“Severna” feston 33 vjetorin e Pavarsisë!

09
Sep
2024
Shkruan: Medai Shaholli


Lajmi ditës sot në shtypin shqiptar është dita e Pavarsisë së “drzhavës Severna”, e cila mbushi 33 vjet, por gjithsesi mbeti një aguridhe për nga mentaliteti dhe nuk u rrit si shoqet e saj Sllovenia e Kroacia, të cilat zgjidhën zinxhirët e diktaturës jugosllave dhe u rritën e u zhvilluan me kohën dhe u bënë anëtare të BE-së.
Vetëm “Severna” jonë ngeli peng e Beogradit, duke marrë udhëzimet e tyre sesi të veprojë me shqiptarët.
Për tri dekada aguridhja Severna shtypi dhe keqtrajtoi, vrau dhe burgosi ish luftëtarë dhe veteranë të UÇK-së dhe jo vetëm.
Ata organizuan puçe, procese të montuara politike, ekspeditave policore serbo-maqedone për të shuar shpirtin liridashës të shqiptarëve në lufte për të qënë të lirë dhe të barabartë në trojet e tyre të Ilirisë së lashtë si të gjithë popujt të tjerë të Europës.
Nga ana tjetër ky 33 vjetor shqiptarët i gjen në fillim të një rruge të gjatë pasi partiçkat shqiptare i prenë në besë shqiptarët dhe shkelën amanetin e luftëtarëve të lirisë dhe gjakun e tyre, duke i dhënë besën “drzhavës” se ne… nuk do të kërkojmë barazi të plotë me sllavo-maqedonët por do të pranojmë përdhosjen e identitetit gjuhësor dhe skllaverinë, vasalitetin dhe servilizmin vetëm për një çik pushtet !
Dhe ja pas 33 vitesh shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë zyrtarizimin e gjuhes shqipe si gjuhë zyrtare dhe statusin e kombit shtetfofmues në preambulë dhe në nene, përmes kolonës së pestë (partive shqiptare) e cila nuk lëviz nga istikami, si opozita dhe pozita për shkak të betimit të tyre para despotëve të SDSM -së dhe të VMRO-së, se se statusi i minoritetit ( në një thes me turqit e sajuar dhe evgjitët e Shutkës) dhe i gjuhës së 20% mjafton si avancim i dukshëm në këto tri dekada të demokraqisë sllave në këtë vend të çudirave.
Imunë ndaj kësaj skllavërie mbi shqiptarët në këtë përvjetor të pavarsisë së “Severnës”, partiçkat tona politike i bëjnë fresk robërisë së tyre, duke u bërë njësh me qëndrimet shovene te pushtetit, ku japin leksione sesi shqiptarët duhet të presin edhe disa dekada për t’u bërë të denjë të barazohen me sllavo-maqedonët!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/09/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk