SANKSIONET EKONOMIKE

24
Mar
2023

Përgatiti: Arflet Selmani
Diplomacia ekonomike ka një histori goxha të gjatë, e hasim që në luftërat e Peloponezit , të Greqisë së Lashtë. Por përdorimi i diplomacisë ekonomike haset më shpesh gjatë shekullit të njëzetë, ngaqë u krijua një lloj tjetër klime në sistemin ndërkombëtar dhe vendet u bënë më të ndërvarura nga njëra tjetra dhe u krijua ajo që mund ta quajm ekonomi globale.
Për periudhën midis viteve 1914 dhe 1990 është bërë një studim empirik ku permes të cilit janë analizuar 116 raste të përdorimit të sanksioneve ekonomike. Po ashtu një studim tjetër ka paraqitur mbi 50 raste të përdorimit të këtyre sanksioneve gjatë dekatës së viteve 90-ta.
Duhet të qartësojmë se; pavarësisht përdorimit të këtyre sanksioneve të një shteti apo disa shteteve ndaj një tjetri, përvoja na ka mësuar se jo gjithmonë kanë sjell rezultatin e duhur apo janë arritur objektivat politike për të cilat janë vënë në zbatim këto sanksione.!
Ku përmendëm, se sanksionet ekonomike shpesh nuk i arrijnë objektivat apo qëllimet – përshembull, ta detyrojnë një shtet që t’i jap fund pushtimit ushtarak ose rrëzimin e një diktatori nga pushteti, që shtetet apo qeveritë kanë synuar. Dhe kjo ka bërë që shumë studiues nga studimet e tyre të konkludojnë se masat ekonomike shpesh nuk janë instrumente efektive të diplomacisë. Ka të tjerë që mendojnë se; diplomacia ekonomike mun t’u shërbejë objektivave të shumëfishta dhe të ndryshueshme (Baldwin,1985). Por, ajo që duhet të kuptojmë është se sanksionet ekonomike edhe nëse nuk i zgjidhin problemet kryesore, apo qëllimet e politikës së jashtme, një sërë të tilla instrumentesh akonomike, ku bëjnë pjesë kufizimi i tregtisë,përdorimi i ndihmës së huaj ose nxitja e investimit të huaj mund të jenë të dobishme për të shprehur qëllimet në diplomaci, në krijimin e konsensusit politik ose në fund edhe hapjen e rrugës për përdorim të forces ushtarake.
Përvojat e hidhura nga të ashtuquajturat luftëra moderne i detyruan diplomatët ndërkombëtar të kërkonin zgjidhje, alternativa ndaj luftës si mjet për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare dhe për të ndalur agresionin. Dhe ishte pikërisht Lufta e Parë Botërore dhe brutaliteti i saj që i detyroi diplomatët e asaj kohe të mendonin në këtë drejtim.
Ideatorët e Lidhjes së Kombeve iu drejtuan një instrumenti ekonomik, saktësisht sanksioneve ekonomike për të cilat flasim këtu, dhe ato u drejtuan te ky instrument me një qëllim duke i parë këto sanksione si një zëvendësim të mundshëm të luftës. Karta e Lidhjes së Kombeve iu drejtua shteteve anëtare që të përdorin sanksione ekonomike nëse vjen puna si një reagim parësor ndaj agresionit të një anëtari të Lidhjes kundër një anëtari tjeter dhe forca ushtareke mbeteshte mjet i fundit i cili do të vihet në përdorim.
Por për ta vërtetuar atë që përmendëm më sipër se jo gjithmonë sanksionet kanë pas efektin e duhur po japin një shembull konkret: Kur ndodhi pushtimi i Etiopisë nga Italia në vitin 1935, anëtarët e Lidhjes u mblodhën për ta diskutuar këtë çështje dhe morrën vendim që të vendosin sanksione kundër Italisë. Por, koha tregoi se me vendosjen e këtyre sanksioneve nuk arritën ta ndalonin ose ta ndryshonin agresionin e Italisë ndaj Etiopisë. Për hirë të vërtetës anëtarët e Lidhjes nuk ishin në gjendje apo të përgatitur për një ndërhyrje ushtarake duke shkuar në mjetin e fundit pra në luftë dhe e gjithë kjo histori përfundoi me dështimin apo poshtërimin e Lidhjes së Kombeve e cila dështoi në qëllimet për të cilat ishte ngritur si Lidhje dhe për pasojë u zhbë, apo ra në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Nuk është rasti i Italisë i vetmi rast që kanë dështuar sanksionet ekonomike, ne do të përmendim shkurtimisht edhe disa raste të tjera që lexuesit t’i kenë të njohura si raste.
-Nëse keni lexuar sadopak, e dini që gjatë viteve ’50, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të NATO-s shpresuan që vendosja e sanksioneve të plota ekonomike do ta ngadalsonte rritjen ekonomike dhe do ta rrezikonte autoritetin politik të regjimeve komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe atë të Evropës Lindore.
Por , çfarë ndodhi në të vërtetë?
Rritja ekonomike komuniste përparoi, por edhe ligjshmëria politike rezistoi pavarësisht sanksioneve dhe përpjekjeve amerikane në fillim të viteve ’60.
-Po ashtu një embargo ekonomike perëndimore kundër Republikës Popullore të Kinës e cila u vendos me qëllim për ta kërcënuar regjimin e lindur komunist gjithashtu dështoi si përpjekje aty nga fundi i viteve ’50 dhe, për pasojë u krijuan edhe kontradikta brenda NATO-s. Edhe përpjekjet e sovjetikëve për të vendosur sanksione dështuan. Në vitin 1948, Stalini kishte përdorur mohimin ekonomik me qëllim për ta detyruar liderin e Jugosllavisë Titon që të pajtoheshte me preferencat sovjetike për shtetet e tjera kliente, por Tito kundërshtoi hapur Stalinin në këtë drejtim.
-Një shembull tjetër kemi përpjekjen e shteteve arabe për të përdorur një bojkotim ekonomik me shtetin Izraelit.
– Kombet e Bashkuara vendosën sanksione të plota ekonomike kundër Rodezisë pas deklaratës së saj të njëanshme të pavarësisë, në vitin 1965. Fillimisht duhet të potencojmë se; regjimi rodezian dhe ekonomia e saj u rezistuan sanksioneve dhe mos të harrojmë se, qeveria e pakicës atje nuk ra deri në vitin 1979!
-Embargoja e armëve e Kombeve të Bashkuara kundër Afrikës së Jugut, që kishte filluar në vitin 1963, nuk pati efektin e pritur dhe nuk e pengoi vendin të bëhej forca më sfiduese ushtarake në Afrikën e Jugut.
-Sanksionet amerikane kundër Bashkimit Sovjetik kur ai pushtoi Afganistanin, nuk i detyruan liderët sovjetikë të ryshqyrtonin aktin e tyre dhe mos harrojmë se ky pushtim i Afganistanin nga ana e sovjetikëve zgjati një dekadë!
Dhe së fundi, ndoshta, rasti më i theksuar i dështimit të sanksioneve të tilla, është fakti që Fidel Kastro arriti të menaxhoj përballimin e sanksioneve amerikane për gati gjysmë shekulli. Pra, për ta konfirmuar këtë përmendim shembullin konkret se regjimi i tij vazhdoi më gjatë sesa ai i administrative të disa presidentëve amerikanë: të Kennedys, Johnsonit, Nixonit,Fordit, Karterit,Reganit, Bushit dhe në fund Klintonit.
Cili është saktësisht qëllimi i vendosjes së sanksioneve apo ndëshkimit ekonomik për vendin që i adresohen këto masa?
Qëllimi kryesor është dhe mbetet ndryshimi politik dhe sa më i madh të jetë presioni ekonomik, aq më shumë ka gjasa të ndihen pasojat politike.
Shtetet që përballen me sanksione ekonomike nganjëherë mund të ndërojnë partner dhe të kthehen, madje,edhe me kosto të konsiderueshme politike dhe ekonomike, te parnerë tjerë ekonomik alternativë.
Shtetet ndaj të cilave zbatohen këto masa apo sanksione përvoja ka treguar se kanë gjetur opsione për përballimin e tyre. Ja një shembull konkret: Gjatë viteve ’90, Iraku arriti të fuste mallra kontrabandë, edhe pse me kosto shumë të lartë, nëpërmjet Jordanisë dhe të gjente një sërë ndërmjetësish të paligjshëm që ia transportonin naftën e tij në tregjet botërore. Po ashtu edhe Afrika e Jugut gjeti blerës privat nga shtete të ndryshme të cilët ishin të gatshëm të shkelnin embargon e armëve të Kombeve të Bashkuara.
Duhet të kuptojmë se, edhe vendosja e sanksioneve apo e ndëshkimit të lartë ekonomik nuk sjell domosdoshmërisht ndryshimet e detyrueshme politike. Në fakt, sanksionet kanë shpesh efektin e kundërt të asaj që synohet apo qëllimit për të cilat janë vendosur të njëjtat. Ka ndodhur që vendosja e sanksioneve ndaj shtetit të shënjestruar, në vend se ta çoj në kaos politik vendin që i drejtohen këto sanksione apo në shpërbërjen e qeverisë së atij vendi, e ka çuar në integrim politik brenda vendit! Kjo nga njëhere referohet si sindroma e grumbullimit rreth flamurit- sanksionet krijojnë një ndjenjë solidariteti brenda vendit të shënjestruar, pasi qytetarët dhe liderët e tyre afrohen më shumë me njëri-tjetrin në përgjigje të asaj që në vend përceptohet ose përshkruhet sidomos nga liderët oportunistë si një kërcënim ose sulm i jashtëm.
Vendosja e sanksioneve mund të jetë e kushtueshme për sanksionuesit dhe për të shënjestruarit, duke vështirësuar përkrahjen e mbështetjes politike gjatë kohës brenda një koalicioni të shteteve sanksionuese.
Pavarësisht atyre rasteve të dështimit të sanksioneve që i përmendëm më lartë, ne do të sqarojmë shkurtimisht se pse shumë shtete apo qeveri ende i konsiderojnë sanksionet e tilla si të dobishme.?
Kritikat ndaj sanksioneve shpesh nxjerrin konkluzione negative rreth efektivitetit të diskutueshëm të sanksioneve, duke u përqëndruar vetëm në objektivat më publike dhe sfidues që një përpjekje sanksionesh mund të shpresojë të arrijë. Në rastet që përmendëm më herët kemi elemente që mund të bazohemi dhe të gjykojmë se sanksionet kanë dështuar sepse shtetet e shënjestruara nuk janë zbrapsur pavarësisht sanksioneve. Mirëpo, mos të harrojmë se politika e jashtme është fushë shumë e gjerë dhe objektivat e saj janë një gamë e gjerë. Shtetet shpesh i përdorin sanksionet si një pjesë të një strategjie më të gjerë të politikës së jashtme, duke përfshirë edhe instrumente të tjera të diplomacisë për të arritur objektivat e tyre.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 24/03/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk