Samiti i Ohrit edhe një hap para për Serbinë!

08
Jun
2023


Shkruan: Medai Shaholli
Në samitin e Ohrit dhe me Open Ballkanin pritet që Serbia të konsolidohet dhe më shumë duke u pranuar nga shteti shqiptar dhe Edi Rama, si partner strategjik në marrëdhëniet fqinjësore rajonale, paçka se ky shtet grabitqar kërcnon lirinë dhe pavarësinë e Kosovës duke ruajtur në kushtetutën serbe Kosovën si pjesë integrale e shtetit serb.
Për çfarë Ballkani të hapur bëhet fjalë këtu kur gjysma e kombit siç është Kosova ka ngelur jashtë dhe po trajtohet si pjesë e Serbisë?
A nuk e di Edvin lemeria se po lundron në ujërat e turbullta të çetnikëve të Beogradit dhe se si mund të ketë Ballkan të Hapur ku ata serbët e tij të dashur nuk kanë hequr dorë nga pretendimet teritoriale ndaj fqinjit jugor siç është Kosova, përkundër propagandimit dhe të përhapjes së frymës së bashkëpunimit dhe ‘fqinjësisë së mirë’ mes shteteve fqinje se do të hapen perspektiva të reja në mini Shengenin e ri?
Edvini ynë ‘i gjatë’ e ka ndarë mendjen se do të qëndrojë me vëllamin Aleks deri në vdekje dhe aq i bën se Kosova izolohet dhe kërcnohet, anashkalohet dhe veçohet me pretekstin e refuzimit dhe mospjesëmarrjes së Kosovës në këto samite të stisura, ajo na qënkësh vetëpërjashtuar.
Kosova në këto samite nuk mund të marr pjesë si shtet i pabarabartë dhe pa emër e me fusnotë, ndaj dhe refuzimi i saj si e pabarabartë në këto samite të stisura është qëndrim i drejt dhe parimor i udhëheqjes së saj në përputhje me kushtetutën për pacënueshmërinë e sovranitetit dhe integritetit teritorial të Republikës së Kosovës.
Për herë të parë në Open Ballkan po merr pjesë edhe Mali i Zi me përfaqsuesin e tyre ‘cërnogorcin’ Abazoviq, ( siç po e quajnë kryministri i tretë ‘shqiptar’ në Ballkan) i cili papritmas ndërroi krejtësisht kursin politik nga një ‘cërnogorac’ radikal dhe i vendosur në një ‘lojtar’ luajal me fqinjët.
Cilat janë ato levërdi të bashkëpunimit dhe të fqinjësisë së mirë si shans i madh i kohës që po trumbeton sharlatani ynë Rama me Open Ballkanin, kur shteti i Kosovës jo vetëm që nuk njihet nga çetnikët serb por edhe më tej ata vazhdojnë ta quajnë Kosovën pjesë të Serbisë!
Edi Rama në Tiranë dhe Aleksandër Vuçiqi në Beograd, përmes Open Ballkanit si kalë Troje po futen në këtë mini Shengen për të realizuar projektin pansllavist serbo-rus në Ballkan si interes gjeostategjik i faktorizimit dhe i dominimit serbomadh në rajon.
Për më tepër Edvin mavria po vepron kësisoj kundër interesave kombëtare edhe për shkak të mërive që ka me Albinin dhe udhëheqjen kosovare duke përdorur postin dhe detyrën si hakmarrje e tekave inatqorre të tij, kundër Kosovës, që do të thotë se: ‘Për inat të Albinit do vej të fle me mullixhiun serb Vuçiq’!
Kështu, laskari Edvin lemeria po nanuris shqiptarët me pallavra për Open Ballkanin me leverditë dhe begatinë që do të përfitojnë shqiptarët nga ky ‘integrim ndërfqinjësor’ në rajon vetëm duke kumbisur kokën mbi supin e vizionarit dhe çetnikut Vuçiq.
Ky është dhe misioni i politikës serbe për Open Ballkanin, ku përmes Edvin batërdisë Kosova po anashkalohet qëllimisht si tokë pa zot duke i kënaqur apetiet serbe në Ballkan.
Për t’i realizuar qëllimet e tyre djallëzore ata duan ta zhbëjnë Kosovën si barrierë e pakapërcyeshme para se ta zhbëjnë Shqipërinë, si një ëndërr e vjetër serbe për dominim dhe dalje të lirë mbi Adriatik.
Shqipëria nuk është e Edvin lemerisë, ai është një kalimtar i përkohshëm që ka marr frenat e pushtetit me ndihmën e faktorëve të jashtëm, ndërsa Shqipëria është e përjetëshme.
Të gjitha ato marrëveshje të përuljes shqiptare dhe favoreve serbe me të cilën shqiptarët nuk përfitojnë gjë, do të fshihen dhe do të shlyhen një ditë nga drejtues të denjë të kombit që do të dinë të dallojnë miqtë nga armiqtë. Shqipëria nuk mund të bëhet ‘han me dy porta’ ku duan të hyjnë derri dhe dosa, por ajo do të jetë zonjë e vërtetë e shqiptarëve për shqiptarët.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk