në familje, nëna fëmijën, fëmija prindërit, burri gruan/anasjelltas, nusja vjerrën, kunati kunatën/anasjelltas, krushku krushkun, plotësoni raste të tjera.
3 – vrasje mes bandash politikanësh dhe banale për humbje gjurmësh (b/puntorë, krime të përbashkëta, informatorë, politikanë, zyrtarë), larje hesapesh për borxhe malli/parash e të tjera.
Vështirë të gjesh një familje shqipfolëse të mos jetë prekur nga krimi në formën e viktimës, ose të vrasësit, trafikantit, mashtrimit, sekserit, dhunuesit, mashtruesit e të tjera që mund ti shtoni nga përvoja juaj e kësaj epoke dhjerokracie.
Mëndje e shëndoshë vështirë se mund ti shpëtojë këtij regresi dhe epokës së Depresionit Shqiptar.
Në momente të caktuara i rrethuar nga kaq krime përditë e çdo orë e çast është shumë e vështirë të përmbahesh e të mos e bësh krimin e radhës në nanosekondin e së keqes.
Nga përvoja personale në këto vite riatdhesimi e kam kapur veten gafil në shumë raste për të bërë krime të tilla, të paktën të llojit familjar. (Për ato të dy llojeve të tjera s’kemi byth.)
Do thoni me të drejtë, si, dhe ti e madhërishmja?!
Mos më thoni se, asnjërit prej jush nuk i ka shkuar të paktën një herë të vrasi veten, ose dikë në rrethin familjaroshoqëror?!
Si psikologe ju them që, gënjeni dhe mashtroni. Kjo do të thotë se, nëse nuk jeni të sinqertë nuk mund të besoheni e të merreni seriozisht për diçka që keni bërë e do bëni në jetën tuaj.
Sa për dijeninë tuaj, mendime të tilla vijnë te gjithsecili, çështja është Zgjedhja.
Çfarë vendos të bësh me to, sepse justifikime e argumente ka gjithmonë për t’ia shkrepur vetes dhe të tjerëve përreth në çdo moment.
Megjithatë kthehemi në tekst se çështja nuk jeni ju, por unë.
Hë pra, ligësia ka gravitet e të tërheq në llumin e saj pa një pa dy.
Herë herë edhe unë kam menduar ti heq qafe ryfetosofinë dhe pitmajorin. Ma sjellin në majë të hundës secili në mënyrën e tyre.
Megjithatë që thoni ju, nuk e kam bërë. Kështu që thoni ju duke parë e dëgjuar vetëm kronika të zeza në vend pa pushim, rri në heshtje me pitin e menonj skenare sesi ti heq qafe të dy. I analizoj, jo po kshu, jo mbase më mirë kshu, jo po kjo nuk bën kshu, jo po ashu diktohem e që thoni ju në fund tërhiqem e nuk e bëj fare. I them vetes, pika budallaçkës, nuk ka krim të përsosur, kshu që nuk ja vlen barra qeranë dhe më e keqja ti bëjmë qefin armikut që do fërkojnë e do mbajnë barkun me dorë. I fus një tralala e një zgërdhimë me tekst si ky që ta dëgjoni edhe ju mbarë e për inat të të gjitha palëve nuk e boj faree, opo hiç fare.
Jo për gjë, por do më jepte likja kaçole🏅presidenciale e kush do e duronte.
Kaçole që s’kapërdihet kjo mor amoni.
Si përfundim që thoni ju shqipfolësa në jetë ka dy rrugë, ose e merr seriozisht dhe ke byth që ti çosh prapa diellit të gjithë pd, ps, lesheli shpk, si në dy variantet më lart të vrasjeve (nr.1 dhe nr.3) ose rri tallesh dhe bën llogje si puna ime me postime mediokre.
Këto ka jeta, o ke byth dhe e shkrep, o vdis t’u u zgërdhi e qesh.
Pikë. S’kemi bythë për asgjë!
Le të vinjë angloamerikoni të na bënj shtet se me kta nuk bonet mo, qamet e kaluar qametit.
Unë e para do i pres!
*Ryfetosofia – ryfete, emri në realizmin socialist para 90ës, sofie e dhjerokracisë, pas 90ës pagëzuar në kolibithrën e athinës me bekimet e pushtetit pd, ps, lesheli shpk.
Pushtokarina = pushtet + covid —> e pagëzoj karina.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/04/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk