Sanksionet në adresë të gabuar!

25
Aug
2023
Shkruan: Medai Shaholli


(pa dorashka)
Bashkësia ndërkombëtare së fundmi me shqiptarët e Kosovës u tregua e padrejtë pasi i tha qeverisë së Kosovës se do të vuani pasojat për shkak të qëndrimit tuaj kokëfortë kur dërguat forcat speciale në veriun e Kosovës, ‘në atë pjesë që u mbrojmë ne’!.
Dhe arsyja paskësh qënë dërgimi i policisë speciale në veri pa u konsultuar me ndërkombëtarët!
Në këtë rast ndëkombëtarët duan të luajnë rolin e ‘dajës Sam’ me shqiptarët që do të thotë se ‘ne u çliruam ne ju mbysim’!
Përdorimi i dhunës nga ana e policisë speciale serbe dy muaj më parë (me rroba civil) dhe përdorimi i armëve të zjarrit, ku u plagosën dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it, nuk paraqet asgjë për ndërkombëtarët, ata mbyllën sytë përpara sulmeve të orkestruara të forcave ‘specialcave’ të Beogradit sepse në pyetje është ‘korrigjimi’ i kufirit dhe ndarja e veriut nga Kosova.
Ndarja në llogari të Beogradit që do t’i kënaqte edhe orekset e kompanive të mëdha ndërkombëtare me shfrytëzimin dhe ndarjen e resurseve minerale të kombinatit Trepça.
Serbia e çetnikut Vuçko tolerohet përkundër faktit edhe kur ata sulmojnë me armë forcat e KFOR-it, ku ambasadorët e akredituar në Prishtinë i mbyllin sytë para sulmeve terroriste me armë ndaj ushrarëve të të KFOR-t!
Me këto veprime të terroritnë ata duan ta bëjnë defacto ndarjen e veriut nga Kosova dhe ndërkombëtarë bëjnë ‘sehir’!
Edhe kur e shohin se Serbia mbështet invazionin rus në Ukrainë dhe nuk do t’i vendos kurrë sanksione vëllait të madh, përsëri ndërkombëtarët heshtin dhe vëzhgojnë, sikur duan të thonë ua kemi borxh t’ia falim veriun se kemi interesa të përbashkëta.
Kësisoj, ndëkombëtarët pas një ‘studimi të hollësishëm’ të ambasadorëve perëndimorë të akrediuar në Prishtinë e gjetën fajtorin në Kosovë dhe ajo na qënkësh qeveria e Kosovës, pasi nuk na ka pyetur ne për çdo lëvizje të trupave policore në veri të vendit apo dhe kur patrullojnë atje ne duhet ta dimë!
A është e ndershme dhe korrekte të ndërhysh në punët e brendshme të një shteti të pavarur dhe ta sanksionosh atë shtet që mbron dhe ruan integritetin territorial të vendit të tij?
Apo Kosova paskësh pavarësi me kusht dhe kështu të fortit mund t’i zhvatin copa territori nga Kosova dhe t’ia dhurojnë fqinjëve grabitqar sepse ashtu i honeps ndëkombëtarëve?!
Ndaj, shumica e shqiptarëve akoma besojnë në miqësi të përhershme, por në realitet nuk ka miqësi të pëherëshme në çdo marrëdhënie miqësore ka interes të çastit.
Një fjalë e urtë shqiptare thotë: ‘Ngrodhi dhia u prish miqësia’!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk