Duke lexuar një shkrim të sotem të vetëdeklaruarit intelektuali antikomunist Shaban Murati,nuk mund të hesht,sepse Shaban Muratët Shqiptar nuk e duan Shqipërinë,por duan të ushqejnë Egon e tyre,qoftë duke e vrarë identitetin kombëtar Shqiptar.Shaban Murati një ish dipllomat i regjimit komunist,sot një altoporlant i Islamizmit pa identitet kombetar Shqiptar dhe antikomunistit,kërkon të vrasi të vërtetën.Në shkrimin e tij ai nderon Nazistet Gjermanë dhe poshteron luften antifashiste nacionalclirimtare.Ky sharlatan ka zë vetëm në shoqeri pa identitet kombetar.Shaban Murati nuk është intelektual.
Intelektuali nuk ka frikë nga turmat,apo dosjet si spiun të rekrutuar,për tu vënë në sherbim të interesave antikombetare.
Shaban Murati nuk njeh më elementaren e një shkrimi,të vërtetën.Ai i quan komunistet cobanër pa shkollë,apo me opinga të grisura.Ndersa bejleret ajka Atdhetarizmit.Çfare injorancë nga një njeri turmat e ndjekin nga pas drejtë erresires.Komunistet ishin familjet nga më të pasura në Shqiperi,Klasa mesme dhe intelektuale e saj.Disa prej komunistëve Shqiptarë ishin me dy universitete në akademitë më prestigjioze Europiane.Komunizmi I viteve 30të 40të ishte një ëndërr e kohës per ndryshim,përparim.Ishin shpirtëra të lirë,te cilet braktisen paratë ,postet,për një botë të re.Komunistet Shqiptarë shkuan në Spanjë per lirinë e popullit Spanjoll kunder Fashizmit Frankos.Një nga keta ishte Zihni Saqe Kapetani nga fisi Kushenjve të Spatarit me dy Akademi ushtarake europiane,i cili braktisi postin e komandantit xhandarmërisë Pogradecit, per të rene dëshmor në betejen e lumit Manzanares të Madrid it më 1936.
Të jesh kundërshtar i filozofisë komuniste është e drejta kujt doji,por të vjedhesh vrerë duke ushqyer urretje dhe gënjeshtra,eshte banditizem,asgje tjetër.
Pa Enver Hoxhen dhe fitoren e partizanëve,nuk do të kishte Kosovë dhe Shqipëri.Me ballin ne jug dhe reaksionin Fashist në Veri,Shqipëria do të ndodhej si më 1913tën.Shaban Murati harron me dashje se Shqipëria humbi 70% të territoreve të saja si rezultat i kapitullimit Perandorise Otomane.
Serbia,Bullgaria,Greqia,Mali i Zi kishin pushtuar gati të gjithë Shqiperinë më 1913tën.
Çdo të ndodhet më 1945 nëse Balli dhe reaksioni do të ishin forcat fituese dhe jo ata partizanet me gjysëm opinge siç i quan Shaban Murati?Kosova do të boshatisej nga territoret e tyre si bashkëpunëtor të nazifashizmit me bragadat Skanderbeg,ndërsa Jugu Shqiperise deri në Shkumbin do ti jipej Greqise,
Shkodra,lezha dhe Mirdita Malit Zi,ndersa nga Tropoja në Elbasan Serbisë.Aleatet perëndimore nuk ishin proShqiptarë,perkundrazi shpopullimi Shqiptareve të Çamerise nga Anglo-Amerikanet,e vërteton qartazi se çdo të ndodhte në Kosovë,Maqedoni,Preshevë dhe Shqiperi.
Bejleret Shqiptarë shumica perveç titujve ishin vënë ne sherbim të çdo te huaji per para.Ata panë tek Italia dhe Gjermania interesat personale.Aleanca Mithat dhe Mehdi Frasherit me Gjermanë,po ashtu e Xhaferr Deves në Kosove me brigaden Skenderbeg,deshmoj injorancën e tyre.Nazistet kishin humbur ne Stalingrad,deshtuar në Afrikë veriore me Rommel apo sic u quante “dhelpra shkretetires.Si mund të bashkohesh me humbesin më 1943,Ku vetëm 30 vite më parë Shqiperia ishte copetuar si pjese e aleances me Perandorinë Otomane?Ju Shaban Murati mund ta urreni komunizmin,të cilit i sherbyet si diplomat karriere,por nëse Enver Hoxha nuk triumfonte në luftën e dytë botërore nuk do te kishte Shqipëri.
Komunizmi per kohen mbas çlirimit beri revolucion.
