SA KUSHTON LIRIA E FJALËS DHE MENDIMIT NDRYSHE NË MAQEDONI?

28
Aug
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Dëshmi
Krimi dhe tradhtia nuk njohin shtet, komb, besim fetar, ideologji…
Gazetari dhe redaktori i gazetës “Fokus” në Shkup, Nikolla Mlladenov, për shkak të publikimit të shumë aferave të korrupsionit, spiunazhit dhe tradhtisë së politikanëve e pushtetarëve në Maqedoni, në rrethana misterioze u likuidua nga mafia e pushtetit në vitin 2013.
Ky gazetar, mes tjerash e ka bërë publike sa ishte gjallë edhe një rrjet agjenture të huaj në radhët e politikanëve dhe “intelektualëve” shqiptarë (lista prej 750 personash) të lidhur me mediet dhe bizneset në Maqedoni dhe jo vetëm.
Partitë politike të shqiptarëve në vazhdimësi kanë qenë pjesë e pushtetit në Maqedoni, prandaj këto fakte duhet të dihen edhe nga shqiptarët.
Çfarë ironie! Pushtetet diktatoriale, sidomos klika komuniste, të vrasin natën dhe të vajtojnë ditën! Pushteti në Maqedoni, pas likuidimit të tij, ndan një çmim vjetor në nivel republikan me emrin e këtij gazetari të likuiduar për shkak të lirisë së fjalës dhe mendimit ndryshe!
Troku i kuajve të tradhtisë ende ngre re të zeza mbi Maqedoninë, dhe jo vetëm!
(27 gusht 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk