(Të ndalet dora gjakatare e vrasjes e dhunës ndaj grave)
Gruaja në ditët më të bukura të fal dashurinë. Gruaja, kur je në ditë të rënda e të vështira, ajo të dhuron dashurinë. Gruaja është qetësim dhe paqe për burrin. Gruaja të përmbush shpirtin dhe zemrën e zbrazur e të kthyer në vetmi dhe ta mbush me dashuri.
Boshllëkun që ke mbajtur prej vitesh, gruaja është ajo që të plotëson si qenie njerëzore, është gjysma e juaj, është plotësim i plotësisë së trupit, mendjes dhe shpirtit. Për të qenë një trup, mendje, shpirt i përmbushur dhe në gjendje të jetë për të menduar, i fortë për të rrugëtuar në jetë (e gjatë jetës), vetëm kur plotësohet me gruan, ai do të jetë edhe i fortë, edhe rrugëtar i jetës së përkohshme që ne bëjmë, por edhe i kthjellët për të menduar.
Gruaja është ajo që kurrë burrit të saj nuk i kujton vdekjen, por çdoherë grimcat e atomit mundohet t’i bëj bashkë për të bërë një atom të plotë e që ai atom të shërbejë për dashuri, mirësi, paqe dhe begati për familjen e saj. Gruaja është ajo që sjell në jetë fëmijët, është ajo që përmes lindjes sjell dritën dhe shumësinë e njerëzimit. Kjo dëshmon që gruaja është e veçantë, ka rol të veçantë, jo që ne burrat i kemi dhënë, por Zoti e ka nderuar me një rol të tillë.
Zoti e ka nderuar me respektin më të madh, andaj gruaja pas Zotit ka respektin dhe lartësinë (figura e saj e ndritur) më të madh nga të gjithë ne njerëzit në këtë tokë, që i bie nga ne burrat.
Një grua e mirë është ajo nëna që ka lindur, që ka rritur fëmijët e saj dhe që punon ditë e natë për të mbajtur mirë, pastër dhe me dashuri familjen e saj. Punon që familjes së saj mos t’i mungoj asgjë. E një burrë i keq, një burrë i ligë, një burrë që gjatë gjithë kohës ka menduar vdekjen (vrasjen) e gruas së tij, nënës së fëmijëve të tij, ky burrë është edhe i ligë, edhe i pa fytyrë, por mbi të gjitha një kriminel barbar e i pa shpirt.
Ka burra të ligj plot nga të gjitha anët. Por t’ia porositësh vrasjen gruas në sy të fëmijëve, t’u vrasësh nënën fëmijëve në sy të tyre, ky është më shumë se sa fundi i një “njeriu” tepër-tepër të keq, tepër idiot, i zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore, e mos të flasim për atë humane.
Të paguash për të vrarë një grua, për të cilën është dashur që burri i saj të jetë mbrojtës i parë për të dhe jo të jetë vrasësi i parë për të. Kjo tregon që disa burra nuk meritojnë të kenë një grua në krahë, nuk duhet të kenë një grua afër, ndaj të tillët nuk janë burra fare.
Burrëria nuk tregohet përballë luftës me një grua, por tregohet sa dashuri të madhe i dhuroni një gruaje. Mentaliteti i një shumice shqiptare është për të dëshiruar, ky gur i errët, i mentalitetit të poshtër, duhet ndërruar sa më parë, duhet dhe ligji (dënimi) të jetë më i ashpër kundër këtyre burrave të poshtër dhe në shpirt djalli, por të veshur kinse me rroba të “bardha morali”.
Të vrasësh nënën e fëmijëve (gruan tënde), të bësh këtë krim të organizuar me disa persona të tjerë, të jenë në vendin e ngjarjes (krimit), aty edhe fëmijët, është tepër e rëndë, e pa njerëzishme dhe e pafalshme.
Kjo vepër e rëndë kriminale është bërë që fëmijët të jenë dësh-mitarë më pas, për të mbuluar krimin (vrasjen) dhe për të shpëtuar kokën e tij ky burrë i keq dhe i lig, ky baba i fëmijëve që kurrë nuk paska qenë baba, por ka mundur të jetë edhe vrasës i fëmijëve, jo veç i gruas së tij.
Të lësh fëmijët jetim, t’ia vrasësh lindjen e tyre (nënën e tyre), kjo dhe diellin e ndal së rrezuari, e toka çahet dhe shpirti të dhemb kur dëgjon, e shikon raste të tilla.
Nuk ka akt që të detyron të vrasësh gruan. Asnjë rrugë nuk duhet e nuk të çon t’i marrësh jetën dikujt, e në veçanti një gruaje, e aq më shumë një nëne që dikur e ke dashur ti o burrë i poshtër. Të vrasësh gruan që të ka sjellë në jetë fëmijët, të ka sjell pasardhës, trashëgimtarë të udhës suaj, pasurisë suaj e të jesh ti burri i saj, vrasësi i nënës së fëmijëve, gruas suaj.
Kjo tregon që si shoqëri, jemi në një krizë të madhe morale të vlerave dhe një pjesë e njerëzve janë duke rrëshqitur drejt veprave kriminale, drejt veprave thuaja se fashiste, këtë gjë mund ta mendojë vetëm një i betuar për të qenë fashist.
Sot u këput një lule me aromë gruaje. Ejani të jemi të gjithë së bashku, të dënojmë, (parandalojmë) këto akte qyqare, këto duar kriminale që përditë po vrasin gra, po vrasin motrat tona shqiptare, po vrasin qenien e nderuar e të dhuruar nga Zoti, butësinë, qetësinë, harmoninë në shoqëri, po vrasin gruan, vetëm pse ajo është nga natyra e qetë, e butë dhe durimtare.
Ju lutem gra, mbroni shumë njëri-tjetrën. Para se juve t’iu pikojnë lotët, bëni burrat që të qajnë. Bëhu e zonja e vetes, bëhu vetvetja dhe lufto për të drejtën tënde! Mos ke frikë, mos u ndal, por vazhdo betejën për të drejtat dhe për drejtësinë tuaj, për drejtësinë e të gjitha grave.
Gruas
Gruaja është diell, është bardhësi hëne
Është melhem për varr, qetësim për shpirt
Gruaja është engjëll i tokës mëmë
Është madhështi që Zoti e nderoi lart.
Gruaja është mëshirë për fëmijët e burrin e saj
Është paqe dhe mban harmoninë në shoqëri
Jeta pa gra do ishte e pisët dhe tepër e errët
Gratë janë trungu i dritës, është dritë llambe
Ato përherë e shtojnë njerëzimin e falin dashuri
Janë të bekuara nga Zoti, dhurojnë vetëm mirësi.
Të dashur motra dhe vëllezër!
Shpreh ngushëllimet e mia dhe ndaj dhimbjen me çdo familje, që ka humbur një vajzë, një grua, një nënë, nga dora gjakatare-vrastare! Në shumë raste ndihem keq, ndihem i lënduar kur një burrë vranë një grua. Ndihem keq që kjo gjë vie nga një burrë, nga një që ka gjini që i takojmë dhe ne. Të distancohemi nga të gjithë ata burra që gratë i shikojnë si objekt sexi, i shikojnë vetëm si një objekt përdorimi e talljeje, fyerje dhe më pas i hedhin në rrugë, i rrahin, i dëbojnë dhe në disa raste i vrasin.
Por ne burrat, gruan duhet ta shikojmë si madhështi, si vlerë, të barabartë me ne, si një qenie e dashur, e butë, e mirëkrijuar dhe si një rregullim e harmoni në mes gjinive burrë-grua. Vlera e gruas duhet të na bëjë që të ngrisim zërin më shumë, të jemi kundër dhunës, vrasjeve dhe lëndimit të grave, të jemi zë i fortë për të mbrojtur gratë. Një gjë të tillë ta fillojmë nga shtëpitë tona. Gratë duhet t’i nderojmë, t’i dëgjojmë dhe të marrim vendime së bashku me gratë tona.
🛑 STOP DHUNËS E VRASJES SË GRAVE!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!