Çliroji nga skllaveria gjysmën e popullsisë,femren Shqiptare.Ndertoj institucione shtetërore dhe i dha Shqiperise vendin e tretë në bote per lexim libri,te dytin per number popullsie te teatrove,të parin në europë per muziken klasike.Sigurisht ishte diktaturë,por ishte diktaturë e shumices mbi pakicen.
Mesazhet tuaja i sherbejne antishqiptarizmit,asgjeje tjeter.Antikomunizmi sotëm donkishotian,kërkon greqizimin dhe serbizimin e Shqiperise,se më mirë te pushtuar nga Serbi se sa të lirë me flamurin kuq e Zi nen komunizmin.Ti sot do ta kishe emrin Shabanov Muratoviç,po të mos fitonte komunizmi si forca kryesore më 1944.Nëse kerkon të behesh intelektual,fillo te mësosh se e verteta te bene vetvetja.
Shqiperise sot i nevojitet një brez si më 1944ten ta shpëtoj nga vdekja si komb,Jo të vazhdoj to bëjë sehir vdekjes kombit duke gjetur “Armiq” tek Çlirimtarët e Atdheut.Vizion,Jo mediokritet.
Ilir Kushi
——————————————————————————-
Shkrimi Shaban Muratit eshte ky:
Lehësit e së keqes
Është e pashpjegueshme, pse shumë komunistë fanatikë të regjimit diktatorial enverist pas ardhjes së demokracisë shfrytëzuan hapjen e rrugëve dhe shkuan në SHBA, Itali, Gjermani, Britaninë e Madhe, etj. ku ishin regjime, që ata i urrenin jo vetëm në kohën e qoftëlargut, por edhe sot i urrejnë. Në fakt nuk janë aspak komunistë të vërtetë, sepse po të ishin të tillë duhej të shkonin për të jetuar në vendet komuniste si Kina, Korea e Veriut, Vietnami, etj.
Mirë që u strehuan në Perëndim dhe gëzojnë pensionet e mira, ndihmën shëndetësore falas dhe të mirat sociale të kapitalizmit perëndimor, por pse nuk rrinë urtë e të heshtin, por lehin nëpër rrjetet sociale në Shqipëri në mbrojtje të komunizmit enverist. Në fakt nuk janë komunistë të vërtetë, por janë thjesht njerëz të ligj, që kanë zili dhe urrejnë realitetin, që shumica e popullit shqiptar jeton sot shumë më mirë se në kohën e triskave dhe tollonave të Enverit dhe e kanë bërë lanet atë regjim dhe atë diktator. Nostalgjikët enveristë, që lehin nëpër rrjetet sociale të Shqipërisë nga rehatia e vendeve kapitaliste perëndimore, janë pjesa më e zezë dhe më helmatisëse e llumit të shoqërisë shqiptare.
Brezi ynë e njeh mirë regjimin diktatorial dhe e di se kjo skotë lehësish nostalgjikë i ka borxhe të mëdha diktaturës, e cila i mori ata nga krraba dhe dhitë në skërkat e humbura të maleve dhe pushtuan qytetet, duke i bërë vegla të instrumenteve më shtypëse të diktaturës dhe duke u dhënë si shpërblim vila, poste, pushtet dhe jetë të paparë në qytetet kryesore të Shqipërisë.
Shembull tipik i këtij modeli është një ambasador i asaj kohe që mburrej për mrekullinë, që bënte Partia e Punës dhe shoku Enver, që atë bari në mal me dy klasë fillore e kishte bërë ambasador.
Mirë, që nuk kërkuan falje për atë regjim gjakatar, që vrau shqiptarë më shumë se sa u vranë në Luftën e Dytë Botërore, por përse nuk heshtin dhe të gëzojnë në qetësi të mirat e kapitalizmit të urryer prej tyre.
Treguan më dinjitet nazistët gjermanë, të cilët ikën me mijra vetë nga Gjermania pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe shkuan në vendet e Amerikës Latine, ku kurrë nuk u ndjenë dhe nuk dolën në mbrojtje të nazizmit as në publik dhe as në rrjetet sociale. Por nostalgjikët enveristë shqiptarë nuk janë as komunistë dhe as njerëz, por janë thjeshtë të ligj, që ëndërrojnë ende të vrasin, të shtypin dhe t’i vdesin nga uria shqiptarët si dikur në regjimin e tyre. Ata janë lehësit e së keqes.
Është një grup nostalgjikësh, që lehin edhe nga shtrati, edhe nga varri, që duan ta kthejnë Shqipërinë në ferrin e dikurshëm enverist dhe tani lufton nëpër rrjetet sociale shqiptare dhe perëndimore për të arritur të paktën synimin e lig që Shqipëria dhe populli shqiptar të përbuzen nga popujt dhe nga shtetet e tjera si njerëz të lindur për të keqen.
Shaban Murati.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!