“Sallatë maqedone” në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare!

01
Apr
2024
Shkruan: Medai Shaholli

Pa u hapur akoma gara për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në “drzhavën Severna”, partitë politike kanë hipur mbi “fiqon” e pushtetit, ku kane krijuar një përzierje dhe kombinim ngjyrash mes partive politike të kampeve shqiptare dhe maqedone, duke i ofruar kështu një “sallatë maqedone” për zgjedhjet e radhës si aperitiv për iftaret e tyre të shtruar enkas për besimtarët dhe militantët e tyre.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Makutëria e tyre për pushtet dhe para nuk ka lënë “gurë pa levizur”, kësisoj një nga frontet e krijuar me këtë rast që ka mbledhur grupe etnike në gjirin e saj është dhe Fronti Europian i kryesuar nga DUI i z. Ahmeti, i cili futi në front turqit dhe romët, fraksionet e partive të ndryshme shqiptare për mos të shkuar dëm asnjë votë në ditën e zgjedhjeve përballë kundërshtarëve të tyre politik të frontit tjetër VLEN.

Me “sallatën maqedone” integristët e Ali Ahmetit synojnë të arrijnë nga 20 deri në 22 mandate parlamentare më 8 maj.
Në frontin opozitar qëndrojnë optimistë fronti për ndryshim VLEN, të cilët sipas sondazheve do të marrin nga 7 deri në 9 mandate në përbërjen e re të parlamentit.

Ndërsa sa i takon kandidatëve shqiptarë për president beteja është e humbur për te dy ku edhe ata e dinë se nuk e kalojnë dot turin e parë, por duhet t’i mbajnë me shpresë militantët e tyre edhe pse e dinë që nuk fitojnë pasi duhen së paku 51% e votuesve të votojnë për ta.

Njëri nga kandidatët maqedon zgjidhet president.
Kush do të fitoj varet edhe nga mbështetja ndërkombëtare se cilin do ta mbështesin në këtë garë që do ta zgjidhte presidentin e ri.

Kurse për zgjedhjet parlamentare pritet që keto zgjedhje t’i fitojë bindshëm opozita në krye me VMRO-n e kryekomitit Micko.
Cilën nga frontet shqiptare do ta ftoj kryekomiti Micko për formimin e qeverisë së re të koalicionit varet nga gatishmëria e tij për bashkëpunim me programin qeveritar që do të paraqes ai.
Sa i takon SDSM-së të ish premierit Dhimo Kovaçi, ata duken tashmë të qartë se do të zhvendosen në opozitë pas dështimit të keqqeverisjes në dy mandatet e kaluara.
Pyetja që shtrohet natyrshëm është se a do të vij ndryshimi me komitët e VMRO-s?
Pse liderët e VLEN-it shpresojnë ndryshime për Europën kur kryekomiti Micko si kryeministër i mundshëm i tyre ka drejtuar timonin nga Moska?
Si do të arrihet ky ndryshim për liderët e VLEN-it nën diktatin e kremlinit ne krye të qeverisë?

Do ta ftoj Frontin Europian mandatari i ri siç besohet se do të jetë kryekomiti Micko në qeverinë e re të koalicionit apo opoziten me Frontin për Ndryshime VLEN?

Në të dya rastet me Frontin Europian apo me VLEN-in “sallata maqedone” në krye me Mickon premier do të prishet, pasi do të ngec rruga europiane me ndryshimet kushtetuese si kusht i BE-së!

Për pasojë do të kemi bllokim të proceseve integruese si deri më tani ose do të formohet nje qeveri teknike ose do të shperthejnë pakënaqësitë duke shkaktuar një destabilizim të mundshëm me protesta të dhunshme që do të shpien drejt zgjedhjeve të jashtzakonshme.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/04/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk