Sërish ngel në klasë “Severna”!

26
Sep
2024
Shkruan: Medai Shaholli


Mediet e ndryshme nga Brukseli njoftojnë se “drzhava Sevrana”, ka humbur provimin e radhës në përpëlitjet e saj për hapjen e negociatave me BE-në, për shkak të vetos bullgare, si rezultat i shmangies së ndryshimeve kushtetuese, ku për pasojë ky vend ngel në batakun e nacionalizmit ndërsa Shqiparia vazhdon rrugetimin e hapjes së negociatave më 15 tetor.
Ky ishte parashikimi që bëri premieri dhe kryekomiti Micko para tra muajve se në rrugëtimin tonë nuk do të pranojmë shtantazhe dhe presione për ndryshimet kushtetuese dhe ja sot “Severna” u ndëshkua sërish për shkak të moskryerjes së detyrave të shtëpisë.
“Ngelja në klasë” është ndëshkimi i radhës që merr “Severna” nga BE-ja për papërgjegjshmëri ndaj moskryerjes së detyrave të shtëpisë nga ana e qeverisë se kryekomitit Micko!
Cila do të jetë përgjigjja e VLEN-it në këtë rast, të cilët u zotuan se do të bëhen ndryshimet kushtetuese brenda 6 mujorit të parë të qeverisjes së koalicionit ku me të parashikohej ndryshimi i parë.
Vallë ky ishte “Ndryshimi” që na premtuan qylaxhinjt e VLEN-it, të cilët bënë premtimin e madh se me ne vjen “Ndryshimi” pasu na mbështet edhe Albini!
Albini zgjodhi njerëzit e gabuar në një kohë të gabuar!
Dhe ja nuk u mbushën 100 ditët e para dhe zhgënjimi i parë erdhi ku “Severna” ngeli në klasë pasi nuk i bëri detyrat e shtëpisë!
Por, duke parë zhvillimet e fundit mund të konstatojmë se qeveria e koalicionit ka ngecur në strofkullën e nacionalshovinizmit në raport me fqinjët e tyre shqiptarë dhe nuk do të dalë asesi që andej për shkak të egos së tyre të sëmurë nacionaliste.
Rruga e “Severnës” drejt BE-së vështirë se do të duket në horizont në një të ardhme të afërt, me këtë orientim dhe mentalitet të supremacisë së komitëve ndaj ndryshimeve kushtetuese dhe përbuzjes së bashkësive të tjera etnike, ku shqiptarët nuk kanë pse t’i paguajnë gjobat e BE-së për shkak të qëndrimit dhe të politikës së mbrapsht nacionaliste të kryekomitit Micko.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 26/09/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk