SHËRBIMET SEKRETE SERBE DHE RUSE JANË TË INFILTRUARA NË PUSHTET DHE TEPËR AKTIVE NË SHTETET E RAJONIT, SIDOMOS NË MAQEDONINË VERIORE

24
Sep
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Reagim
“Nuk ka dyshim se personat e armatosur janë nën komandën e BIA-s, FSB-ja dhe GRU-ja ruse, që me anë të propagandës i kanë nxitur serbët për një konflikt me shqiptarët.”
– Çedomir Stojkoviq, avokat i njohur në Serbi
Bandat kriminale të infiltruara në organet e pushtetit në Maqedoninë Veriore, në strukturat drejtuese të disa partive politike të pozitës dhe opozitës, se janë në koordinim të vazhdueshëm me shërbimet sekrete të Serbisë dhe Rusisë, kjo nuk ka asnjë dyshim.
Kjo është konfirmuar edhe zyrtarisht me zbulimin e veprimtarisë agjenturore dhe subversive të dhjetëra agjentëve rusë të kamufluar nën petkun (statusin) e diplomatëve dhe të drejtuesve kishtarë, që ka rezultuar me dëbimin e dhjetëra të tillëve (së paku 21 agjentë dhe rrjeti i bashkëpunëtorëve të tyre) gjatë muajve të fundit nga Maqedonia Veriore, nga Bullgaria dhe vendet e tjera të rajonit.
Pyetja ime publike drejtuar organeve të pushtetit dhe të sigurisë kombëtare të Maqedonisë Veriore është:
Nga i kanë pasur informatat se pushteti dhe egjenturat e Serbisë dhe Rusisë përgatitin kryerjen e sulmeve terroriste në Kosovë gjatë këtij vikendi, që edhe këtu në Maqedoninë Veriore na i kanë ndërprerë lidhjet e komunikimit normal me publikun, që nga dita e premte (rrymën, internetin etj.), mua dhe disa personave të tjerë, të cilët i përcjellin me kujdes e në vazhdimësi zhvillimet politike dhe të sigurisë në rajon, sidomos në Kosovë dhe Maqedoni?!
Kjo nuk është hera e parë dhe as prova e vetme që i vërteton lidhjet e shërbimeve sekrete serbe dhe ruse me individë dhe grupe të organizuara të nëntokës kriminale, të infiltruar në disa subjekte politike, në organet drejtuese të kompanive në shërbim të bandave kriminale, në medie dhe organet e pushtetit në Maqedoninë Veriore, dhe jo vetëm, aktiviteti i të cilëve vërehet sidomos gjatë fushatave parazgjedhore dhe me tensionimin e gjendjes së sigurisë, siç është rasti i ditës së sotme në kufirin verior të Kosovës, ku janë futur grupe terririste me armatim të rëndë nga Serbia, të cilat e kanë sulmuar policinë e Republikës së Kosovës dhe pretendojnë të krijojnë pasiguri dhe kaos në vend dhe në rajonin më të gjerë.
(24 shtator 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 24/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk