Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Shume diskutues, disa pa vetedijen e tyre vertete kombetare, disa te tjere qe vertete e duan atedheun e popullin, por qe fatekeqesisht nuk dine te duan, shprehen ne organet e komunikimit shoqeror, me nje gjuhe e mendim jo te qarte, te ngaterruar, e shume here te demshem. Ka jo pak, qe edhe pse nuk u mungon intelekti dhe dashuria per popullin e atedheun, te cilit i perkasin, te infektuar me poziten “e militantit” ndaj individit, partise, apo krahines, e pse jo edhe te besimit fetar, kur “diskutojne”, arrijne te dalin jashte normave morale, shoqerore e familjare te vete tradites shqipetare, duke mos kursyer edhe perdorimin e nje fjalori rrugash, “trimash” te mbrojtur nga komunikimi ne tela apo valet e internetit, e me qe nuk jane fizikisht perballe “me armikun e tyre”, perdorin ne fjalor edhe “liber shtepie” e “fletore shtepie”, sejcili duke u perpjekur te jete sa me superior, ne mundjen “e kundershtarit”!
A, B, C -ja e komunikimit shoqeror, kerkon ne rradhe te pare te jesh vertete njeri, ne kulture, ne educate, ne miresjellje, ne qellim e ne objektiva, objektiva te cilat duhet te jene vetem ne mireinformimin dhe edukimin e njeri tjeterit, me qellimin per te qene sa me te afte e me me vlere per shoqerine se ciles i perkasim, kudo qe punojme e jetojme, e t’i themi vertete botes, me krenari e koken lart “O SA MIRE ME QENE SHQIPETAR!
Mitingu ne Tirane ne mbrojtje dhe ne mbeshtetje te UCK-se se LAVDISHME, ishte me vend, edhe duhet thene madheshtor, por edhe ky aktivitet shoqeror e politik, si te gjitha me pare, morri nje karakter partiak, e bile elektoral. Nje pozicion i tille i zbeh, dhe bile i saboton arritjet dhe qellimin qe synohet.
UCK-ja eshte vlere kometare qe e pasuroj dhe e nderoj ne nje shkalle shume me te larte kombin shqipetar, por si cdo levizje revulicionare, atedhetare, patriotike, jo vetem nder shqipetaret por kudo ne bote, ka ne gjirin e saj, edhe njerezit e armikut, te cilet mire dine te maskohen, e te veprojne si “Kollona te Pesta”, brenda revoltes.
Ne te vertete, askush nga forcat e revolucionit apo te popullit, ne jo pak raste, nuk eshte ne gjendje te zbuloje ne kohe dhe te gjithe keta elements te rrezikshem qe edhe vrasin prapa kraheve. Me te shumtet e ketyre zorrzopeve, tradhetare te popullit te tyre, arrijne pas luftes, ne paqe, me “licensed apo patenten e atedhetarit qe ka luftuar”, marrin poste drejtuese dhe besimin ne popull, me te cilat ata jane aktive ne shkaterrimin e atij populli e vendi me masken e te besuarit, qe “ka dhene prova”, me masken e atij qe ka bere luften.
Tradhetaret qe me sukses kane maskuar veten ne lufte, ne kohe paqe, kur bejne veprime ekonomike, politike, ideologjike apo administrative, me kosto demetimi te larte, arrijne te zbulojne veteveten, e populli duhet t’i hedhe ne koshin e pleherave e t’i dergoje prapa hekurave, e jo ne kolltuqet qeveritare sepse paskan qene ne lufte.
NUK KA E NUK MUND TE KETE NJE PERSON TE VETEM, QE TE JETE HERO NE LUFTE, E TREGETAR E HAJDUT I POPULLIT E ATEDHEUT TE VETE NE PAQE, NDAJ DUHET THENE E TRAJTUAR NJE PERSON I TILLE, ASHTU SIC ESHTE, ARMIK, DIZERTOR I LUFTES, I PAZBULUAR GJATE SAJ, DHE SABOTATOR I PAQES. TE MENDOSH NDRYSHE ESHTE TE ZHGENJESH VETEN!
Mund te besh sikur punon per atedheun e popullin gjithe jeten, apo edhe vertete mund te kesh punuar me mish e me shpirt, por ne minutin e fundit, ben nje veprim qe i demton rende interesat e tyre, atehere nuk e ke me vleren e respektin, vleresimin e heroit, por meriton damken e vulen e tradhetise.
Gjithcka, cdo veprim apo mendim, i kujtdoqofte, ne se don te besh nje vleresim realist, qe t’i sherbeje qellimit te mire, ne rradhe te pare duhet shikuar ne dialektiken e plote te kohes, rrethanave e mjeteve qe perdoren. Kurresesi nuk mund te japesh nje gjykim te sakte, kur je “brenda ne tunel”, pa qene i afte, e pa pasur mundesine te kesh nje diapazon te gjere veshtrimi e gjykimi, “jashte tunelit”.
Nje miku im ketu ne f.b., zoti T.N.,shkruan:
” Kosova nuk u çlirua sot.Perse Saliu nuk denoj genocidin kur ishte dy here president e kishte edhe shumicen,,!? A ishte po ky Sali qe etikoj organizate terroriste UÇK,,! Nuk dua te justifikoj qëndrimin e pozitës shqipetare, po kërkesa e Berishes (Behet fjale per kerkesen e para pak diteve ne Parlamentin Shqipetar per te miratuar nje rezolute kunder genocidit serb ne Kosove, rezolute qe nuk u miratua nga PS-ja. Ky sqarim ne kllapa, eshte nga Luan Baci), ishte “pas pilafit”!?
Ishte tentative e Berishes, per te justifikuar mbeshtetjen ndaj Albinit ne zgjedhjet bashkiake, njelloj si e Rames per UÇK ne Kosove e Maqedoni..!?
Pra Berisha e Albini, dy strateget e injorimit te luftes UÇK, ku ne se Saliu i quajti organizate terroriste, Albin i quajti trafikant organesh,,!?
E tmerrshme, qe nje kryeminister shqipetare, perdor fjalorin e Milosheviçit,,!?
Le te imagjinojmë nje moment, cfare do te ndollte, ne se nderrojme rolet, Berisha+Kurti me Rama+Ahmeti,,!?
E kuptoni cili ashte dallimi,,!?”
Zoti T. N., Kur shkruajme e flasim, duhet te mendojme ne se ndihmojme apo demtojne o miku im. Besoj se i shikoni dhe interpretoni gabim zhvillimet. Sali Berishe “non – grata”, qe meriton t’i humbasesh edhe emerin, ben vetem diversion dhe ngaterron, ai “e vjedhe”, dhe e manipulon te verteten dhe revolten. Ju keni te drejte absolute kur thoni se Berisha i kishte te gjitha pushtetet dhe shumicen, me shume se nje here, dhe nuk e denoj genocidin serb mbi Kosove ndaj shqipetareve. Ai nuk mund ta bente kete, sepse eshte edhe vete serb, e ne sherbim te tyre. Pozita e soteme e vicidolasit, mjeshter ne intriga, nuk ka te beje aspak me mbrojtjen e UCK-se, e as ne mbeshtetje te Albin Kurtit, dhe figurave te gjykuara sot ne Hage. Ai fut gure nen rrota, ne cdo gje qe duket se mund te shkoje mire, e mbare per shqipetaret. Idea qe Berisha, “ndihmon” Albin Kurtin, e ca me keq eshte mik me te, eshte jo vetem jashte realitetit, por i sherben vetem opozites kosovare qe eshte vene plotesisht ne pozitat e minimit te shtetit, te lirise e pamvaresise se Kosoves, por edhe ne sherbim te plote te Serbise, ne percarjen e unitetit shqipetar, per ta versulur shqipetarin kunder shqipetarit.,
Per cdo shqipetar, cilidoqofte ai, te denuar ne Hage, fituese eshte vetem Serbia.
Eshte katercipterisht e gabuar, e rrezikeshme, te shkeputesh nga konteksti, nga nje fjalim i plote i kujtdo qofte, vetem ato fjale, apo shprehje qe fallcifikojne te verteten e atij fjalimi apo shkrimi. Nuk ka asnje prove bindese qe Albin Kurti te jete shprehur e akuzuar UCK-ne per trafik organesh. Une vete e kam pare ate video ku flet Albin Kurti per kete problem, por se cfare eshte thene me pare apo me pas asaj video, eshte prere, pra video eshte e cunguar, e fallcifikuar, e kurresesi nuk mund te merret si prove e qendrimit apo mendimit kunder UCK-se.
Sot Albini, “mbrohet” qellimisht nga Sali kerme Berisha, jo per patriotizem te “non-grates”, por pikerisht se me Kurtin i ka hasur sharra ne gozhde Serbise, dhe perkrahja e gjarperit Berisha, “e shet Kurtin” si “bashkepunetor te Serbise”. Ky eshte nje diversion i ulet qe kalon vetem tek ata qe ne vend te trurit e te inteligjences per te gjykuar drejte, e kane kafken e kokes te mbushur me tallash druri.
Qofshi mire!
19 Tetor 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
