Nuk duhet të çuditemi përse Kosova është në kët gjendje ku disa shqiptar ma shumë kan ra në hall për t’i shpërblyer kriminelët ardhacak serb, (shumica e të cilëve ishin pjesëmarrës direkt në masakra dhe gjenocid mbi shqiptarët si komb në Kosovë) , me një asociciacion sesa vet që kërkojnë ata.
A nuk ishin shqiptar ata që dikur e quanin nacionaliste dhe irredentiste rinin shqiptare që kërkonte Republikën e Kosovës dhe të drejtën e saj për t’u bashkuar me Shqipërinë?
A nuk ishin shqiptar në kohën e luftës disa që thonin se :fukarenjtë po luftojnë e po mendojnë me çliruar Kosovën nga Serbia?
A nuk janë shqiptar ata që bëjnë tregti me shtetin gjenocidial të Serbisë sikur të mos kishte ndodhur asgjë në luftë në vitet 1998-1999?
Një bindje kam edhe pse dikush mund edhe të mos pajtohet : Pas çdo të burgosuri dhe përndjekuri politik, shqiptar në Kosovë përveq policisë e sigurimit serbo-jugosllav ka qëndruar së paku një spiun shqiptar.
Pas çdo prite për djemtë dhe vajzat e UÇK-së përsëri ka qëndruar një spiun shqiptar – shqipfolës.
Ata që i kan bër argatin shtetit gjenocidial të Serbisë para lufte, ata i kan bër argat edhe gjat lufte e po i bëjnë edhe sot.
Serbia për mbi një shekulli të okupimit të Kosovës nuk ka mbjellur as pemë dhe as perime por ka mbjellur spiun shqiptar për t’i shërbyer asaj, por një është e sigurt, këta bashkpuntorë të Serbisë kan dështuar para lufte gjat lufte dhe do të dështojnë edhe tani edhe pse një numër i tyre është pasuruar me ndihmën e Serbisë, sepse Kosova u çlirua, u bë shtet, do të mbrojë sovranitetin dhe herët a vonë do të bashkohet me Shqipërinë.
Refreni i këngës së Dervish Shaqes kushtuar Kamer Loshit thotë :
“Për Serbinë tha kesh t’uj pshtue por janë shqiptarët t’uj ndihmue heu mos lashtë Zoti pa i marrue” .


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
