SA TË SHENJTË E KENI PUSHTETIN!

16
May
2024
Shkruan: Arflet Selmani


Nuk iu mjaftuan dy dakada pushtet, dhe vetëm disa ditë pas procesit zgjedhor, jeni tërbuar fare.
Babaxhani dhe banditët e tjerë, nuk imagjinojnë dot jetën pa pushtet!
Flasin sikur të ishin 20 vjet në opozitë dhe jo pjesë e qeverisjes për kaq vite!
Kur kreu i VMRO-së i asaj kohe Nikolla Gruevski bashkë me Jonkullovskën, me të cilët keni qeverisur goxha një kohë bashkë, jepnin urdhëra që shqiptarët të arrestoheshin, të vriteshin, të nëpërkëmbeshin në të gjitha format, ju heshtët!
Heshtët sepse e donit pushtetin më shumë se gjithçka.
Dhe ja sot ku iu doli zëri, po bërtisni, i keni nxjerr damarët e fytyt duke bërtitur, sepse pa pushtet nuk mundeni, jeni mësuar të rrjepni, të vidhni e të mos ngopeni kurrë.
Sikur të ishi kaq të zëshëm dhe kaq kritikë ndaj VMRO-së, edhe atëherë kur e ndanit kulaçin bashkë, po jo, ju heshtët dhe madje e dini fortë mirë se përse heshtët.
Kur mundoheni të laheni nga ato që keni bërë, iu del boja fare. Kështu që heshtni edhe tani!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 16/05/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk