Dhe u nisëm rrugës pa rrugë
Për të ardhur te ti një ditë
Bjeshkëve të Sharrit me drojë
Se Ujku mund të dilte në pritë
–
Me këngën e besës
Që moti erdhem tek ti
Për t’i bërë planet e shpresës
Oj e vogla Shqipëri
–
Shipkovajca ish filter
Ruante imazhin e bukurisë
Nuk lejonte termaa zeher
Mbronte ëndrrat e shqiptarisë
–
Shipkovajca është filter
Tra i fortë për tu mbajtur
Kur dikujt i rrëshqitnin këmbët
Nga lakmia t’mos i thyej dhëmbët
–
Mehmet Gega fërkon mjekrën
Mjekërbardhë thotë jam bërë
Rafi Halili s’lëviz nga vëndi
Pa u bë një të tërë
–
Zaim Beqiri me shumë shokë
Moti janë nisur ta bëjnë betimin
Nga shpella e skëterrës u bënë tok
Të na sjellin perherë agimin
–
E Puna si puna nuk soset kurrë
Si rrjedha e lumit ec pandërprerë
Për qdo ditë të punojmë o burr
Që jetën përherë ta bëjmë pranverë
(Foto Zaim Beqiri)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!