Diskutime për Gjuhën Shqipe
(Vazhdimi dhe thellimi i studimeve për gjuhën, sidomos të etimologjisë, në kushte të sotme të teknologjive të reja, nuk duhet të nënkuptojë mohim i punës së mundimshme që është bërë deri më sot, por vazhdim i natyrshëm i këtyre studimeve në kushte dhe me metoda të reja më të përparuara.)
Nëse studiuesit shqiptarë të gjuhës, sigurisht me prapavijë të caktuar politike, vet e nxjerrin se gjuha shqipe pjesën më të madhe të fjalëve i ka me burim të huaj, me dashje apo pa dashje godasin në prejardhjen e lashtë të popullit shqiptar dhe në autoktoninë e tij.
Në vitet e fundit janë ngritur shumë çështje në lidhje me studimin e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e tyre.
Në mënyrë të veçantë është diskutuar për çështjet e etimologjisë, prejardhjen e fjalëve të gjuhës shqipe, sidomos të atyre fjalëve të “pakuptueshme” dhe më pak të kuptueshme për folësit e sotëm të gjuhës shqipe.
Pavarësisht nga studimet e derisotme, të mundimshme, të vazhdueshme dhe me kompetencë, nga studiuesit shqiptarë dhe të huaj, në nivel edhe të institucioneve shkencore vendëse, në Tiranë, Prishtinë dhe qendra të tjera jashtë vendit, nga një brez i ri i studiuesve shqiptarë këto përpjekje të derisotme konsiderohen të pamjaftueshme, jokompetente, madje edhe tendencioze, kurse për çështje të etimologjisë këto studime vlerësohen jo vetëm të pamjaftueshme, por edhe jokompetente dhe shpeshherë pa bazë shkencore, që nuk i përgjigjen realitetit historik dhe aktual të zhvillimit të gjuhës shqipe.
Historia e zhvillimit të një gjuhe është e pandarë nga historia e popullit që e flet atë. Kështu, edhe gjuha shqipe ka pësuar fatin e folësve të saj, të shqiptarëve, nga lashtësia më e hershme deri në ditët e sotme. Shikuar nga ky këndvështrim, përderisa historia e popullit shqiptar, kjo që është shkruar deri më sot, konsiderohet e pamjaftueshme dhe e cunguar, në të shumtën e rasteve edhe e shtrembëruar, e pasaktë, e bazuar në burime të huaja, jo në burimore autentike, e shtron nevojën para studiuesve të shkundet dhe pastrohet nga themelet e saj, ngjashëm me historinë edhe studimet për gjuhën shqipe, sidomos në këndvështrimin e etimologjisë.
Shumë studiues të sotëm me të drejtë konstatojnë se nga studiuesit e derisotëm të gjuhësisë historike dhe sidomos të etimologjisë janë vendosur parime shkencore jo përkatëse në lidhje me këto çështje.
Standardizimi i një gjuhe, kodifikimi i saj në nivel të gjuhës letrare, të folur dhe të shkruar, nuk nënkupton edhe përfundimin e procesit historik të zhvillimit të një gjuhe. Gjuha shqipe edhe pse është më e lashtë se të gjitha gjuhët tjera evropiane, të gjalla apo të shuara, siç thuhet nga disa studiues, gjuhët e “vdekura”, edhe pse nga shumë studiues të huaj gjuha shqipe është konsideruar çelësi kryesor për studimin edhe të gjuhëve të tjera, studiuesit e derisotëm, shqiptarë dhe të huaj, në lidhje me gjuhën shqipe kanë shkruar një mal me studime, libra dhe fjalorë, shpjegues dhe etimologjikë, në të cilët pjesën më të madhe të fjalëve të leksikut të gjuhës shqipe e nxjerrin me prejardhje të huaj (nga greqishtja, latinishtja, turqishtja (osmanishtja), persishtja dhe sidomos nga sllavishtja). Ky është një gabim i pafalshëm, jo vetëm për çështje të gjuhës, por edhe të historisë së popullit shqiptar.
Nga kjo pikëpamje e gabuar e studiuesve të derisotëm të gjuhës shqipe del se: populli që e flet një gjuhë, e cila pjesën më të madhe të leksikut të saj (fjalëve) i paska me prejardhje të huaj, sigurisht se vihet në pikëpyetje edhe lashtësia dhe etnogjeneza e popullit që e flet atë gjuhë.
Nuk mund të ketë shpjegim ndryshe: nëse shumica e fjalëve të gjuhës së sotme shqipe e paskan prejardhjen nga gjuhë të tjera, edhe folësit e saj duhet ta kenë prejardhjen nga popuj të tjerë. Me këtë qasje goditet rëndë identiteti, historia dhe prejardhja e popullit shqiptar, edhe kështu siç është mësuar dhe shpjeguar historia deri më sot.
Goditja në gjuhën e një populli është goditja më e rëndë vdekjeprurëse mbi popullin që e flet atë. Goditja në gjuhën shqipe është goditje mbi identitetin e popullit shqiptar, prejardhjen dhe autoktoninë e tij.
Prandaj, debati në lidhje me këto çështje nuk duhet të zhvillohet vetëm mes individëve dhe grupeve të studiuesve, por në nivele më të larta, në institucionet shkencore, kombëtare dhe shtetërore.
Kjo çështje nuk guxon të heshtet, sepse herët ose vonë do të prodhojë efektet negative të saj. Prandaj, sa më parë duhet të ngrihet në preokupim kryesor të studiuesve të gjuhës dhe historisë, të trajtohet dhe vendoset në nivelet më të larta të institucioneve shkencore, ashtu siç i kemi, në nivel kombëtar dhe shtetëror.
(31 maj 2022)
* * *
ETIMOLOGJIA
kuptimi dhe domethënia, sipas disa studiuesve:
“Etimologjia është shkenca që merret me studimin e origjinës së fjalëve. Fjala Etimologji e ka prejardhjen nga gjuha para greke. Kjo fjalë është e përbërë nga fjala ‘etim/on (‘έτυμον = Hetim i/e të vërtetës, vërtetësi) + logje (log/os) = fjala, thënia, + shkenca). D.m.th
ajo që kërkon të vërtetën, origjinën për një fjalë. Pra është shkenca + logjikë që merret me burimin e fjalëve dhe me historinë e tyre.
1) me jetën e fjalës, me trevën e përhapjes së saj sot e dikur,
2) me mjedisin ku është ngjizur dhe zhvilluar fjala,
3) me lidhjet e saj me fjale të tjera brenda gjuhës dhe me gjuhë të tjera.
Etimologjia ndahet ne dy lloje: atë popullore dhe atë shkencore Fjalët janë në ndryshim të vazhdueshëm – ndaj duhet “hetim” i mirëfilltë, qysh në zanafillën e tyre
Duhet të kemi parasysh se vet fjala; “‘έτυμον” e ka rrënjën e saj pikërisht te gjuha shqipe, “e di, e dimë, “Dije”, h’etim, vërte+tim i log/it, gëloj, belbëzoj, f’ollogo->llaphfjalë.
Pjesa e parë e fjalës; “Etimologji” pra fjala; ‘Etim” ka të bëjë fiks me fjalën shqipe; Hetim, hetoj, dije-dritë mbi “logon” rrjedhën e fjalës përkatëse, pra, kemi; dije mbi fjalë = mi/të,(mbi të) fjalës, e mitë (mbi të logos, Etimolog, H’etimologji e njëjta siç ndodh në hetimin e një ngjarjeje, për të mësuar rrjedhën, burimin e saj real. E THENA M’I FJALE = ETHEMOLOGI! [How is “spoken” words = Etem-logo; as was said before word = Etymology]
Fjala: “Log” “llogo” në greqishten e sotme nuk mund të gjejë zbërthim etimologjik, brenda gjuhës se vetë ajo është fjalë e huazuar nga gjuha shqipe e cila buron nga fjala; “Gol’= gojë dhe glu, glua, gluha = gjuhë, gjuha.”
(Vazhdon…)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!