Shkëlqimi dhe mjerimi i Ledi Shamkut

02
Oct
2023
Shkeuan: Agron Dalipaj


U njoftova se znj. Ledi Shamku është alarmuar për arsye se në librarinë e ASH ka parë dy libra të A. Dalipajt dhe kjo mund të bëhet shkak që Shamku të divorcohet përjetësisht me ASH e Tiranës.
Me gjuhëtaren Ledi Shamku nuk jam takuar kurrë. Dikur kemi debatuar për çështje të etimologjisë në fcb të saj dhe kur Shamku nuk ish më në gjendje të përballonte debatin etik e shkencor, më bëri bllok. E la diskutimin në mes. Ajo i lë shpesh gjërat në mes, siç la në mes dhe grevën e urisë së partisë së saj aso kohe në bulevard dhe një gazetë ia justifikonte ndërprerjen e grevës me çrregullimet e saj menstruacionale… gjatë të bërit grevë…
Sapo në librarinë pranë ASH ka parë dy kopje të librave të mi (që në fakt i kisha shpënë në ASH bashkë me një kërkesë për oponencë shkencore 10 muaj më parë dhe ASH, në vend të më bëjë oponencë, mi nxori librat në shitje dhe as përgjigje nuk më ktheu) sytë si prej kristali të lagur të zonjëzës Shamku i kapën mat librat e Dalipajt duke bërë dashni me ASH-në në librarinë e kësaj akademie dhe fap zonjëza nxori aparatin e saj dhe shkrepi për të bërë një foto historike… dhe mandej poston një shkrim ku e quan veprën e Dalipajt “shkencizëm” e “të pështirë” dhe vet Dalipajn e cilëson “albanolog fallco”, “antialbanolog” dhe arrin deri në shpifje kur shkruan se Dalipaj arrin deri atje sa mëton se “të gjitha gjuhët orientale duhet të njohin shqipen për zot e për shkop, se çdo rrokje embrionale e shqipes shpjegon çdo fjalë të çdo gjuhe tjetër”.
Gjëja më e pështirë për Shamkun rezulton të jetë prania e librave të Dalipajt pranë librave të “dijetarëve të mëdhenj” që “ia blatuan jetën gjuhës dhe kulturës” dhe sipas Shamkut, Dalipaj ka fyer e fyen publikisht figurat e mëdha të albanologjisë, duke e quajtur Çabejin si “djall i gjuhës shqipe” dhe Topallin si “njeri prej kauçuku, pa dinjitet shkencor e njerëzor”.
Më duhet ti drejtohem publikisht zonjës Shamku, se në emër të titujve që ka, duhet të përmbahet dhe sharjet që hedh mbi Dalipajn le ti zëvendësojë me një oponencë shkencore të një vepre të tij dhe në mundët me ia rrëzu një vepër, a 1% të një vepre të tij, të gjitha sharjet e saj marrin vlerë.
Zonja Shamku, ju e dini dhe duhet ta dini se Dalipaj është i vetmi që i ka bërë oponencë shkencore veprës së jetës së Çabejit (siç e quajnë) “studime etimologjike në fushë të shqipes” dhe faktoi shkencërisht se kjo vepër nuk qe shkencore dhe ishte vepra më antikombëtare e botuar ndonjëherë kundër gjuhës shqipe e kombit shqiptar. Oponenca ndaj Çabejit i kushtoi Dalipajt dy vjet studime ngulmuese dhe askush nuk pati as reagimin më të vogël për të anatemuar qoftë dhe një rresht nga oponenca që iu bë Çabejit. Ku ishit ju zoja Shamku kur Dalipaj në 12 faqe gazeta përmbysi Çabejin? Pse nuk i dolët në mbrojtje shkencërisht?! Pse nuk e mbroni dhe tani duke i bërë oponencë Dalipajt?! Nuk ka mbrojtje më të mirë të Çabejit, nëse hidhni poshtë një vepër të Dalipajt. Një studiuese serioze (siç ju pretendoni se jeni), nuk merret me shkrimsharje siç jeni duke bërë, por ulet dhe kap një vepër të atij që po e shani dhe i rrënon emrin duke ia hedhur poshtë veprën. Sa për t’u ndihmuar, ju bëj me dije se në ASA e në ASH keni libra e kërkesa të Dalipajt për oponencë shkencore dhe ju mund ta merrni përsipër këtë ndërmarrje dhe ta zhbëni një herë e përgjithmonë Dalipajn me gjithë teoriçkën e tij të embriomorfemave…
Dalipaj ka mbetur pa oponencë se akademikët e këtyre dy akademive janë shprehur se nuk munden ti bëjnë oponencë. Mbase ju zoja Shamku, me vrullin e madh revolucionar që ju karakterizon, shfrytëzoni ndonjë grevë tjetër urie dhe… realizoni një oponencë që kolegët tuaj tash sa vite nuk po munden dhe rrinë si laraska të balsamosura kur Dalipaj u kërkon përgjigje…
Z onja Shamku, edhe një herë ju bëj me dije se Dalipaj nuk ka sharë Çabejin, por pasi e ka studiuar deri në imtësi atë, faktoi se ai ishte njeriu që filloi shkombëtarizimin fjalë për fjalë të etnicitetit gjuhësor të fjalorit të gjuhës shqipe dhe sot në auditorët e universiteteve europiane e më gjerë, ku studiohen gjuhët, shqipja etiketohet si gjuha me më shumë huazime në botën e gjuhëve dhe studentëve u thuhet se këtë fakt e kanë pranuar vetë akademikët shqiptarë! Këtë gjëmë ndaj shqipes “e konfirmoi” i pari Eqrem Çabeji dhe e “rikonfirmoi” Topalli e tashmë po e “stër-rikonfirmon” zonja e zezë e albanologjisë Anila Omari, e cila nuk dihet si ka përfunduar në Katedrën e Gjuhës Shqipe në Mynih dhe është duke përmbledhur “etimologjitë” e Çabejit, Topallit e të sajat në një fjalor që do dalë në gjermanisht për ti treguar botës se shqiptarët nuk kanë gjuhë të tyre dhe e kanë mbi 93% të huazuar! Një zot e merr vesh se cili është dreqi që e financon këtë fjalor, se qëllimin e botimit e dimë: është konfirmimi i tezës serbe se shqiptarët nuk kanë gjuhë të tyre dhe janë ardhacakë në Ballkan dhe kontributi i Omarit është se “ka gjetur” 1000 huazime nga serbishtja në shqip!
Zonja Shamku, librat e tu botohen në shtëpinë botuese “Çabeji” dhe vajza juaj e ka nisur punën si e punësuar atje e kuptohet edhe angazhimi juaj kundër Dalipajt. Dihet edhe miqësia juaj me Topallin, i cili për së gjalli shijoi opinionin publik për veprën e tij antishkencore e antishqiptare “fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” dhe nuk qe në gjendje të vetëmbrohej duke mbrojtur veprën e tij monstër. Edhe nga Ardian Vehbiu, që boton në shtëpinë botuese “Çabej”, Dalipaj ka pritur para pak vitesh një sulm denigrues. Këtë shtëpi botuese e drejton e bija e Çabejit dhe shpresoj që sulmet që vinë nga ata që botojnë atje të jenë rastësi e të mos kenë lidhje me Brikena Çabejin edhe pse shumë rastësi tregojnë një rregullsi. Edhe Omari nuk është në gjendje të mbrojë shkencërisht monstrën e saj “albanologjike” “marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro serbe”.
Që ju zoja Sham-ku të mos merreni më me sham-je dhe unë të mos merrem me etimologjinë e mbiemrit tuaj sham-ku, ju ftoj në një debat televiziv, ku ju të vini e përgatitur ta kryqëzoni një “antialbanolog” si Dalipaj dhe tu tregoni gjithë shqiptarëve se e drejta është në anën tuaj.
Zoja Shamku, nëse doni të jeni prezente në albanologji dhe të fitoni vëmendje publike, kjo nuk bëhet me sham-je kundër të gjithëve, por me vepra cilësore e të dobishme për albanologjinë. Duke qenë ithtare e Çabejit dhe Topallit, ju duket se jeni në qerthullin e pseudoalbanologjisë e të pseudoshkencës dhe e vetmja mënyrë, që të ndjeheni se jeni gjallë dhe nuk jeni në harresën totale të publikut, është të bëni ndonjë sharje publike, se sa për veprat tuaja, ato janë blloqe letrash që nuk përfillen kurrkund dhe askush nuk ju përmend si të keni qullosur diçka në albanologji. Sharjet që shpërndani tregojnë se truri juaj është i acaruar prej gjendjes së mendjepauzës që kalon…
E vetmja vepër e madhe e jetës suaj është pjesëmarrja në grevën e urisë bashkë me shokët e idealit politik, kur ju thirri partia dhe kur për shkaqe të çrregullimeve menstruacionale (siç shkruante një gazetë aso kohe) e latë grevën përgjysmë…
Shamku, nostalgjikja e përjetshme e Çabejit dhe e gjithë atyre “të mëdhenjve të tjerë” që shqipen e stigmatizojnë si përzierje e mballomë gjuhësh ballkanike e europiano-orientale, më shumë ngjan me një rudiment të një shkence anemike që jep shpirt përballë një tjetre që ka lindur e po rritet me shpejtësi e me një adhurim e përkrahje masive nga zoti i gjuhës: populli shqiptar.
TEORIA e EMBRIOMORFEMAVE duket se ka shastisur gjithë albanologjinë zyrtare që nuk bëzan përballë një të vërtete të pakundërshtueshme e Shamku ngjan të jetë e shastisura e freskët që nuk e njeh realitetin e ri të krijuar në albanologji dhe turret si macja ariut për tu squllur në një vetpërtallje të pashmangshme.
Koha më e mirë për grevë urie është menopauza e shoqëruar nga mendjepauza. Koha e artë për ju… zoja Shamku…
/bote sot

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 02/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk